besimi me i madh se frikaA jeni ndjerë ndonjëherë sikur endeshit të vetëm në errësirë, duke mos ditur se çfarë ju priste në hije, apo nëse drita do të shkëlqente sërish? Dishepujt patën një përjetim të ngjashëm, gjatë një stuhie të befasishme në det, e cila është treguar me hollësi tek Mateu 8. Edhe pse Jezusi ishte me ta, ata lejuan që rrethanat e tyre t’i frikësonin.

Papritur nis stuhia. Dishepujt jo vetëm që u përballën me rreziqet e ujërave të trazuar, por gjithashtu ishin të rrethuar nga errësira. Nuk kishin jelek shpëtimi e as varka shpëtimi. Ata ndjenë se ishin në mëshirën e stuhisë së furishme.

Në panik, ata thirrën Jezusin duke qarë, “O Zot, na shpëto, ne po mbarojmë!” (Mateu 8:25). Kur Jezusi u zgjua nga gjumi, nuk e qetësoi menjëherë stuhinë. Përkundrazi, Ai pyeti dishepujt, “Pse keni frikë, o njerëz besimpak?” (Mateu 8:26) Vetëm pas qortimit të Tij, Ai e qetësoi erën dhe dallgët.

Shumë herë, dëshirojmë që Perëndia të ndreqë problemet tona në çast. Duam që ujërat e trazuar rreth nesh të pushojnë në çast. Sidoqoftë, ndonjëherë, në mes të dallgëve të zhurmshme. Perëndia ka një fjalë për ne. Ai dëshiron të thellojë besimin tonë dhe të inkurajojë rritjen në Të, përpara se të ndërhyjë. Ai dëshiron që ta ndjekim në besim- pavarësisht se sa të errëta mund të duken rrethanat tona.

Kur Jezusi u foli dishepujve, Ai pranoi se frika e tyre ishte e madhe dhe besimi ishte i pakët. Marrëdhënia mes besimit dhe frikës është si një lëkundëse. Kur njëri është lart, tjetri është poshtë. Prandaj kur lejojmë që frika të rritet, besimi ynë do të bjerë. E kundërta është gjithashtu e vërtetë. Kur rrisim besimin tonë, frika jonë do të bjerë.

Jezusi nuk po fliste për besimin tonë të shpëtimit, por për besimin tonë të përditshëm. Besimi ynë i shpëtimit mbetet i njëjtë, por besimi ynë i përditshëm ulet dhe ngrihet në saj të fortësisë së marrëdhënies sonë me Perëndinë. Kur nuk kemi intimitet të vazhdueshëm me Perëndinë, stuhia e parë që do të na godasë do të shkaktojë frikë dhe panik. Kur i japim Perëndisë mbeturinat e kohës dhe vëmendjes sonë, besimi ynë dhe njohja në Të do të dobësohet.

Besimi që mposht frikën varet në besimin e plotë tek Perëndia. Është lloji i besimit që ka një zemër të hapur për gjithçka që Perëndia siguron për ne. Është një besim që manifestohet si një varësi e plotë në sovranitetin e Perëndisë. Kur jetojmë me anë të besimit, e dimë që dhe kur stuhia përkeqësohet, mund të besojmë se Perëndia po përmbush qëllimet e Tij për ne.

Kur Jezusi qortoi dishepujt për mungesën e besimit, Ai i referohej dështimit të tyre për t’i besuar Atij në situata praktike. Sa herë i besojmë Perëndisë për shpirtrat tanë të përjetshëm, e sidoqoftë jo për nevojat tona të përditshme? Perëndia dëshiron që ta besojmë Atë, jo vetëm me shpëtimin tonë, por gjithashtu me marrëdhëniet tona, të ardhurat dhe të ardhmen tonë. Ai dëshiron të shikojë besimin tonë të shpallur, në veprim. Ai dëshiron që ne të vendosim besimin tonë të plotë tek Ai për çdo detaj të jetës sonë.

Kur ecim pranë me Perëndinë dhe i besojmë Atij çdo ditë, besimi ynë do të mposhtë frikën tonë. Kur fokusohemi tek Perëndia, frika në sfond, venitet. Në gjurmën e parë të frikës, plani ynë i veprimit duhet të jetë të kërkojmë Perëndinë në lutje.

 

Bindje pa hezitim
Kthehu tek kryqi

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>