http://radio-7.net/wp-content/uploads/2016/04/artist-mercy-me.jpg

MercyMe

Ndonëse grupi MercyMe u themelua në vitin 1994, vokalisti Bart Millard thotë se krijimi i tij ishte një proces që Perëndia nisi tek ai gjatë kohës së shkollës së mesme. Millard kujton: "Babai, dhe vëllai im i madh luanin futboll. Natyrisht kjo ishte dhe dëshira ime. Por gjatë loje futbolli në shkollën e mesme, theva të dy kyçet dhe ky ishte fundi i karrierës sime si futbollist.”

Pop-Rock
http://radio-7.net/wp-content/uploads/2016/01/Cover-Jeremy-Camp.jpg

Jeremy Camp

Arritjet e mëdha sa vinin e shtoheshin për Jeremy Camp. Ai ka qenë pjesë e më shumë se 25 turneve (si performuesi kryesor në 18 prej tyre) në SHBA dhe ka zhvilluar koncerte në më shumë se 32 vende.

Pop-Rock
http://radio-7.net/wp-content/uploads/2016/01/Toby-Mac-Cover-Image.jpg

TobyMac

TobyMac thotë: “Ajo që më bën përshtypje sot më shumë se kurrë më parë, është se në jetë nuk kemi mundësi të bëjmë prova. Kjo është jeta!

R&B
http://radio-7.net/wp-content/uploads/2016/01/15594.jpg

Mandisa

Mandisa ka fituar zemrat e të gjithë dëgjuesve të muzikës së saj që me daljen e saj të parë në “American Idol”. Emri i saj është lakuar nga producentët më të mirë të muzikës dhe shumë media të njohura kanë shkruar për të dhe për këngën Overcomer.

Pop
http://radio-7.net/wp-content/uploads/2016/01/Cover-Building-4291.png

Building 429

Shpesh dhuntitë që Zoti u jep besimtarëve përmirësohen nga eksperienca. Kështu ka ndodhur me Building 429, grupin e talentuar të muzikës pop/rrok që kryesoi klasifikimet në vitin 2004 me këngën “Glory Defined” dhe vazhdoi të përcillte një ndër shërbesat me më shumë ndikim në komunitetin muzikor të krishterë.

Pop-Rock
http://radio-7.net/wp-content/uploads/2016/02/10700721_743662549002298_9040051340438559141_o.jpg

Micheal W.Smith

Perëndia është besnik! Tani e di se çfarë ka vlerë.! Po të shesësh miliona albume nuk të jep paqe, unë e di cila është shpresa ime. Nuk është të jesh një njeri me famë. Këto gjëra shpejt veniten dhe nuk zgjasin. Paqja ime më e madhe, është që e di se kush jam, jam bir i Mbretit të Universit. Kam gjetur identitetin tim në Krishtin.”

Adhurim · Pop
http://radio-7.net/wp-content/uploads/2016/03/newboys-1.jpg

Newsboys

Newsboys janë një grup i krishterë pop rrok themeluar në vitin 1985 në Australi, nga Peter Furler dhe George Perdikis. Ata kanë realizuar 17 albume në studio, 6 prej të cilave janë vlerësuar me certifikatë ari. Aktualisht grupi drejtohet nga këngëtari Michael Tait.

Pop-Rock
http://radio-7.net/wp-content/uploads/2016/03/Hillsong-Young-and-Free-Radio-7-2016.jpg

Hillsong Young & Free

Një nga grupet e shumta që janë formuar nga shërbesat e Hillsong në Sidnei, Australi, është Hillsong Young & Free. Grupi është i përbëre nga katër anëtarë të cilët janë tepër të rinj. Në grup janë dy vajza dhe dy djem te cilët plotësojnë njeri-tjetrin me dhuntitë që Zoti ju ka dhënë.

Pop · Pop-Rock · R&B
http://radio-7.net/wp-content/uploads/2016/02/bio2.jpg

Meredith Andrews

Shumë kohë përpara se Meredith Andrews të shfaqej në radio, pasioni i saj për muzikën filloi nga improvizimi i ‘krehërit të flokëve’ si mikrofon. Kohët kalonin, bashkë më të edhe vitet e rinisë, por dashuria e saj e fëmijërisë për muzikën u kthye në një dëshirë të zjarrtë për t’ia përkushtuar adhurimin Krishtit.

Pop
http://radio-7.net/wp-content/uploads/2016/04/1326486886IMG_51322copy.jpg

Switchfoot

Biografia e Switchfoot. Switchfoot kanë arritur një sukses të tillë që vëllezërit Jon dhe Tim Foreman dhe shoku i tyre në shkollën e mesme Chad Butler nuk mund ta parashikonin kur krijuan grupin në San Diego në vitin 1996. Grupi ka shitur rreth 5.7 milionë kopje albumesh nga nëntë albumet e tyre të realizuara në studio. Ata kanë krijuar disa nga hitet më të bukura të muzikës alternative, kanë performuar në koncerte ku biletat janë shitur krejtësisht. Kanë

Pop-Rock