Lajmi Fundit
prev next

Racizmi dhe Krishti

Sot po dëgjojmë shumë për racizmin dhe paragjykimin. Duket sikur këto janë kthyer në çështje globale. Në Shtetet e  Bashkuara dhe në shumë vende të botës, po zhvillohen protesta kundër paragjykimit racor. Por prej sa kohësh ka ekzistuar ky problem? A u përball Jezusi me racizmin dhe paragjykimin? Cila ishte përgjigja e Krishtit, për ndarjen e madhe midis kombeve dhe Perëndisë, dhe midis njerëzve të zgjedhur të Perëndisë dhe kombeve të tjera?

Njeriu është krijuar sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë. Në sytë e Tij, të gjithë janë të barabartë. Ai e përul krenarinë e njeriut dhe ngre ata që bota i përçmon. Sot, të krishterët po sfidohen në çështjet e racizmit dhe paragjykimit.

Në këtë program, Dan thotë: “Ne duhet të përballemi me racizmin. Duhet ta trajtojme si një mëkat dhe ta kapërcejmë atë, në jetën tonë. Perëndia nuk sheh ngjyrën e lëkurës. Në qiell nuk ka raca të preferuara. Të gjithë njerëzit kanë të njëjtën ngjyrë dhe kanë një shpirt, për të cilin Jezusi vdiq. Jezusi është shembulli ynë. Tek Ai ne shohim vetëm dashuri të përsosur.

Ekzistonte një ndarje e madhe midis judenjve dhe paganëve. Por Jezus Krishti erdhi për të sjellë paqe dhe unitet. Pikërisht për këto kanë nevojë familjet, marrëdhëniet, kombet tona dhe e gjithë bota. Pavarësisht se nga vijmë, ne marrim të gjithë të njëjtin Frymë nga Perëndia.Në Krishtin Jezus, ne, që dikur ishim të ndarë, tani jemi pranë njëri-tjetrit.”

Perëndia i shemb muret ndarës dhe i bashkon njerëzit që janë të thyer. Ai dëshiron të na përdorë ne, kudo ku jemi. Dhe kjo është koha, kur ne duhet t’u shërbejmë njerëzve, më shumë se kurrë më parë. Perëndia do të ecë me ne, në çdo sfidë. Fjala e Perëndisë thotë: “Në qoftë se Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh?”

Pyetja që DUHET drejtuar në kohë krizash

pyetje që DUHET të drejtoshKjo nuk është një kohë për mesazhe të thjeshta dhe që të bëjnë të ndihesh mirë. Këto janë kohë për seriozitet, dhe thërrsin për veprim serioz. Kjo është një pandemi që nuk e kemi përjetuar ndonjëherë në jetën tonë. Në fakt, jo vetëm në jetën tonë, por unë nuk jam në dijeni të ndonjë periudhe në histori ku rreth 1 miliard e gjysëm deri në 2 miliard njerëz të jenë karantinuar, në 150 shtete.

Lavdi Perëndisë që është e premte | Pashka 2020

e premtja e mireZot, a do të mundim të të falenderojmë mjaftueshëm? Ti durove më shumë dhimbje, më shumë turp, më shumë trishtim, më shumë pikëllim se sa mund të kuptojmë ne. Na ndihmo të kujtojmë se përse vdiqe. Për shkak të dashurisë. Për shkak të mëshirës. Sepse dëshpërimisht kemi nevojë për të dyja. Në emrin e Jezusit, Amen.

Këmbe të papastra | Laura MacCorkle | Pashka 2020

larja e kembeve Të ndërlidhësh besimin me jetën: A po të thërret Zoti t’i tregosh dashuri dikujt? Përcakto kursin e veprimeve të tua që do të tregojnë një zemër të përulur: telefono, dërgo një mesazh, zgjat një dorë, thuaj një fjalë të ngrohtë ose laji këmbët! Dhe vazhdoni t’i bësh këto gjëra teksa tregoni dashuri për njëri – tjetrin!

Ringjallja e Jezus Krishtit | Pashka 2020

ringjalljaFëmija im, ti largohesh nga varrimi i një të afërmi me kujtimet e freskëta që mbart me vete. Lotët mbushin sytë e tu teksa i thua “Lamtumirë”. Por kujtohu, për ata që më duan dhe janë fëmijët e Mi, vdjekja është thjesht një hap drejt përjetësisë me Mua. Nuk është asnjëherë fundi por fillimi i përjetësisë – ajo për të cilën je krijuar! Merr zemër. Unë jam ringjallja dhe jeta. Aty ku jam Unë, do të jesh edhe ti. Gjej paqe tek unë.

Vargje biblike për të luftuar frikën nga koronavirusi

vargje biblike per koronavirusinBibla është Fjala e Zoti dhe është plot të vërteta për situatat me të cilat përballemi në jetë. Bota qëndron në karantinë, e mbyllur, por edhe gjatë panikut që ka krijuar pandemia, Zoti ofron paqe. Fjala e Tij mund të zëvendësojë ankthin dhe frikën me shpresë dhe shërim.

Ku është Jezusi në COVID-19?

KU ËSHTË JEZUSI NË COVID-19Filloi me zhdukjen e letrës higjenike nga raftet, dhe tani, disa muaj pasi pandemia COVID-19 ka goditur brigjet e Amerikës, duket sikur po jetojmë në ndonjë film apokaliptik. Spitale të improvizuar janë ngritur në hapësirat e braktisura të parkingjeve dhe Samaritan’s Purse ka ngritur një të tillë në Central Park. U dërgoj e-mail miqve të mi në New York City, për t’i pyetur se si janë e nëse mund të marrin frymë. Në kalendarët tanë nuk ka asgjë, përveç disa praktikave që kanë zënë vend: ecje ditore, lutje me familjen e kishës sonë, një telefonatë në Zoom me miqtë kolegë.

 Page 1 of 49  1  2  3  4  5 » ...  Last » 
X