Lajmi Fundit
prev next

Jesus Culture

Jesus Culture është një lëvizje globale, për të rizgjuar zemrat në adhurim dhe për të shfaqur dashurinë dhe fuqinë e Perëndisë kudo ku shkojnë. Jesus Culture janë të apasionuar që të shikojnë qytetet, kombet, të transformohen. Këtë e bëjnë përmes konferencave, eventeve, adhurimit, kurrikulave dhe tani përmes një kishe lokale. Jesus Culture vazhdon të rritet në përpjekjet e saj për të afruar të rinjtë dhe për ti pajisur ata që t’i shërbejnë një bote të thyer.

Micheal W.Smith

Perëndia është besnik! Tani e di se çfarë ka vlerë.! Po të shesësh miliona albume nuk të jep paqe, unë e di cila është shpresa ime. Nuk është të jesh një njeri me famë. Këto gjëra shpejt veniten dhe nuk zgjasin. Paqja ime më e madhe, është që e di se kush jam, jam bir i Mbretit të Universit. Kam gjetur identitetin tim në Krishtin.”

Building 429

Shpesh dhuntitë që Zoti u jep besimtarëve përmirësohen nga eksperienca. Kështu ka ndodhur me Building 429, grupin e talentuar të muzikës pop/rrok që kryesoi klasifikimet në vitin 2004 me këngën “Glory Defined” dhe vazhdoi të përcillte një ndër shërbesat me më shumë ndikim në komunitetin muzikor të krishterë.

Mandisa

Mandisa ka fituar zemrat e të gjithë dëgjuesve të muzikës së saj që me daljen e saj të parë në “American Idol”. Emri i saj është lakuar nga producentët më të mirë të muzikës dhe shumë media të njohura kanë shkruar për të dhe për këngën Overcomer.

TobyMac

TobyMac thotë: “Ajo që më bën përshtypje sot më shumë se kurrë më parë, është se në jetë nuk kemi mundësi të bëjmë prova. Kjo është jeta!

Jeremy Camp

Arritjet e mëdha sa vinin e shtoheshin për Jeremy Camp. Ai ka qenë pjesë e më shumë se 25 turneve (si performuesi kryesor në 18 prej tyre) në SHBA dhe ka zhvilluar koncerte në më shumë se 32 vende.

Kari Jobe

Ajo thotë se çmimi më i madh që mund të merrte ndonjëherë është mundësia për të treguar Krishtin: “Nuk e shoh veten më ndryshe, nga koha kur isha 13 vjeç, thjesht si një drejtuese adhurimi. Ndonjëherë kur hap sytë shikoj që më shumë njerëz janë duke adhuruar Zotin me mua.”.

Third Day

Anëtarëve të grupit Third Day ju është dhënë një platformë dhe kjo është një përgjegjësi që duhet marrë seriozisht. Sigurisht që grupit i pëlqen të performojë dhe të argëtojë, por më së shumti u pëlqen të ofrojnë shpresë dhe inkurajim.

for King & Country

for King & Country, të njohur në fillimet e tyre si Joel & Luke, janë një grup i muzikës pop përbërë nga dy vëllezërit australianë Joel & Luke Smallbone.

Hillsong United

Ҫdo gjë që bëjmë është për të treguar se si një Perëndi i jashtëzakonshëm mund të veprojë përmes njerëzve të zakonshëm që e duan dhe dëshirojnë t’i shërbejnë për të ndërtuar kishën e tij. – Hillsong

 Page 2 of 2 « 1  2 
X