Bethel Music

Bethel Music është një komunitet adhuruesish dhe artistësh pjesë e shërbesës së adhurimit në kishën e tyre lokale në Kaliforni. Ata punojnë si një skuadër këngëtarësh, muzikantësh dhe adhuruesish që kërkojnë me pasion praninë e Perëndisë në miqësitë, shërbesën dhe adhurimin e tyre. Në faqen e tyre në internet ata thonë, “Bethel Music synojnë të shkruajnë këngë që shprehin se kush është Perëndia dhe se cilët jemi ne në Të; ata përcjellin adhurim për çdo stinë me anë të tingujve te tyre.”

Casting Crowns

Casting Crowns do të vazhdojnë të jenë një grup që nxit dhe sfidon për sa kohë do të ndjekin misionin e tyre si ditën e parë që u ngjitën në skenë. “Gjithçka që bëjmë frymëzohet nga besimi që kemi tek Jezusi, nga kisha jonë lokale dhe nga njerëzit mahnitës që takojmë në rrugën tonë.

Hillsong United

Ҫdo gjë që bëjmë është për të treguar se si një Perëndi i jashtëzakonshëm mund të veprojë përmes njerëzve të zakonshëm që e duan dhe dëshirojnë t’i shërbejnë për të ndërtuar kishën e tij. – Hillsong

Nico Battaglia

Pasioni i tij për Perëndinë e ka shtyrë qët’i shërbej me gëzim kishës së tij lokale duke drejtuar adhurimin dhe duke shkruar këngë për të lartësuar Perëndinë.

X