Në shkollë sot,me çantën plot!

Një ndër problemet më të mëdha që fëmijët në vështirësi ekonomike hasin, është shkollimi. Mungesa e veshjeve, e çantës së shpinës, mjeteve mësimore dhe fletoreve i bëjnë ata të ndihen të përjashtuar.  E gjithë kjo peshë emocionale ndikon në  imazhin që ata formojnë për veten e tyre dhe e ardhmja duket e errët. Kjo nuk duhet të ndodhë tek një vogëlush.   Ti mund të jesh një ndihmë e çmuar për të.

Ndryshime të mëdha?

Jeta është interesante, apo jo? Ne kalojmë nëpër faza të ndryshme në jetën tonë e duket se gjithçka ndryshon sa hap e mbyll sytë. Ndryshime të mëdha ka në çdo moshë, në çdo kohë, në çdo stinë të jetës sonë, atëherë kur ne më pak e presim.

Si të hash shëndetshëm kur je me pushime?

Në fakt është e bezdisshme të kujdesesh vazhdimisht për çdo gjë që ha, dhe askush nuk mund të qetësohet kur vazhdimisht numëron kaloritë. Përfiton më shumë kur e heq mendjen nga kjo gjë, por shumë njerëz kur vijnë nga pushimet kanë shtuar përsëri në peshë. Megjithatë, disa zakone të thjeshta, mund të lejojnë të relaksohesh gjatë pushimeve pa u dashur të fillosh një dietë tjetër kur të kthehesh në shtëpi.

Si ta duash të afërmin si veten tënde?

Nëse shohim historinë e Samaritanit të mirë, atëherë ne mund të mësojmë sesi të duam më mirë të afërmin  tonë duke kuptuar më shumë  nga personazhi i kësaj historie. Do të parashtrojmë 10 mënyra se si të duam të afërmin tonë njësoj si vetja.

Në punë, por me mendjen te pushimet.

A ndihesh se produktiviteti ka rënë për shkak se je duke punuar në zyrë ndërkohë që jashtë shkëlqen dielli dhe ditët janë të mrekullueshme? Të qëndrosh i motivuar në punë përgjatë verës ka qenë gjithmonë një sfidë. Kur koha është e mrekullueshme jashtë, është shumë e lehtë që të ndihesh keq, nëse je ulur në zyrë përballë kompjuterit tënd. Sidomos kur të gjithë të tjerët janë me pushime. Le të shohim se cilat janë disa nga alternativat që na bëjnë të qëndrojmë të fokusuar.  

Ushqime që ndihmojnë trurin të përqendrohet

Është e vërtetë se me kalimin e moshës, trupi ynë plaket bashkë me ne. Lajmi i mirë është se ti mund të përmirësosh shanset e tua për të pasur një tru të shëndetshëm, nëse përfshin ushqime dhe pije të çmuara  në dietën tënde.

Marrëdhënie të vështira

Sigurisht që përballja me njerëzit është e vështirë, veçanërisht kur marrëdhëniet nuk janë të mira, por zgjidhja është e pamundur të gjendet vetëm kur të gjithë rrimë duarkryq dhe  zgjedhim mos të bëjmë gjë.

9 gjërat që studentët duhet të bëjnë gjatë pushimeve

Gjatë pushimeve të verës është e lehtë që të bëhesh më dembel dhe të duash vetëm të ulesh, pa bërë asgjë tjetër. Por ka edhe gjëra të rëndësishme për t’u bërë, të cilat do ishte mirë të ishin pjesë e pushimeve tuaja. Por çfarë mund të bëni? Ideja kryesore për t’u mbajtur mend është të shfrytëzoni çdo moment, kjo do t’u bëjë të lumtur kur t’u ktheheni sërish studimeve në vjeshtë.

Temperatura të larta

Përpara se të dorëzohesh përballë të nxehtit dhe të fshihesh brenda shtëpisë për pjesën e mbetur të muajve të verës, ne do të të japim disa sugjerime. Këto këshilla ndihmojnë  për t’u  kujdesur për trupin tënd  e për t’u ndjerë i freskët gjatë verës.

Dialogu ndërkulturor

Vendet  në të gjithë botën,  janë gjithmonë duke ndërvepruar   e njëri-tjetrin,  por kjo nuk do thotë që individët dhe shoqëritë jetojnë vërtetë së bashku. Këtë e tregojnë qartë  përjashtimet  që bën shoqëria  për  miliona njerëz që janë  të varfër. E njëjta gjë vlen edhe për gratë, të rinjtë, emigrantët dhe pakica të pa integruara. Është e vërtetë që  sot kemi  më shumë  informacion...
 Page 1 of 16  1  2  3  4  5 » ...  Last » 
X