Lexo: Fjalët e Urta 22:1-5

bej kujdes

Sara thuajse u përplas me nënën e saj kur krejt papritur kjo e fundit ndaloi në trotuarin pranë shtëpisë së tyre. Sara filloi të thoshte diçka, por vuri re që nëna i kërkoi të heshte. Ajo tregoi me gisht rrugën pak para tyre. Një kafshë e vogël po qëndronte në barin e gjatë. Fillimisht Sara mendoi se ishte mace, por më pas pa një bisht të bardhë. Kur Sara gulçoi lehtë në habi, nëna e pa dhe qeshi. Ato qëndruan të dyja në heshtje për një a dy minuta të tjera pasi qelbësi u zhduk në bar përgjatë trotuarit. Më pas, ato filluan të ecnin sërish, por vazhduan të mos flisnin për disa minuta të tjerë.

Kur Sara u sigurua që qelbësi kishte shkuar shumë larg tyre, ajo qeshi e çliruar. “Uau! E kishim shumë afër!” thirri ajo. Nëna buzëqeshi duke pohuar me kokë. “Më fal që ndalova krejt papritur para teje,” u shfajësua ajo, “por nuk doja të afrohesha më pranë asaj krijese të vogël erëkeqe!”

“S’ka gjë,” tha Sara. “Patjetër që as unë nuk do të doja të spërkatesha nga ai qelbës! Më vjen mirë që ndalove, kështu mundëm të prisnim sa qelbësi të largohej nga rruga.”

Ndërsa po ecnin së bashku, Sara e kuptoi që nëna po mendohej për diçka. “Mami do ta nxjerrë një mësim që mund të marr nga kjo ndodhi,” mendoi Sara. Ajo buzëqeshi kur nëna e pa dhe i tha: “E di, qelbësi më kujton diçka.”

“Isha e bindur për këtë.” Sara qeshi. “Mendove për ndonjë mësim nga Bibla për mua, apo jo?”

“Për të dyja ne,” u përgjigj nëna. “Thjesht po mendoja që qelbësin mund ta krahasojmë me mëkatin, ose mbase me tundimin. Kur disa njerëz përballen me një tundim apo një situatë që është mëkat, ata vazhdojnë të ecin në të.” “E kuptoj për çfarë po flet,” tha Sara. “Kur unë dal ndonjëherë me shoqe, ato sugjerojnë që të bëjmë diçka të gabuar, si për shembull, të mos bindemi, të gënjejmë ose të mashtrojmë. Duhet ta pranoj që ka pasur raste ku i kam bërë ato lloj gjërash. Duke filluar nga ky moment do të përpiqem ta kujtoj qelbësin dhe të largohem nga ato vende apo situata ku do të tundohem për të gabuar.”

“Mirë,” tha nëna, “dhe unë kështu do të bëj. Të shmangësh mëkatin është më e rëndësishme se sa të shmangësh atë krijesë të vogël erëkeqe.”

A tregohesh i kujdesshëm që të qëndrosh larg mëkatit? Bibla thotë që një njeri i matur (i urtë ose i zgjuar) e shikon rrezikun dhe e shmang atë, por një i marrë vazhdon në të dhe vuan pasojat. Cili prej tyre je ti? Bëhu i matur. Shmangi vendet ku tundohesh për të bërë gabime, dhe kalo kohë me njerëzit që e nderojnë Perëndinë dhe parimet e Tij. Kurdoherë që tundohesh, ndalo dhe mendo për atë që Perëndia dëshiron që të bësh.

 

Shmangni situatat që janë mëkat  !

Më fort se fjalët
Si babai

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>