Lexo: Jakobi 3:5-12

Burim i kripur

 Drejtuesi i thirri fëmijët e klasës së tij të pestë të Shkollës së të Dielës: “Si thoni për një ecje në një nga malet para darkës?” Ky udhëtim kampingu ishte ngjarja e vitit që ata të gjithë mezi e prisnin. Disa prej djemve thirrën: “Pooo!” Ata me padurim e plot dëshirë u nisën. Pasi ecën në mal për ca kohë, ata hasën një burim uji. Arieli tha: “Stërgjyshi im tha se kur ishte fëmijë, piu ujë nga një burim në pyll pas shtëpisë. A mund të pimë këtu?” Drejtuesi tundi kokën e tij dhe tha: “Më mirë jo. Uji mund të jetë i mirë, por nuk e dimë. Përveç kësaj edhe nëse është i mirë, nuk do të ketë mjaftueshëm ujë të freskët për të gjithë, ndoshta për vetëm një ose dy pastaj ai do të jetë i kripur.” Arieli i hodhi një vështrim në mëdyshje drejtuesit dhe thirri “Nëse ai është burim nuk do të jetë i kripur.  Nga një burim nuk dalin dy lloje uji.” Drejtuesi buzëqeshi dhe ra dakord. “Kjo është e vërtetë. Bibla del në këtë përfundim kur flet në lidhje me kontrollimin e gjuhëve tona. Kapitulli i tretë i Jakobit thotë ashtu si një burim nuk jep të dyja ujë të freskët dhe të kripur, gjuha e një personi  zemra e të cilit është e mbushur me dashuri për Jezusin nuk i përdor të dyja fjalë dashurie dhe jo të këndshme.” Arieli u tremb. Ai kujtoi fjalët e inatit, të cilat shkëmbeu me Erjonin po atë mëngjes. Javën e fundit, unë e ftova atë që të vinte në kamping me ne dhe ai erdhi. Unë madje i fola për Jezusin, mendoi Arieli, por sa thashë sot me siguri nuk tregoi dashurinë e Jezusit. Ai me qetësi u lut duke i kërkuar Perëndisë që ta falte atë. Drejtuesi  vazhdoi: “Mbani mend se fjalët mund të tingëllojnë shumë mizore. Ji i kujdesshëm se çfarë thua—Edhe kur je duke ngacmuar. Në qoftë se nuk keni qenë të kujdesshëm në këtë fushë, kërkojini Perëndisë dhe kujtdo që keni lënduar që të falë. Kërkoi Perëndisë që të ndihmojë, sigurohu që fjalët e tua të dalin nga një burim i pastër, jo nga një i kripur—jo nga një qëndrim kritik e sarkastik. Tani kush ka nevojë të pijë?” Arieli pyeti: “Nga ky burim? Ti the nuk duhet të pimë prej tij.” Drejtuesi buzëqeshi “Jo, jo prej këtij burimi. Nga shishet e ujit që keni marrë me vete. Mbani mend . . . pini ujë të mirë e përdorni fjalë të mira.” Arieli thirri: “Oh, dakord!”. Dhe në zemrën e tij, ai vendosi të gjej një mundësi t’i kërkoj falje Erjonit para se të kthehen nga kampingu.

 

A ka pasur raste kur njerëzit janë ofenduar nga diçka që ke thënë? A tingëllon ndonjëherë shakaja jote goditëse dhe mizore? Kërkoi Perëndisë që të ndihmojë që të jesh i ndjeshëm për mënyrën sesi ndihen të tjerët. Kur je i tunduar të bësh një vërejtje kritike ose sarkastike—madje edhe nëse vetëm po ngacmon— analizoje atë. A do ta lëndojë atë që po të dëgjon? Nëse po, mendo për diçka të këndshme që mund të thuash në vend të saj – dhe thuaje atë.

 

 Përdor fjalë që nuk shkaktojnë lëndim!

 

 

 

 

 

Një mësues i mirë
Miriam kujdeset për Mosiun

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>