Adi Sipri

“Nuk ka asgjë të keqe t’i këndosh dashurisë apo natyrës. Por unë gjej kënaqësinë në t’i kënduarit Perëndisë për të cilin, vetë kënga është bërë.”

Juliana Pasha

Juliana Pasha lindur më 20 majit te vitit 1980 në qytetin e Burrelit. Juliana është një nder zërat më të mirë të muzikës shqiptare. Një nga këngëtaret më të njohura shqiptare një zë i mrekullueshëm dhe fituese e shumë çmimeve të para. Vokali i saj është shpërthyes dhe tepër i bukur dhe vlerësuar nga shumë artistë të ndryshëm. Që në fëmijëri ajo është marrë me muzikë.

Hektor Kollonata

Hektori ka filluar të luaj në kitarë edhe të këndojë që në moshën 6-vjeçare. Babai i tij i mësoi disa akorde në kitare dhe më pas ai filloi vetë të praktikohej. Hektorit i pëlqente të këndonte dhe të luante kitarë në çdo moment, as vetë nuk e kuptonte pse e bënte ketë gati çdo ditë, por sot kur e mendon është se diçka e shtynte brenda vetes përtej dëshirës apo pasionit të tij. Në moshën 11 vjeçare, Hektori filloi të shkonte në kishë dhe i besoi Jezusit si Zot dhe Shpëtimtar.

Danja Gremi.

Danja Gremi është një adhuruese e re me zemër të madhe për të kënduar dhe adhuruar Zotin. Këngëtarja është pjesë e adhurimit në kishën e saj. Me një zë tepër melodioz, Danja ka vendosur qe çdo gjë t’ia përkushtoj Krishtit dhe talentin e saj. Në fëmijërinë e saj familjarët e kishin zakon të mblidheshin dhe të këndonin deri në mesnatë, edhe fëmijët mblidheshin pas tyre dhe këndonim me gjithë forcën dhe entuziazmin.

Aurel Duro

Hapat e parë në muzikë për Aurel Duron,lidhen ngushtë me besimin në Krishtin në jetën e tij. Në moshën 15 vjeçare ai filloi të ushtrohej në kitarë, që për të ishte një instrument për të shprehur dashurinë e tij ndaj Zotit. Aurel Duro është nga qyteti i Korçës, është nxitur dhe rritur mes miqve dhe moshatarëve të tij për të ecur përpara me muzikën.

Enea Uku (T-Light)

Muzika për të dhe grupin Emanuel -Boys ka qën një frymëzim i ardhur nga Perëndia. Përkushtimi i madh në jetën e tij dhe talenti për muzikën e ka çuar të ecë përpara Enea Ukun (T-Light) . Sfida të shumta në muzikë por edhe të bukura, ai ka vendosur ti ndaj me të gjithë ndjekësit e tij në këtë intervistë për “Radio 7”.

Edea Demaliaj

Sot, ajo është vetëm 18 vjeç,por karriera e saj është e pasur me shumë trofe dhe çmime të rëndësishme. Edea Demaliaj e ka nisur karrierën e saj,që në moshë të vogël. Muzika dhe skena e kanë shoqëruar atë përgjatë gjithë viteve të jetës së saj.

X