Lexo: Fjalët e urta 3:5-8

Ka mbetur vetëm një ditë nga pushimet,” mendoi Xhejmsi kur u zgjua një mëngjes para se të fillonte shkolla. “Do ta kaloj të gjithë ditën jashtë,” vendosi ai. “Fillimisht, do të shkoj me Diksin për not në liqen.” Qenit të tij të madh dhe të zi i pëlqente shumë të notonte.

“Xhejms! Je zgjuar, bir?” thirri nëna e tij. “Është ora të ngrihesh. Këtë mëngjes duhet të mbarosh së pastruari barërat e këqija.”

Xhejmsi e kishte harruar fare se duhet të hiqte barërat e këqija tek pjesa e mbjellë me perime. “Oh, epo mirë. Po nxitova, do të kem kohë edhe për gjëra të tjera,” mendoi ai duke u ngritur nga shtrati.

Pas hëngri mëngjes, Xhejmsi doli jashtë në kopsht. Diksi e ndoqi pas duke mbajtur një top në gojë. “Më fal, Diksi, por duhet të pastroj barërat e këqija,” tha Xhejmsi. Diksi u ul pranë tij, i gëzuar që ishte me Xhejmsin, megjithëse nuk mund të luanin.

Kur Xhejmsi përfundoi pastrimin e barërave të këqija, retë e zeza po mbulonin qiellin. Shumë shpejt, filluan të binin pika të mëdha shiu dhe vetëtimat po shkrepnin si fshikullima kamxhiku nga larg. “Nuk është e drejtë që Perëndia po lejon të bjerë shi në ditën e fundit të pushimeve,” iu ankua Xhejmsi nënës së tij. “Unë i kërkova Atij një ditë të bukur sot.”

Nëna e pa e menduar. “Këtë mëngjes nuk e pashë Diksin të të sillte topin për të luajtur!” i tha ajo. “Jam e sigurt që ai nuk e ka kuptuar arsyen tënde që nuk mundët të luanit. Por ai nuk u mërzit dhe gjithashtu u tregua besnik duke mos të të lënë edhe atëherë kur ti nuk bëre atë që ai donte.”

“Po pra. Ai është qen shumë i mirë,” tha Xhejmsi, ndërsa e fërkoi Diksin pas veshi. “Unë sot doja të shkoja me të për not.”

“Ai është një shembull i mirë për ne, apo jo?” tha nëna. “A nuk duhet të jemi edhe ne besnikë?

Mbase duam të ankohemi kur Perëndia dërgon shiun dhe ne duam diell, por duhet të besojmë se Ai ka një arsye për atë që bën.”

Xhejmsi psherëtiu. “Ti po thua se duhet të jem besnik ndaj Perëndisë, apo jo?” pyeti ai. Nëna buzëqeshi dhe pohoi me kokë. “Po, dhe kjo do të thotë se duhet t’i besojmë Atij, pavarësisht gjithçkaje,” tha ajo. “Ne mund të gëzohemi duke e ditur se Ai na do dhe dëshiron më të mirën për ne, edhe kur nuk i kuptojmë arsyet e Tij. Mirë?”

“Mirë,” murmuriti Xhejmsi. Më pas, ai qeshi dhe shtoi: “Mirë. Do të përpiqem të jem po aq besnik sa një qen!”

A je besnik ndaj Perëndisë kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç do? I beson Atij apo ankohesh dhe e fajëson Atë? Mendon se Perëndia nuk është i drejtë nëse nuk të jep atë që ti i kërkon? Nuk do ta kuptosh gjithmonë përse Perëndia bën disa gjëra ose i lejon të ndodhin, por kujto që Ai është Perëndi dhe ti je thjesht njeri. Ai i di të gjitha gjërat. E di cila është më e mira për ty. Pranoji përgjigjet e Tij dhe besoji në çdo kohë.

 Ji besnik ndaj Perëndisë, pranoje vullnetin e tij!

Kujdes me hapat që hedh
Fjalëkalimi

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>