Fuqia e ringjalljes

Ne kemi një shpresë të mrekullueshme në Krishtin përmes fuqisë së ringjalljes së Tij. Ne na është dhënë një mesazh i gëzueshëm që Ai nuk është i vdekur, por u ringjall. Është e fuqishme të dish se për shkak të ringjalljes së Tij, Perëndia na ka premtuar fuqinë e jetës së përjetshme gjithashtu – dhe kjo jetë nuk fillon kur ne vdesim. Por fillon në momentin që e vendosim besimin te Jezusi.

Si të jesh njeri më i mirë e në shërbim të komunitetit

Ju nuk keni nevojë të shpenzoni patjetër para për të bërë mirë. Mund të nisni duke mbrojtur të drejtat e një  fëmije, duke dhënë ushqim, ose duke vënë në dispozicion  aftësitë  tuaja për një çështje  të denjë. Ka shumë gëzim  kur jep,  kështu përmirësohesh edhe vetë . Jo gjithmonë nevojiten para për ta bërë këtë . Pa marrë parasysh se çfarë profesioni keni ju , ose ku jetoni , ju mund të gjeni mundësi për t'i ndihmuar të tjerët pa u shpenzuar as vetë..

Ushqime që ndihmojnë zemrën

Nëse mendoni se dietat e shëndetshme janë vetëm filetot e pulës dhe brokoli, mund të jeni duke gabuar. Sipas nutricionistëve dhe studimeve të fundit, ju mund të konsumoni edhe çokollatë, pastë dhe t’i shoqëroni këto edhe me verë.

 

Ndikimi i personalitetit në shëndet

Ndoshta nuk e kishit menduar por ja që edhe personaliteti juaj ndikon në shëndetin tuaj. Ky është një artikull që ju tregon se cilat janë pasojat e secilit personalitet në shëndet. Ndoshta pas këtij artikulli do donit që të përforconit ato tipare që ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj.

Shprehja e Dashurisë

Mënyra më e mirë për të shprehur dashurinë vjen pasi të kesh njohur gjuhën e dashurisë së partnerit. Nëse partneri yt vlerëson prekjen fizike, shtrëngoji duart. Thuaji “të dua” dhe bëj komplimente shpesh nëse e ndjen dashurinë nëpërmjet fjalëve. Por nëse partneri yt e kupton dashurinë duke e ndihmuar, atëherë pastroje ti kuzhinën që të mos e bëj ai/ajo. Jepi lule apo dhurata të tjera nëse ai/ajo e ndjejnë dashurinë nëpërmjet dhuratave. Duke vazhduar më poshtë do të gjeni akoma më shumë këshilla.

 

Ankthi i vazhdueshëm dhe si ta largosh atë

Imagjino nëse të duhet të nisesh në një udhëtim pune. Për shumë kënd kjo do të thotë të përballesh me gjëra të vështira si fluturimi, mungesa e partnerit dhe familjes, mungesa e rehatisë në shtëpi. Do të ketë takime me njerëz të rinj.  Edhe ja tek shfaqet ankthi. Është normale që kjo të ndodhë, por nuk duhet lënë  në asnjë mënyrë të avancojë.  Nëse e injoron ndjesinë e ankthit kjo mund të dëmtojë ty, e nëse bie në presionin e tij mund të mos realizosh ëndrrat e tua. Ja disa këshilla se si ta ndalosh ankthin.

Çfarë duhet bërë nëse të zë gripi?

Askujt nuk i pëlqen kur e zë gripi. Por gjatë stinës së dimrit ndodh të mos i shmangemi dot. E kur sëmuremi me grip kemi nevojë të dimë se si të kujdesemi për veten dhe të tjerët, në mënyrë që të mos ua kalojmë edhe atyre sëmundjen. Ky artikull ju njeh me disa këshilla.

Dita Botërore e Kancerit – 4 Shkurt

Dita Botërore e Kancerit është një ditë ndërkombëtare e shënuar më 4 Shkurt për të rritur ndërgjegjësimin ndaj kancerit dhe për të inkurajuar parandalimin, zbulimin dhe mjekimin e tij. Dita Botërore e Kancerit u themelua nga Bashkimi për Kontrollin Ndërkombëtar të Kancerit për të mbështetur qëllimet e Deklaratës Botërore të Kancerit, të shkruar në 2008-tën. Qëllimi kryesor i Ditës Botërore të Kancerit është që në mënyrë të konsiderueshme të reduktojë sëmundjen dhe vdekjen e shkaktuar nga kanceri deri në 2020.

Ushqimet që të japin energji

A nuk të japin energji të gjitha ushqimet? Po, por në mënyra të ndryshme. Pijet e ëmbla, ëmbëlsirat, dhe kekët na japin (sheqer) në gjak shumë shpejt. Por vetëm pak më vonë ju do të ndiheni përsëri të lodhur dhe të uritur. Nga ana tjetër karbohidratet komplekse, yndyrat e shëndetshme dhe proteinat marrin më shumë kohë për tu shpërbërë, dhe për të të ngopur, duke të siguruar një energji të ngadaltë por të sigurt.

 

Lojërat e edukojnë një fëmijë

Psikologët e zhvillimit të fëmijëve deklarojnë se loja është shumë e rëndësishme për kapërcimin e prirjes së lindur drejt agresionit dhe dominimit. Falë lojës e cila çon në bashkëpunim reciprok, shoqëritë primitive kanë arritur të mbijetojnë. Ata thonë: “Loja dhe gjendja e mirë shpirtërore nuk kanë qenë vetëm mënyrë që jeta të jetë sa më argëtuese, por mjete për ruajtjen e shoqërisë dhe promovimin e barazisë reciproke, etj. Këto janë virtyte të njohura të shoqërive të gjuetarëve të shtazëve, nga të cilat është varur edhe mbijetesa e tyre”.

 
 Page 1 of 7  1  2  3  4  5 » ...  Last »