MercyMe

Ndonëse grupi MercyMe u themelua në vitin 1994, vokalisti Bart Millard thotë se krijimi i tij ishte një proces që Perëndia nisi tek ai gjatë kohës së shkollës së mesme. Millard kujton: “Babai, dhe vëllai im i madh luanin futboll. Natyrisht kjo ishte dhe dëshira ime. Por gjatë loje futbolli në shkollën e mesme, theva të dy kyçet dhe ky ishte fundi i karrierës sime si futbollist.”

Moriah Peters

Peters, ka lindur më 2 Tetor të vitit 1991 në Pomona, Kaliforni. Ajo u rrit në Kaliforni, nisi të shkruaj këngë në moshën 13 vjeçare dhe të luajë në kitarë që në moshë të hershme. Peters ja ka dedikuar veten ndjekjes së Zotit që në moshën 14 vjeçare dhe ajo mund të kujtoj ende lutjen që bënte gjithmonë “ Perëndi, dua që Ti të më përdorësh”

Jordan Feliz

Jordan Feliz është këngëtar i muzikës pop dhe kompozitor. Ai po ecën suksesshëm në muzikën R&B dhe pop moderne.
Feliz u rrit në Clovis, Kaliforni dhe filloi karrierën e tij me muzikë hard rrok me një grup të quajtur “A Current Affair “ krijuar ne 2006. Feliz u largua nga grupi dhe u zhvendos në Nashville në vitin 2012.

Crowder

David Wallace Crowder (i lindur më 29 nëntor, 1971), i njohur me emrin e tij Crowder, është një artist amerikan i muzikës folktronika. Fillimisht ai ka qenë vokalisti kryesor në grupin David Crowder Band, një grup që tashmë nuk është më aktiv në muzikë. Që nga vitit 2012, Crowder është duke ndjekur një karrierë solo, ai nxori albumin e tij të parë “Neon Steeple” në maj 2014. Në vitin 2013 ai prezantoi këngën “I Am” (Unë jam), e cili u rendit e treta në klasifikimin e këngëve më të mira të krishtera.

Phil Wickham

Kur rritesh në një familje të krishterë ka gjithmonë një moment thelbësor kur besimi kthehet në një zgjedhje personale. Për artistin nga Kalifornia Phil Wickham, momenti kur zgjodhi besimin në moshën 12 vjeçare, do të formonte të ardhmen e tij si drejtues adhurimi.
Phil filloi të drejtonte adhurimin për të rinjtë në kishën e tij lokale, prindërit e tij e inkurajuan jo vetëm që të mësonte të këndonte këngë të njohura adhurimi por dhe që të kompozonte këngët e tij; kjo ishte një sfidë që ai e pranoi me gëzim.

Switchfoot

Biografia e Switchfoot.
Switchfoot kanë arritur një sukses të tillë që vëllezërit Jon dhe Tim Foreman dhe shoku i tyre në shkollën e mesme Chad Butler nuk mund ta parashikonin kur krijuan grupin në San Diego në vitin 1996. Grupi ka shitur rreth 5.7 milionë kopje albumesh nga nëntë albumet e tyre të realizuara në studio. Ata kanë krijuar disa nga hitet më të bukura të muzikës alternative, kanë performuar në koncerte ku biletat janë shitur krejtësisht. Kanë

Newsboys

Newsboys janë një grup i krishterë pop rrok themeluar në vitin 1985 në Australi, nga Peter Furler dhe George Perdikis. Ata kanë realizuar 17 albume në studio, 6 prej të cilave janë vlerësuar me certifikatë ari. Aktualisht grupi drejtohet nga këngëtari Michael Tait.

Steven Curtis Chapman

Gjatë 20 viteve të fundit , muzika dhe adhurimi kanë ecur me hapa të mëdhenj. Muzika e krishterë është kthyer tashmë në një industri të madhe. Pothuajse çdo artist ka lënë gjurmët e tij gjatë viteve, duke kontribuar në muzikë me synimin që të lavdërojnë Perëndinë.
Një rast i jashtëzakonshëm është Steven Curtis Chapman , i cili ka fituar më shumë çmime se çdo artist tjetër në historinë e muzikës së krishterë deri më tani.

Hillsong Young & Free

Një nga grupet e shumta që janë formuar nga shërbesat e Hillsong në Sidnei, Australi, është Hillsong Young & Free. Grupi është i përbëre nga katër anëtarë të cilët janë tepër të rinj. Në grup janë dy vajza dhe dy djem te cilët plotësojnë njeri-tjetrin me dhuntitë që Zoti ju ka dhënë.

Meredith Andrews

Shumë kohë përpara se Meredith Andrews të shfaqej në radio, pasioni i saj për muzikën filloi nga improvizimi i ‘krehërit të flokëve’ si mikrofon. Kohët kalonin, bashkë më të edhe vitet e rinisë, por dashuria e saj e fëmijërisë për muzikën u kthye në një dëshirë të zjarrtë për t’ia përkushtuar adhurimin Krishtit.

 Page 1 of 2  1  2 »
X