Për disa njerëz nuk ka asnjë problem nëse lexojnë në makinë, në autobus apo gjatë udhëtimit në  tren. Gjithsesi, për njerëzit që e kanë të vështirë të  përqëndrohen tek fjalët e shkruara ndërkohë që ka zhurmë dhe tinguj gjithandej, ka vetëm disa vende që mund të jenë të përshtatshme për ta, në mënyrë që të mund të zhyten në  aventurën e leximit. Por, nuk ka përse të jetë gjithmonë kështu. Ne do të diskutojmë disa ide se si mund të krijojmë atmosferën perfekte në shtëpi , por edhe për mënyrën se si ne mund të përqëndrohemi mbi novelën apo historinë që po lexojmë më mirë edhe nëse nuk gjendemi në ambiente shumë të qeta.

Rehatia

Një ndër gjërat e rëndësishme që ndikojnë në mënyrë që të ndihesh rehat kur lexon, është edhe pozicioni i trupit. Leximi nuk duhet të jetë një ushtrim. Supozohet që të jetë qejf,të ngacmojë imagjinatën tënde dhe të të mund të çojë në  udhëtim drejt një bote apo një jete tjetër. Që të jesh i aftë të përfshihesh tërësisht  në ndjesi të tilla, duhet që të gjesh një pozicion të rehatshëm.

Shumë njerëzve u pëlqen të lexojnë shtrirë, në anë, ndonjëherë përmbys ose në shpinë. Nuk ka formulë për mënyrën si duhet të qëndroni, duke qenë se të gjithë jemi të ndryshëm. Megjithatë gjithsecili nga ne e di se si mund të rehatohet me mirë dhe  kështu të relaksohet. Nuk ka rëndësi nëse shtrihesh mbi bar, mbështetesh në kolltuk në shtëpinë tënde, apo vendos të ulesh mbi tapet, sa kohë që ndihesh rehat, çdo vend është  perfekt për të lexuar .

Për ata që i zë gjumi shpejt kur shtrihen, të ulesh diku është një alternativë më e mirë. Për të shmangur dhembjet e shpinës, rekomandohet një vend  ku mund të mbështetesh mirë, një karrige me krahë, ose në trungun e një peme jashtë. Gjithashtu mos harro që të hapësh një dritare ose të paktën ta ajrosësh shpesh ambientin herë pas here. Kjo do të bëjë që truri yt të qëndrojë zgjuar dhe të jetë i vëmendshëm.

Kënaq të 5-ta shqisat

Fatmirësisht, disa nga 5 shqisat kryesore të  njeriut kënaqen vetëm duke lexuar. Prekja dhe shikimi janë shqisa që merren me veprimtarinë e leximit, që në momentin që ne e kemi librin në dorë. Por kemi edhe tre shqisa të tjera për të cilat duhet të kujdesemi.

Shija

Ka një arsye se përse librat dhe çaji duket që shkojnë kaq mirë së bashku. Të dyja palët na qetësojnë dhe na bëjnë të relaksohemi. Sigurohu që të kesh pijen tënde të  preferuar , po ashtu edhe pak çokollatë, luleshtrydhe, ose çfarëdo lloj snack tjetër që preferon. Finger food dhe ushqimet e vogla që mund të konsumosh janë shumë të mira se nuk duhet të lësh mënjanë librin për t’i ngrënë.

Nuhatja

Shpesh, kjo është një shqisë, rëndësinë e së cilës e harrojmë shpesh. Por provo të përqëndrohesh në një vend ku mban aromë të pakëndshme ? Gati e pamundur apo jo? Nuk është e thjeshtë të përqëndrohesh e veç kësaj nuk është as e këndshme, e shumë shpejt nuk do ndihesh rehat. Nuk po themi që detyrimisht të gjesh qirinjë të shtrenjtë me aromë, ose shkopinj aromatike. Por sigurohu që të rrethohesh nga aroma të këndshme, sepse kjo mund të jetë shumë e rëndësishme për rehatinë tënde.  Mund të marrësh pak mendërz ndoshta nga vazo që ke pranë dritares , apo të ndjesh aromën e gjërave të sapopjekura.  Nëse këto mungojnë, atëherë edhe parfumi yt i preferuar mund të ndihmojë.

Të dëgjuarit

Kjo është një nga 5 shqisat që janë më  thelbësore përsa i përket përqëndrimit dhe kur nuk je në një ambient të qetë siç është shtëpia. Edhe  kjo shqisë duhet të ndihet e kënaqur. Ndaj nëse je në një autobus me shumë njerëz apo diku ku ka shumë qarkullim, vendos kufjet, rregullo volumin dhe dëgjo muzikë që të ndihmon të përqëndrohesh në lexim.

Sfondi perfekt muzikor

Shumë njerëz i lidhin libra të caktuar me disa këngë. Megjithatë muzika pa vargje ose thjesht një sfond pa muzikë e pa tinguj mund të jenë një alternativë më e mirë për dikë tjetër. Të lexosh në natyrë nuk është gjithmonë e mundur, sidomos nëse jeton në qytet dhe ke ngecur brenda se jashtë koha është e papërshtatshme për të dalë.  Atëherë mund të vendosësh  disa tinguj të natyrës që mund të qetësojnë. Ndërsa vendos këta tinguj imagjino sikur gjendesh në mes të thellësive të  një pylli. Shumë prej nesh nuk e kanë fatin të  jetojnë pranë bregut të detit, apo të jenë me pushime. Të krijosh një atmosferë sikur po viziton detin, të dëgjosh pulëbardhat dhe dallgët që përplasen mund të jetë një zëvendësim i këndshëm. Megjithatë çdo shije është e ndryshme. Përvec kësaj sfondi muzikor varet shumë edhe nga lloji i librit që po lexon. Ndaj, sipas asaj që po lexoni përzgjidhni edhe atë lloj sfondi që mendoni se përputhet më së miri me materialin.

 

 

Përfitimet kur ndihmojmë të tjerët
Vlerat ushqyese të mjaltit

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X