Fituesit e vërtetë

“Po!” u përgjigjën kampistët po me zë të lartë. Zëri i Elsit dëgjohej pak më shumë se zëri i të tjerëve. Kjo ishte hera e tij e parë që shkonte në një kamp me kishën dhe ishte kënaqur shumë. Këshilltar Danieli, vazhdoi t’u thoshte: “Sot është dita e fundit e garave, dhe siç e dini, ata nga ju që do të marrin një medalje ari në çdo kategori, do të fitojnë një çmim të veçantë sonte, kur prindërit të vijnë në shërbesë. E kam kontrolluar listën e fituesve dhe kam kënaqësinë të them se të gjithë ju jeni të përfshirë në të. Por sa më shumë medalje të merrni, aq më i madh do të jetë shpërblimi, kështu që, bëni më të mirën tuaj dhe kënaquni!”

Macja dhe brejtësi

Child Cat 14 JuneKur Elda po nxirrte macen nga dhoma e saj e gjumit, në korridor ndeshi nënën. Ajo i buzëqeshi. “Qenke zgjuar. A ndihesh më mirë?”

Elda iu përgjigj: “Jo dhe aq, por Topi i Borës kërceu mbi kafazin e Zigit.” Ajo tregoi me gisht. “Dhe shikoje pak brejtësin tim të marrë. Hidhet gjithandej brenda kafazit sikur të dojë të dalë jashtë. Zigi nuk e di që jashtë është një mace që pret ta kapë.”.

Nëna tundi kokën dhe i tha: “Pa dyshim që ai nuk e di gjithnjë se çfarë është më e mira për të. Do ta nxjerr unë jashtë Topin e Borës, dhe ti shko të shtrihesh. Dëshiron pak lëng frutash?” Elda tundi kokën ndërsa nëna mori macen.

Kur nëna u kthye, Elda qëndronte shtrirë në shtrat duke vështruar tavanin e errët. Ajo u ankua: “Nuk e kuptoj përse duhet të sëmuresha sot. Konkursi i basketbollit për vajza është pas mësimit, dhe unë u luta gjithë mëngjesit që të shërohesha në mënyrë që të luaja. Por fyti vazhdon të më dhembë dhe ndihem keq. Kjo nuk është e drejtë.”.

“E di që ndihesh ashtu, por…”– i tha ajo me keqardhje. Pastaj u ul në anë të krevatit dhe vazhdoi: “Më thuaj, përse nuk e lejove brejtësin tënd që të dilte jashtë kafazit pak minuta më parë?” “Ta lija jashtë ndërkohë që Topi i Borës ishte ende këtu? Zigi mund të ishte ngrënë tani! pyeti Elda me habi. Nëna vazhdoi:

Qëndrimi në kafaz e mbrojti atë, dhe ndonjëherë vështirësitë, që Perëndia lejon të përballim, na ruajnë dhe na çlirojnë nga probleme më të mëdha.”.

Elda mendoi për fjalët e nënës së saj. Ajo ngriti supet dhe tha: “Nuk e kuptoj se nga cilat telashe më ka ruajtur sot sëmundja ime.”.

Nëna buzëqeshi: “Mbase brejtësi yt nuk e vuri re

telashin nga i cili po e ruaje, dhe mbase ti nuk do të ishe futur në telashe sot. Perëndia mund të jetë duke të dhënë disa mësime, mbase që të jesh e duruar ose që thjesht t’i besosh Atij kur nuk e kupton përse ndodh diçka. Unë nuk e di përse ti u sëmure sot… por e di që Perëndia të do dhe bën më të mirën për ty, ashtu siç bëre edhe ti më të mirën për Zigin.”.

Elda shfryu, por më pas pohoi me kokë: “Do të përpiqem ta kujtoj këtë.”.

A e fajëson Perëndinë kur nuk të pëlqen diçka që të ndodh? A mendon se Ai është i padrejtë kur gjërat nuk shkojnë mirë për ty ashtu siç shkojnë për të tjerët? Lejoje Atë të të afrojë më pranë Tij përmes vuajtjeve me të cilat të lejon të përballesh. Besoji Atij, duke e ditur se Ai të do dhe që të gjitha rrugët e Tij janë të drejta dhe të mira.

Procesi i pastrimit

Child Cleaning 9 JuneJoani psherëtiu, ndërsa u mbështet tek krahu i karriges së të atit. “U lodha duke u sjellë mirë me Lorin, babi. Ai më ngacmon gjatë gjithë kohës,” murmuriti Joani, ndërkohë që në dhomë hyri Blerti, vëllai i tij i vogël. “Sot në shkollën e së dielës, Lorini më kapte vazhdimisht për krahu. A do të rritet ai? Ai…”

Blerti i drejtoi një pyetje të atit, duke e ndërprerë të vëllanë. “Babi! A mund të shkojmë të shohim gurët e mi tani? Ka kaluar fiks një javë që nga koha kur i vendosa ato në gotën ku mbledh gurët!”

“Duhet pak më shumë kohë që gurët të pastrohen. Po i nxore tani, nuk do të duken shumë ndryshe nga ç’ishin kur i fute brenda në të.”– i kujtoi Joani, Blertit. Babai pranoi: “Është e vërtetë. Ne do ta ndryshojmë pluhurin pastrues, por gurët duhet të qëndrojnë në të për disa javë para se të bëhen të lëmuar dhe të shkëlqejnë.” Mirë, po i lë për disa kohë.”  tha Blerti. Ai psherëtiu duke u larguar nga dhoma. Pas një çasti, babai murmuriti, “Unë mendoj se Lorini ende nuk është pastruar.” Joani ngriti kokën dhe pyeti: “Çfarë do të thuash me këtë?”.

“Besoj se më ke thënë që ai e pranoi Zotin në kampin e Biblës verën e shkuar, apo jo?” – pyeti babai, dhe Joani pohoi me kokë. Babai vazhdoi të shpjegonte: “Pra, ai është një besimtar i ri, dhe duhet kohë e gjatë pastrimi që një person të bëhet si Jezusi. Ne jemi të gjithë në nivele të ndryshme të rritjes shpirtërore. Ata prej nesh që kanë marrë disa mësime për mënyrën e sjelljes, duhet të tregohen të durueshëm, veçanërisht me besimtarët e rinj.”.

“Do të thuash se kam nevojë të jem më i duruar me Lorinin?” pyeti Joani. Ai psherëtiu i menduar: “Kur mërzitem me të, besoj se kjo tregon që as unë vetë nuk jam i pastër sa duhet.”.

Babai pohoi me kokë dhe i tha: “Bibla thotë se hekuri mpreh hekurin, dhe unë mendoj se kjo ngjason pak me pluhurin pastrues të gurëve. Mbase Perëndia dëshiron që të metat e Lorinit, dhe të tuat gjithashtu, të funksionojnë si pluhuri pastrues për të pastruar njëri-tjetrin.” “Mirë, por nëse ai më ngacmon, a mund t’i them që të ndalojë?” pyeti Joani dhe babai iu përgigj: “Sigurisht, kërkoja me mirësjellje, dhe më pas trego durim, ndërkohë që e njeh më mirë dhe ndërkohë që ai mëson më shumë për Zotin.”

“Ashtu do të bëj! Mbase unë mund ta ndihmoj me disa gjëra në mësimet tona të Biblës, dhe do të përpiqem të kujtoj se prej tij po mësoj të jem i duruar. Siç e the edhe ti, ne mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin.”- premtoi Joani.

Sa i duruar je kur dikush bën diçka që ty nuk të pëlqen? Mos harro që procesi i pastrimit nuk ka përfunduar për ty apo për dikë tjetër. Perëndia përdor eksperienca të ndryshme për t’i pastruar bijtë e Tij dhe sjell përfundimet që përshkruhen në Shkrimin e ditës së sotme. Një përkthim i vargut kyç thotë: “Njerëzit mësojnë nga njëri-tjetri, ashtu si hekuri mpreh hekurin.”. Kërkoji Perëndisë të ndihmojë që të kesh durim ndërsa përpiqesh t’i ndihmosh të tjerët të bëhen më shumë si Jezusi. Kërkoji Atij të të ndihmojë që edhe ti të mësosh më shumë prej tyre.

Taksa! Taksa!

Children Buying 11 JuneMe lejen e nënës, pas shkollës Gerta ndaloi në një dyqan dhe i përdori paratë, që kishte ruajtur nga pagesa e saj mujore, për të blerë disa gjëra që donte. Ajo zgjodhi një stilolaps, disa letra ngjitëse dhe një libër me lojëra. Kur shkoi të paguante sendet, ajo u çudit që duhet të paguante aq shumë dhe tha: “Oh! Kushtojnë më shumë nga ç’e kisha menduar. Nuk e dija që ato do të arrinin këtë shumë.”

Litari i sigurimit

Child 10 JuneZemra e Anës rrahu fort teksa vështroi vëllanë e saj të vogël, në një degë mes majave të pemëve. “Mund t’ia dalësh!”- i tha ai Anës. E motra iu përgjigj: “Ti e ke të lehtë ta thuash, Keli. Nuk po qëndron mbi një trung 9 metra të lartë!” Kjo ishte hera e parë që ajo merrte pjesë në një aktivitet me litarë në një ekspeditë me kishën e saj, dhe tani duhet të ecte mbi një trung sikur të ishte një tra ekuilibri. Ana pa babanë e saj poshtë dhe e pyeti: “Je i sigurt që litari do të më mbajë nëse unë bie?”. “Shumë i sigurt,” tha babai.

Bëje tani

Child Parent saying noAni mori diçka nga dollapi dhe ngriti dorën drejt shokut të tij, Erikut. “E mban mend atë pjesën e lojës që humbëm kur luajtëm herën e fundit që ishe këtu?”- pyeti Ani. Eriku tundi kokën dhe pa objektin. “Prit pak! E paske gjetur! Po, ishte pikërisht këtu,” u përgjigj Ani duke treguar me gisht fundin e dollapit. Eriku pa vendin që Ani i tregoi dhe thirri: “Uau! Është e çuditshme se si arrite ta gjeje aty! Çfarë rrëmuje! Është shumë më keq sesa dollapi im. E të mendosh që mami im mendon se dollapi im është rrëmujë! Unë mund të të ndihmoj t’i rregullosh gjithë këto gjëra.”.

Thuaj të vërtetën

Close-up of a boy with a toy Davidi gulçoi dhe u kollit. Ai u kthye me shpinë që Aleksi të mos e shihte në fytyrë. Davidi e dinte që nuk duhet të pinte duhan, por Aleksi e kishte sfiduar që ta provonte, dhe ai nuk donte që ai të qeshte me të. “Si të duket?” e ngacmoi Aleksi Davidin duke i rënë në shpinë. Davidi gënjeu duke parë orën e tij: “Shumë e mirë! Ej tani, duhet të iki, ndryshe do ta kem keq punën. Shihemi nesër.” Ai u largua me shpejtësi nga rrugica, pa marrë përgjigje dhe doli në dritën e diellit. Ndërsa po shkonte në shtëpi, faji i pushtoi zemrën.

Një ditë adekuate

Child Reading 4 JuneJustini nxori fjalorin e madh dhe shumë shpejt e gjeti fjalën. Ai murmuriste qetësisht:  “Adekuat, ja ku është, dhe do të thotë...” Ai ndaloi dhe e lexoi pa zë përkufizimin. “Do të thotë se dy gjëra përputhen së bashku,” shtoi ai, duke e mbyllur librin pikërisht kur vëllai i tij hyri në dhomë. Ai mendoi: “Albani është në gjimnaz dhe mendon se është shumë i zgjuar. Do ta pyes për këtë fjalë.

Si një gomar

Child Worshiping 3 June Zoti Sula, drejtuesi i shërbesës së fëmijëve në kishë pyeti: “A jeni të zgjuar si gomari?”. Fëmijët qeshën, dhe disa prej tyre pretendonin se ishin më të zgjuar se gomari. Zoti Sula buzëqeshi dhe tha: “Shumë mirë! Atëherë jam i bindur se ju mund t’i shërbeni Jezusit. Gomari në mësimin e sotëm këtë bëri.” (Shiko pasazhin e sotëm biblik që duhet të lexosh.)

Sërish i gjallë

Being aliveVëllai i saj Kalebi iu përgjigj duke qeshur: “Mua më pëlqen darka e Pashkës! Çdo gjë është e shijshme.”  Por, kur pa babanë e tij, ai heshti. “Mësimi im i shkollës të së dielës tregonte se si ne do të ringjallemi së vdekurish ashtu si Jezusi. Por, kur po ktheheshim në shtëpi, në lajme dëgjuam për një zjarr që kishte rënë tek një nga restorantet në qendër të qytetit. Në lajme thuhej se dy persona humbën jetën.” Kalebi hezitoi për pak: “Në mendjen time e imagjinoj se si Jezusi u ringjall së vdekurish ditën e tretë, por nuk arrij ta kuptoj se si trupat që janë djegur ose që kanë kohë që kanë vdekur, mund të ringjallen dhe të jetojnë sërish.”.
 Page 1 of 16  1  2  3  4  5 » ...  Last »