Lajmi Fundit
prev next

Bill Gates: Ndryshimi klimatik problem më i madh se virusi

Bill Gates, bashkëthemelues i Microsoft, është shprehur se bota po përballet aktualisht me një problem shumë më të madh sesa koronavirusi. Ky problem është ndryshimi klimatik.“Nuk ka një vaksinë për ta zgjidhur ndryshimin klimatik, është shumë më i rëndë”, tha Gates për “Bloomberg”. Gates duket pesimist në këtë aspekt: “Shumica e ekonomisë së botës (transport, industri, ndërtim, elektricitet dhe agrikulturë) është burim emetimesh të dëmshme. Për shumë prej tyre nuk ka asnjë zgjidhje”.

Izraeli në karantinë 3 javore

Sot në Izrael fillon zbatimi i vendimit për karantinë 3 javore për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus. Në kuadër të karantinës që do të zbatohet nga ora 14:00 sipas kohës lokale, do të jetë e ndaluar që qytetarët të largohen më shumë se 1.000 metra nga shtëpia. Bizneset, përveç furrave, farmacive dhe marketeve do të jenë të mbyllura, ndërsa mund të jenë së bashku në një vend me kushtin e distancimit fizik jo më shumë se 10 persona në ambiente të mbyllura dhe jo më shumë se 20 në ambiente të hapura publike. Në zbatimin e karantinës do të ketë kufizime edhe në udhëtimet ndërqytetase.

Kusari: Prerja e drurëve në Gjakovë, krim mjedisor

Deputetja Mimoza Kusari ka publikuar sot disa fotografi të Komunës së Gjakovës, ku thotë se nga komuna janë prerë drunjtë 50 vjecar për të ndërtuar rrugë për makina.“Kështu u zgjua sot Gjakova. Drunjët 40 – 50 vjeçar u prenë në rrugën kryesore të qytetit “Nëna Terezë”, për t’u zgjeruar rruga për më shumë makina, për t’u ngushtuar trotuaret dhe për t’u vështirësuar ecja e këmbësorëve”, ka shkruar Kusari në Facebook. Ajo ka thënë se një veprim i tillë është krim mjedisor.

Likaj flet për arsimin në kuvendin e Kosovës

Ministri i Arsimit Ramë Likaj, ka folur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku u ngrit interpelancë nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci. Ai falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët që punuan për fillimin e vitit të ri shkollor më 14 shtator. Likaj ka thënë se ata kanë hartuar një plan për të cilin janë duke punuar për ofrimin e mësimit në distancë për të gjithë nxënësit në vend. Po ashtu ka thënë se kanë hartuar edhe udhëzuesin për kushtet higjienike në kohë të pandemisë.  Ai theksoi se i kanë trajnuar mësimdhënësit për fillimin e këtij viti të ri shkollor, duke shtuar se edhe do të shtojnë buxhetin nëse ka nevojë për sigurimin e mjeteve të punës për nxënësit të cilët nuk kanë tabletë dhe laptopë.

Jep dorëheqjen kreu i KQZ-së Klement Zguri

Kreu i Komisionit  Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme. Mandati zyrtar i Klement Zgurit përfundonte në 3 nëntor, por Zguri ka vendosur që të mos presë afatet ligjore por të largohet me dëshirë nga posti që mbante. Zguri u emërua në këtë post pas marrëveshjes së 17 majit të vitit 2017, mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha. Ai ishte anëtar i Komisionit Qendrot të Zgjedhjeve prej 23 vitesh.

Meta: Nuk ka ligj-antikushtetues që kufizon presidentin

Presidenti shqiptar Ilir Meta i pyetur rreth nismës së mazhorancës për të krijuar një ligj për Presidentin dhe kufizimet e tij, ka ngritur tonet duke thënë se nuk ka ligj-antikushtetues që kufizon presidentin. Më tej Meta ka sfiduar mazhoracnën duke thënë se ta provojnë që ta shkarkojnë dhe të shohin se kush shkarkohet para, duke u kujtuar kështu shpërndarjen e parlamentit. “Se çfarë bën mazhoranca është një zgjedhje e saj, Presidenti di vetëm të respektojë kushtetutën dhe i përshtatet dhe do ti përshtatet çdo situate në mbrojtje të kushtetutës. Thelbi është zgjedhjet e lira dhe pluralizimi politik. Asnjë i sëmurë mendor apo i marrosur pas pushtetit të pamerituar e të vjedhur nuk duhet t’i shkojë mendja se presidenti mund të frikësohet apo intimidohet të përmbush misionin e tij- shprehet ndër të tjera Meta.

Biden hedh dyshime mbi pretendimet e Trump për vaksinën

Kandidati demokrat për President në Shtetet e Bashkuara, Joe Biden hodhi dyshime mbi pretendimet e presidentit Trump se vaksina e koronavirusit do të jetë gati për disa javë. Ai shtoi se i besonte afateve kohore dhe hapave të detajuar nga Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive. “Unë nuk i besoj Presidentit për vaksinat. Unë i besoj Fauciit,” tha Biden. “Nëse Fauci thotë se një vaksinë është e sigurt, unë do ta bëja vaksinën. Ne duhet të dëgjojmë shkencëtarët, jo Presidentin.” Komenti i tij vjen pas  fushatës, në të cilën  Trump dhe aleatët e tij kanë pohuar se komentet e Biden në lidhje me pretendimet e Presidentit rreth vaksinës  po minojë besimin e krijimit të një vaksinë të mundshme.

Brigjet perëndimore të Greqisë goditen nga cikloni

Brigjet perëndimore të Greqisë janë goditur nga cikloni.  Zonat e prekura deri më tani janë Kefalonia, Ithaca dhe Zakynthos. Autoritetet kanë njoftuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe përmbytje. Shiu i rrëmbyeshëm dhe erërat e forta vijojnë që prej mbrëmjes. Ndërsa rreziku i rrëshqitjeve të tokës dhe përmbytjeve shtohet, shmangni lëvizjet e panevojshme, thuhet në njoftimin e Mbrojtjes civile greke.

Mbi 30 milion të infektuar me covid në botë

Numri i të infektuave me covid në të gjithë botën po rritet me shpejtësi. Sipas të dhënave të publikuara këtë të premte, numri i të infektuarve ka kaluar shifrën e 30 milion. Ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi është 950,636 dhe atyre që e kanë fituar betejën ka arritur në 22 milion. Për sa i përket renditjes botërore në vend të parë ndodhet ende SHBA me numrin më të lartë të rasteve.

Donald Trump pritet të nderohet nga Kosova me medaljen

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump pritet të nderohet nga Kosova me medaljen” Urdheri i Lirise”, për rolin e tij për ta ndihmuar Kosovën dhe Serbinë në arritjen e marrëveshjes sa i përket normalizimit të raporteve ekonomike, shkruan Reuters. Në letrën dërguar Trumpit, Thaçi shpreh “mirënjohje për kontributin e dhënë për marrëveshjen”, duke e ftuar që ta vizitojë Kosovën. Kujtojmë që Kosova dhe Serbia janë pajtuar në Uashington për një bashkëpunim ekonomik, ndërsa tani mbetet të trajtohet edhe normalizimi politik.

 Page 1 of 9  1  2  3  4  5 » ...  Last » 
X