“Broken Together’”

Ndërtuam mbretëritë, ndoqëm ëndrrat duke lënë pas dashurinë

Grupi Casting Crowns reflekton për misteret e martesës në këngën e tyre më të re, ‘Broken together’ (Të thyer, së bashku). Kënga kujton ata që janë të lënduar nga martesa se mund të vazhdojnë të kenë shpresë.

mark-hall-casting-crownsMark Hall, vokalisti kryesor i grupit tregon se si u frymëzua të shkruante këto vargje dhe mesazhin që kënga përcjell tek ne që e dëgjojmë: “Një miku im po kalonte një periudhë të errët në martesën e tij dhe më tha, ‘Mark, nëse do t’ia dalim kësaj sfide, do të duhet që të lëmë idealet që kishim menduar për lidhjen tonë dhe të lejojmë Perëndinë të na pranojë kështu si jemi, dhe ne jemi të thyer.’ Po mendoja për fjalët e tij, për sfidat e mia me Melaninë dhe problemet në çdo çift të martuar. Në çdo martesë vjen një moment kur kupton se Zoti duhet të bëj diçka që vetëm ai mund ta bëj, dhe kjo këngë flet për këtë gjë. Tregon se si të jesh i sinqertë për thyerjen tënde dhe të besosh se Zoti mund të na ndryshojë e të na kthej sërish bashkë. Kur mendon për këto fjalë; të thyer së bashku duket sikur po flet për diçka të gabuar. Sepse si të krishterë mendohet se kemi çdo gjë në rregull, por ne jemi të thyer. Ndaj kur zgjedhim të ndihmojmë njëri tjetrin aty ku jemi, dashuria e Perëndisë mund të bëjë diçka të bukur dhe me thyerjen tonë.”.

Kënga është pjesë e albumit, ‘Thrive’ (Lulëzo) albumi i shtatë i realizuar në studio nga Casting Crowns, gjashtë albume të këtij grupi kanë fituar statusin e artë dhe tre të tjerë atë të platinit. Që prej vitit 1999 ata kanë shkruar disa nga këngët më të bukura të muzikës së krishterë bashkëkohore, si ‘Who Am I’ ‘Praise You In This Storm,’ ‘Already There,’ e shumë të tjera.

casting crowns

Me ty, në çdo hap
Nuk flet për Asgjë!

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>