Gjatë kohës së fejesës priten pyetje të tilla si “Kur do të martoheni?” apo “Ku do ta bëni dasmën?”. Por, pyetja më e sikletshme për një çift është “Përse nuk jetoni së bashku përpara se të martoheni? Thjesht sa për ta provuar. Sepse pas së gjithash, si do ta kuptoni se jeni për njëri – tjetrin?”.

Kjo është logjika pas kësaj pyetje, por kjo nuk përputhet me parimet dhe standardet e perëndishme për një marrëdhënie. Si pasojë, të jetuarit nën një çati jo vetëm që rrezikon të dëmtojë marrëdhënien ndërmjet njëri-tjetrit, por edhe marrëdhënien me Zotin.

Lajmi i mirë është se Zoti na ka siguruar udhëzime dhe parime biblike që na ndihmojnë të ndërtojmë një marrëdhënie të shëndetshme.

Ndaj në këtë material do të ndajmë disa arsye se përse të jetuarit së bashku me të dashurën apo të dashurin tënd mund ta shkatërrojë marrëdhënien.

1.TUNDIMI PËR KOMPROMIS

Rreziku më i madh për një çift të pamartuar që vendos të jetojë bashkë është tundimi. Të ndash të njëjtën çati nuk është domosdoshmërish mëkat, por motivet dhe dëshirat pas vendimit mund të jenë të mëkatshme. Gjithsesi kjo vlerësohet nga Perëndia. Le të kujtojmë atë që thuhet në Bibël, “Zemra gënjehet më tepër se çdo gjë tjetër dhe sëmuret në mënyrë të pashërueshme; kush mund ta njohë atë?”  Kjo është ajo që thuhet te Jeremia 17:9, të jetuarit së bashku ju vendos në një situatë cënuese dhe kompromisi, duke e rritur drastikisht mundësitë për mëkat seksual. Por si?

E para, kaloni shumë kohë vetëm së bashku pa pasur detyra të tjera. E dyta, ju keni dëshira të forta fizike dhe emocionale për njëri – tjetrin. Dhe e treta, është e vështirë t’i shpëtosh tundimit kur personi me të cilin jeton është pikërisht ai që ju tundon.

Nëse vendosni të jetoni së bashku merrni parasysh pyetjet e mëposhtme:

A është e drejtë sipas standardeve të Perëndisë për partnerin tim dhe mua që të jetojmë së bashku?

A do të përfitojë marrëdhënia jonë nga kjo? Po pastërtia jonë?

A e nderojmë Perëndinë duke jetuar së bashku?

A do të jemi shembull për të tjerët duke jetuar së bashku?

Duke iu përgjigjur disa prej këtyre pyetjeve me sinqeritet do qartësoheni më shumë. Gjithashtu, Efesianët 5:3 na kujton tek ne se nuk duhet të ketë asnjë grimë imoraliteti ndërmjet besimtarëve. Dhe të jetuarit së bashku mund të bëj të papastër shtratin martesor.

2.ËSHTË I RËNDËSISHËM KONTEKSTI I MARRËDHËNIEVE SEKSUALE

Marrëdhënia seksuale është e bukur. Por Zoti e krijoi atë që të shijohet në kontekstin e duhur, duke qenë të martuar. Kjo tregohet te Zanafilla 2:24. Të keni rënë në dashuri, të jeni zotuar ndaj njëri tjetrit apo edhe të jeni fejuar, nuk ju justifikojnë për  kryerjen e marrëdhënieve seksuale. Problemi nuk është domosdoshmërish te “të jetuarit së bashku”. Problemi është mëkati seksual, që ka më shumë mundësi të ndodh kur ndani të njëjtën hapësirë me të fejuarin.

Marrëdhënia seksuale nuk është një gjë rastësore me të cilën mund të eksperimentosh kur je duke u munduar të kuptosh nëse personi është i duhuri apo jo. Marrëdhënia seksuale është lidhja e shenjtë ku një grua dhe një burrë bëhen një mish në sytë e Perëndisë. Është intime, e veçantë dhe vetëm për personin me të cilin ti vendos të kalosh jetën – jo me të dashurin tënd, të dashurën apo edhe të fejuarin. Meqë ra fjala, të jesh i fejuar nuk është e njëjta gjë me të qenit i martuar. Shumë e justifikojnë marrëdhënien seksuale sepse kanë unazën në gisht, por ka çifte të fejuar që i kanë anuluar dasmat e tyre.  Si thoni a kanë qenë ata tërësisht të zotuar vetëm se kanë qenë të fejuar?

3.TË NDËRTOSH NJË MARRËDHËNIE TË SHËNDETSHME

Të jetosh së bashku nuk është mënyra më e mirë për të kuptuar përputhshmërinë, përkundrazi, ajo ka potencialin ta bëj marrëdhënien toksike dhe të papëlqyeshme për Perëndinë. Nga ana tjetër, një marrëdhënie e shëndetshme është ndërtuar në një themel shpirtëror, ku lidhjet janë krijuar të mbështetura në standardin e perëndishëm të pastërtisë.

Të kesh Zotin në qendër të marrëdhënies tënde krijon një mjedis të sigurt ku mund të eksploroni interesat e njëri-tjetrit, pasionet, hobit dhe besimin. Nuk do të thotë që do të jetë një marrëdhënie perfekte sepse të gjithë dështojmë por do të jetë e shëndetshme.

Të keni një qëndrim si të Krishtit kundrejt njëri-tjetrit, të mësoni të komunikoni, të zgjidhni konfliktet, të kaloni kohë së bashku janë faktorë kyç për t’iu ndihmuar të kuptoni sa përputheni. Por mbi të gjitha, mënyra se si marrëdhënia juaj i sjell lavdi Perëndisë është faktori më i rëndësishëm për tu marrë në konsideratë.

Po në vjeshtë, çfarë do të bëjmë?
Si e shkatërrojnë martesën tënde rrjetet sociale

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>