George MacDonald ka thënë dikur , ” Të të besojnë është një kompliment më i madh se të të duan” . Ndalo  një moment për t’u menduar mbi këtë  pohim.Ti mund ta duash një njeri, por a i beson këtij njeriu me jetën tënde, me gjithë zemër dhe me gjithçka që ke të përfshirë në jetën tënde?

Shpesh herë, ne jemi të kujdesshëm të themi gjërat e duhura dhe të mos lejojmë ata që janë rreth nesh të shikojnë se kush jemi ne në të vërtetë. Ne nuk duam që njerëzit të shohin dobësitë tona apo të njihen me dështimet tona, sepse ne mendojmë se ata nuk do të na duan më  ose nuk do të na mbështesin.

Besnikëria është një çështje më e thellë sepse kërkon qëndrueshmëri edhe kur ne nuk  biem dakord  me këndvështrimin që kanë njerëzit në përgjithësi.  Kjo gjithashtu do të thotë se duhet të jemi besnik  ndaj Krishtit dhe të ndjekim urdhërimet e Tij edhe  nëse  kjo do të thotë se perceptimi i botës është kundër të gjithë kësaj.

Sot, besnikëria shihet si një fjalë e dalë mode.  Ato fjalë që përdoren më shumë në botën e punësimit janë: lojtar skuadre, kampion, potencial lidershipi dhe energji e lartë; këto fjalë, kanë zëvendësuar fjalët si besnik.

Nëse do të hynit në një mbledhje marketing të një korporate të  madhe, me shumë mundësi  fjala “besnik” nuk do të ishte një nga fjalët kyçe që do të përdoren për fushatën e re.

Dikur fjala e njeriut ishte themeli i tij- kur besueshmëria ishte më e rëndësishme se pasuria, fama apo popullariteti. Duket se ditët kur premtimet mbaheshin dhe miqtë ishin besnikë nuk janë më.

E megjithatë, Zoti na thërret gjithsecilin prej nesh, për të qenë besnikë ndaj Tij dhe ndaj njëri-tjetrit.  Besnikëria është një shenjë  e një zemre të përulur që është kthyer nga Zoti për të adhuruar dhe për të qenë e devotshme.

A po kërkon që të jesh besnik ndaj Zotit? Mëso se si të jesh besnik dhe dashuria e Tij dhe mirësia do të përmbushin jetën tënde.

Lutje: Atë, më trego se si të jem besnike me Ty, ashtu siç ishte Biri yt mbi tokë. Më mëso se si të qëndroj  i fortë ne vende ku jam lëkundur. Unë dua që të të jap gjithçka Ty dhe nuk dua që të shpërqendrohem nga gjëra tokësore. Të falenderoj që  vetëm Fryma jote e Shenjtë mund ta bëjë këtë në mua. Unë lutem në emër të Jezusit. Amen.

Mirësia dhe e vërteta mos të lënçin kurrë… do të gjesh kështu hir dhe arsye në sytë e Perëndisë dhe të njerëzve. ( Fjalët e Urta 3:3-4)

Koha e duhur është gjithçka
Të qëndrosh besnik

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>