Lexo: Romakëve 4:1-8

Deni ishte i gëzuar kur shoku i tij Tani ra dakord që të shkonte me grupin e të rinjve të kishës  në parkun e  lojërave. Nëse ai kënaqet, ndoshta do vijë me ne në kishë ndonjëherë, mendoi Deni. Tani u kënaq dhe i gjithë grupi shumë herët ishte kthyer në autobus. Ndërsa ata po drejtoheshin për në shtëpi, fëmijët diskutuan për xhirot e tyre të preferuara. Kristina tha e vendosur “Mua më pëlqejnë vetëm karroselet. Ti nuk ke për të më parë kurrë në vagonat rrutullues!” Tani pyeti: “Pse jo? Ti nuk e di se çfarë po humbet.” Kristina tha: “Sigurisht që e di. Po humbas një trazim stomaku dhe një xhiro të frikshme. Çfarë ndodh nëse diçka thyhet dhe e gjitha bie poshtë kur ti je në majë?”Au, ajo është po aq e sigurt sa karroselat. Ti do të kesh një rënie të fuqishme, të  gjatë nëse ajo gjë bie.” Ai u kthye nga drejtuesi i të rinjëve.168243-173401“Vagoni rrotullues është krejtësisht i sigurt. Apo jo Zoti Klinton?” Zoti Kliton tha: “Epo të gjitha këto xhiro janë testuar për siguri, por asgjë nuk është e pagabueshme, sigurisht. Lajmet raportojnë se me raste kanë treguar se xhiroja është thyer dhe dikush është lënduar, por është e pazakontë.” Kristina tha: “Dakord dhe nëse diçka shkon keq, ajo që mund të jetë më e lehtë  është karroseli sesa vagonat rrutullues.” Deni ra dakord: “Po. Çdo xhiro mund të thyhet.” Tani tundi kokën dhe i zbardhi dhembët Kristinës. Zoti Kliton tha pas pak: “Kur njerëzit janë në një xhiro dhe ajo thyhet, është një shembull që tregon se kanë besuar në gjërat e gabuara. Pavarësisht sesa besim ata kishin se xhiroja ishte e sigurt, ajo nuk ndihmoi. Ajo ilustron që nuk ka rëndësi sesa besim ka një person. Ajo që ka rëndësi është se ku beson.” Tani ra dakord: “Po, edhe unë kështu mendoj. Nuk ka asgjë dhe askënd që mund t’i besosh me të vërtetë të gjithë kohën, a ka ndonjë? Unë dua të them, që çdo gjë e çdo kush dështon në një moment ose tjetër.” Ai qeshi. “Epo, folëm kaq shumë për besimin!” Zoti Kliton tha: “Ah, po ka një përjashtim—Zoti Jezus. Vendose besimin tënd tek Ai. Ai vetëm nuk do të zhgënjej ty.” Ndërsa Deni u përkul mbrapa në karrigen e tij, ai vuri re se  edhe pse Kristina dukej pak me mëdyshje, ndërsa dëgjonte. Deni mendoi: Ndoshta lutjet e mia për Tanin do të marrin përgjigje rrugës për në shtëpi.

Ku e ke vendosur besimin tënd? A është tek punët e mira? TEk pagëzimi? Në marrjen pjesë në kishë? Në prindërit e krishterë? Të gjitha këto gjëra do të dështojnë  në qoftë se beson tek to për të shkuar në parajsë ndonjë ditë. Ti do të pranohesh në parajsë vetëm në qoftë se e vendos besimin në Jezus Krishtin. Bëje këtë gjë sot. (Shiko ABC-në e Shpëtimit në fund të këtij libri.)

                     Vendose besimin tënd në Jezusin!

 

Gjëegjëza
Diçka mungon

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>