Diçka e bukur

crossPyes veten nëse mami do të bëhet sërish mirë,” mendoi Maria kur doli nga makina dhe ecte me hallën e xhaxhanë drejt kishës. Marian e kishin dërguar të qëndronte me ta derisa babai ta çonte nënën tek një mjek i veçantë në një qytet të largët. “Të gjithë thonë se Perëndia e di çfarë është mirë për ne, por unë nuk arrij ta kuptoj se si sëmundja e mamit është mirë për të tjerët!” Maria kapi dorën e hallës për t’u qetësuar. “Shikoje atë dritaren, Maria,” tha hallë Laura duke treguar me gisht një dritare me xham të pistë. “Gjithnjë mahnitem nga aftësia e atij njeriu që e ka krijuar.”

A mund të jetë e drejtë e gabuara?

wrong or right Karli hyri me vrap në dhomë dhe tregoi me gëzim: “Mami, e gjen dot se çfarë ndodhi sot në klubin e Biblës? Marku e pranoi Jezusin si Shpëtimtarin e tij!” “Kjo është e mrekullueshme!” u përgjigj nëna. “Prindërit e tij nuk janë të krishterë. Babai i tij i kishte thënë që të harronte gjithçka për Perëndinë.”- tha Karli qetësisht. “Le t’i lutemi Zotit që ta ndihmojë Markun të jetë një dëshmi e mirë për prindërit e tij,” u përgjigj nëna. Karli tundi kokën: “Do të lutem dhe do ta ndihmoj Markun në çdo mënyrë që të mundem.”.

Inkurajuesja personale

A gëzohet Perëndia kur sheh vendimet që ti merr? Thjesht mendo, Ai është “me ty” kur duhet të vendosësh nëse duhet të studiosh shumë, nëse duhet të sillesh mirë me një fëmijë, nëse duhet të jesh i sinqertë ose nëse duhet ta ndihmosh dikë. Ai është “me ty” kur ti pyet nëse fëmijët ende do të pëlqejnë kur ti refuzon të bësh diçka të gabuar me ta! Ai është gjithnjë atje për të të inkurajuar që të bësh gjëra të mira.

Mbi akullin e hollë

  Po ti si përpiqesh t’i ndihmosh shokët e tu? A pyet nëse duhet të shkosh me ta në një vend ku tundohesh të bësh diçka të gabuar? A mendon se duke bërë të njëjtën gjë si shoku yt në një aktivitet të gabuar, do ta nxisje atë që të të dëgjojë? Kështu gënjen veten, jo të fitosh shokun. Do të ishte sikur të bëje patinazh mbi akullin që thyhet lehtë dhe të dy do të ishit në rrezik për jetën. Në vend që të bësh gjërat e gabuara me shokun tënd, lutu për të, bëj një jetë të pastër dhe inkurajoje atë që bashkë me ty të bëjë atë që është e drejtë.

Koleksioni i buburrecave të Tonit (vazhdon)

  Joseph playing safely with a very active young Brown Spotted Bengal cat, by using a fishing rod toy. Si mund ta lejosh dritën tënde të shndrisë për Jezusin? Në sheshin e lojërave, a mund të përfshish në lojë një djalë apo një vajzë të vetmuar? Në shtëpi, a mund të bësh disa punë shtesë? Në shkollën e së dielës ose gjatë drekës, a mund të ftosh një të sapoardhur të ulet pranë teje? A do të jesh shok për dikë që ka nevojë për një shok? Mendo për gjëra të tjera të thjeshta e praktike që mund të bësh, jo thjesht sepse ashtu të pëlqen, por sepse ti e do Jezusin dhe dëshiron të jesh një dritë për Të.

Testamenti i gjyshit

    Po ti a je fëmijë i Perëndisë me një trashëgimi qiellore? Nëse jo, pranoje tani që je një mëkatar dhe që nuk e meriton parajsën. Beso në zemër që Jezusi vdiq për ty. Rrëfeji mëkatet e tua dhe lutju Jezusit që të të falë. Ai do të të bëjë fëmijën e Tij, dhe një ditë ti do të jetosh trashëgiminë, lavditë e parajsës.    

I mpirë

  Po ti a po e shijon mësimin e Fjalës së Perëndisë? Apo sythat shpirtërorë të shijes të janë mpirë nga programet televizive, lojërat, gjërat personale që të pëlqejnë dhe nga detyrat e shtëpisë? Lexoje Biblën tënde dhe prit që Perëndia të të flasë. Mëso të thuash bashkë me psalmistin: “Oh, sa shumë e dua ligjin tënd.”. Kur punon për të larguar mpirjen shpirtërore, do të mahnitesh se sa shpejt kjo do të jetë e vërtetë në jetën tënde.

Nën krahët e Tij

  A grinden prindërit e tu apo anëtarët e tjerë të familjes? A ndihesh ndonjëherë sikur askush nuk e di se çfarë po kalon? Perëndia e di dhe të do. Ai dëshiron që të shkosh tek Ai për të kërkuar ndihmë, ashtu si zogjtë fshihen nën krahët e nënës së tyre. Tregoji Perëndisë se si ndihesh. Mësoji përmendësh vargjet biblike që të kujtojnë dashurinë dhe besnikërinë e Tij. Gjej një të rritur me të cilin mund të ndash shqetësimet e tua. Gjithnjë kujto që Jezusi nuk do të të lërë asnjëherë vetëm.  

Ndryshe, por i dobishëm

  Cilat janë dhuntitë e tua të veçanta? A je një atlet i zoti apo të pëlqen muzika? Perëndia i ka dhënë dhunti secilit prej bijve të Tij. Disa janë kuzhinierë të mirë, disa këndojnë bukur, disa buzëqeshin lehtë, disa janë të zotë në të folur, disa vihen re nga të gjithë dhe disa jo. Asnjë punë ose detyrë nuk është më e dobishme se e jotja. Të gjitha janë dhunti nga Perëndia dhe duhen përdorur për lavdinë e Tij.

Si të përdorësh faqen e Superlibrit?

A dëshironi një vend të sigurt për fëmijët ku mund të luajnë lojëra shumë të bukura online, të mësojnë më shumë rreth Biblës dhe të rriten në besim? Faqja e fëmijëve të Supërlibrit është pikërisht për këtë!
 Page 2 of 16 « 1  2  3  4  5 » ...  Last »