Biografi TobyMac
TobyMac

Biografi.

TobyMac ka qenë një nga rreperët e parë të krishterë. Fillimisht, ai u bë i njohur si një nga anëtarët e trios vokale të grupit DC Talk, me të cilët bashkëpunoi nga viti 1987 deri në vitin 2000. Që prej asaj kohe, ai ka pasur një karrierë të suksesshme solo, duke nxjerrë pesë albume. TobyMac nxori albumin e tij të parë solo me titull “Momentum”. Këngë të këtij albumi u përdorën në shumë programe televizive të ndryshme. Momentum ka marrë pesë çmime Dove Awards dhe një kandidim për çmimet Grammy. TobyMac, ka nxjerr shumë albume të tjerë gjatë karrierës shumë vjeçare të tij. Një tjetër album i suksesshëm i artistit ishte dhe Welcome to Diverse City . Që në javën e parë pas daljes së tij, u shitën 21,000 kopje të albumit. Kënga “The Slam”, pjesë e këtij albumi u përdor në filmin Transporter 2, Aeon Flux, dhe The Fast and the Furious: Tokyo Drift . Ky album i dha TobyMac edhe një tjetër çmim Dove Award për albumin më të mirë të vitit në gjininë Rap/Hip-Hop.

TobyMac thotë: “Ajo që më bën përshtypje sot më shumë se kurrë më parë, është se në jetë nuk kemi mundësi të bëjmë prova. Kjo është jeta! Në miqësitë që krijoj, me mënyrën se si rris fëmijët e mi, se si e dua gruan time, se si i dua njerëzit, apo se si performoj në skenë me grupin, unë i jap vlerë çdo momenti.”

Sukseset për Toby nisën të shtoheshin dita ditës duke u bërë artisti më i pëlqyer nga të gjitha brezat dhe grupmoshat. Albumi “Tonight” i TobyMac është cilësuar si albumi më i mirë i krishterë i vitit 2010 në iTunes. Ai ka fituar çmimin “Artisti i Vitit” në çmimet Dove Awards. TobyMac ka zhvilluar turne me artiste te tjerë shume te njohur. Albumi i tij i pestë Eye on It, që në javën e parë shiti 69,000 kopje. Me këtë album, Toby Mac fitoi një çmim GRAMMY dhe disa çmime të tjera.
Pavarësisht 11 milionë albumeve të shitura, 6 çmimeve GRAMMY, TobyMac vazhdon të punojë me të njëjtin pasion. Jeta e tij dhe këngët e tij janë një dëshmi e gjallë e besimit. Albumin e tij me titull Eye On It, ai e quan edhe një vepër të plotë dashurie.

“Si është të jetosh një jetë në besim? Nuk është një jetë e përsosur, këtë jua them me siguri”, thotë Toby. “Si të gjithë ne jemi në përpjekje të vazhdueshme për të rregulluar marrëdhëniet, për të dashur njerëzit dhe Perëndinë. Por dhurata e të jetuarit një jetë në besim është se ke mundësi çdo ditë që t’i rregullosh gjërat. Mund të kthehesh dhe t’ia nisësh nga fillimi, me vendosmëri, duke i mbajtur sytë drejt finishit.”

Të gjithë e njohim TobyMac vetëm si një këngëtar por në karrierën e tij ai ka shkruar plot pesë libra. Libri i fundit i tij flet për të krishterët në të kaluarën dhe të tashmen, se si i kanë lënë mënjanë dallimet, janë bashkuar në unitet dhe kanë nisur të punojnë e të luten së bashku. TobyMac është martuar dhe ka pesë fëmijë ku dy prej tyre janë binjakë dhe artisti i ka adoptuar.

 

I Feel it

Oh, I feel it in my heart
I feel it in my soul
That’s how I know ….”

Lights Shine Bright

Lights shine bright everywhere we go
Music for the people to illuminate the soul
Lights shine bright everywhere we go
Music for the people, makin’ music for the people
…”