Bibla thotë “Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja.” ( 2 Korintasit 5:17)

Disa nga njerëzit me influencë botërore dhe njerëz që i dhanë zë ndryshimit,  ishin të Krishterë dhe e jetuan këtë model jo vetëm në jetën e tyre private, por e pasqyruan atë edhe në punimet e tyre. Fatkeqësisht shumë njerëz nuk dinë shumë për besimin e tyre dhe se si besimi ka luajtur një rol thelbësor në kontributet që ata kanë lënë.  Le të  mësojmë më shumë për besimin  e burrave dhe grave që kanë ndryshuar botën, duke u  bazuar në librin “ Ata ishin të Krishterë ”, të shkruar  nga  Cristobal Krusen.

Abraham Lincoln

Në moshë te re Lincolni ishte skeptik  mbi pikëpamjet fetare. Pavarësisht  përpjekjeve të së ëmës, ai e braktisi besimin e fëmijërisë së tij. Por ai u kthye në besim më vonë, kur u rrit. Pavarësisht skeptikëve, Lincolni ishte thellësisht besimtar dhe kërkonte përditë udhëheqjen e Perëndisë. Ai u arsimua dhe arriti të bëhej president. Ai po jetonte në shembullin që jepet tek 1 Mbretërve 22:5 “ Më parë, këshillohu me Zotin”

Florence Nightingale

Shumë njerëz e njohin Florence Nightngale prej historisë, si një infermiere e cila dha të gjithë jetën e saj çështjes së përmirësimit të kushteve të jetesës për të varfrit, sidomos në spitale dhe shtëpitë e shërbimit, e veçanërisht gjatë luftës në Krime. Ajo që shumë nuk dinë është se Florence, ishte teologe dhe ishte misioni i saj që të ndryshonte gjërat. Ajo e dinte se po drejtohej nga Zoti dhe përdori dijen dhe fuqinë që Ai i dha, për të shkruar dhe publikuar libra të ndryshëm mbi planifikimin e spitaleve dhe organizimin, gjëra këto që ndihmuan qindra jetë.  Ajo gjithashtu kuptoi se cili ishte roli i femrës për Zotin dhe mbështeti shumë lëvizjen e femrës,  duke treguar se një profesion si infermieria ishte i përshtatshëm edhe  për gratë. Ajo është patjetër një shembull se si Perëndia mund të përdorë një person të zakonshëm, për të bërë gjëra të jashtëzakonshme.

Frederick Douglass

Frederick  ka qenë një aktivist,   i cili kërkonte fundin e skllavërisë.  Douglass njëherë ka thënë:

“ Midis Krishtërimit të kësaj toke dhe Krishtërimit të Krishtit, unë shoh një diferencë shumë të madhe.”  Gruaja e zotërisë së Tij, e mësoi që të lexonte në moshë shumë të vogël dhe si rezultat i kësaj Douglass e ndau këtë njohuri me skllevër të tjerë, duke i inkurajuar  ata që të lexonin Dhiatën e Re dhe të interpretonin mesazhin e Jezusit  për barazi.  Kur i shpëtoi skllavërisë,  Frederick ju bashkua një kishe metodiste. Gjatë kohës kur nisi të punonte në gazetën e tij javore “ The north Star”, ai i  sfidoi lexuesit që të krahasonin kontradiktën midis institucionit të skllavërisë dhe Krishtërimit në Amerikë.

John D. Rockefeller

Industrialisti dhe filantropisti Rockfeller, ishte një i Krishterë i devotshëm dhe e pasqyroi këtë në të gjitha fushat e jetës së tij. Ai e lexonte përditë Biblën, ndiqte takime lutjesh dy herë në javë dhe drejtonte një studim  Bible, së bashku me gruan e Tij. Ai gjithashtu bënte të paktën një ditë pushim dhe jepte shumë para për bamirësi. Filantropia ishte një pjesë e rëndësishme e jetës së tij dhe ai u  përkushtua të ndihmonte ata që ishin në nevojë. Filozofia e tij e të dhënit ishte e bazuar në parime biblike.  Ai besonte në atë çfarë thuhej tek Luke 6:38. “Jepni dhe do t`ju jepet: një masë e mirë, e ngjeshur, e tundur, gufuese do t`ju derdhet në gji, sepse me atë masë që do të matni, do t`ju matet edhe juve gjithashtu“

 Fyodor Dostoyevsky

Novelisti rus ka thënë njëherë “ Nëse dikush do të më provonte se Krishti është jashtë të vërtetës dhe se e vërteta është jashtë Krishtit, unë do të preferoja që të rrija me Krishtin, se sa me të vërtetën.” Shumë  tema të lidhura me Krishtërimin janë gjendur  në punët  e Tij, duke u bërë shumë më të dukshme në punët e tij të fundit.  Ai nuk e kishte problem t’i kritikonte të Krishterët në punën e tij.  Në një nga veprat e tij, ai afirmon një karakter që beson me shumë pasion tek dashuria e Krishtit. Kur i duhet që t’i përgjigjet pyetjes  “ Çfarë është ferri?” personazhi përgjigjet “  Është të vuash për shkak se je i paaftë që të duash” . Pikëpamjet e tij sociale dhe politike ishin radikale dhe besimi i tij kishte devocion.

Lumturia
Prindërimi

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>