Biografi Switchfoot

Switchfoot

Biografi.

Switchfoot kanë arritur një sukses të tillë që vëllezërit  Jon dhe Tim Foreman dhe shoku i tyre në shkollën e mesme Chad Butler nuk mund ta parashikonin kur krijuan grupin në San Diego në vitin 1996.  Grupi ka shitur rreth 5.7 milionë kopje albumesh nga nëntë albumet e tyre të realizuara në studio.  Ata kanë krijuar disa nga hitet më të bukura të muzikës alternative, kanë performuar në koncerte ku biletat janë shitur krejtësisht. Kanë ngritur mbi 1 milionë dollar për të ndihmuar fëmijët e komunitetit të tyre përmes fondacionit  Bro-Am, dhe kanë fansa në të gjithë botën që inkurajohen përmes stilit të tyre të veçantë alternativë rrok.

Switchfoot i kanë fillimet në plazhet e San Diegos kur vëllezërit Foreman dhe Butler që njiheshin si të apasionuar pas sërfit. Dhe pse konkurronim në kampionatet e sërfit, lidhja e tyre e vërtetë ishte dashuria për muzikën.  Ata vendosën të formonin një grupin me emrin Switchfoot (një term në sërf), çka bëri që të kalonin orë me radhë në garazhin e tyre dhe të niseshin në turne. Në të 20- etat,  Switchfoot kishin publikuar 3 albume, The Legend of Chin (1997), New Way To Be Human (1999), dhe albumin e vlerësuar me statusin e  artë Learning to Breathe (2000). Suksesi më i madh i fillimeve të tyre të ishte albumi i katërt, The Beautiful Letdown, album që shiti më shumë se një milionë kopje.

Duke synuar që të kishin liri në krijimtari, Switchfoot financuan ndërtimin e studios së tyre kur regjistruan albumin e shtatë,  Hello Hurricane, dhe albumin pasues Vice Verses.

Së fundmi filmi i tyre dokumentar Fading West ndoqi ëndrrën e tyre për të luajtur në koncerte rroku në vendet e tyre më të preferuara për të bërë sërf, në  Bali, Afrika e Jugut, Australi, dhe Zelandën e Re. Filmi gjithashtu zbulon grimca nga jeta e grupit në familje dhe në studion e tyre në San Diego.

Përgjatë rrugës, Switchfoot kanë qenë këmbëngulës në përkushtimin e tyre për të mbështetur çështje të rëndësishme humanitare si  DATA, the ONE Campaign, Habitat for Humanity, Invisible Children, dhe To Write Love on Her Arms. Eventi i tyre i përvitshëm Bro-Am është një konkurs sërfi dhe koncert në Kaliforni.

Switchfoot thonë për albumin e tyre të dhjetë, “Kur krijuam grupin nuk po kërkonim diçka të veçantë. Thjesht kishim disa këngë që na pëlqente ti këndonim. Ky gëzim na ka mbajtur gjallë dhe na ka sjellë deri këtu. Viti i fundit ka qenë një vit i rrëmujshëm. Fillova të mendoja për situatën politike, për drejtimin që po merr vendi dhe planeti ku jetojmë. Po përballemi me problem që janë shumë të mëdha për t’u menduar, por ka dhe bukuri mes gjithë kësaj dhe këtu jeton shpresa, në vendet e rrëmujshme.”

Të bëhesh pjesë e një grupi të suksesshëm si Switchfoot, të lejon të ëndërrosh sepse arritjet dhe sukseset e tyre janë të mëdha. Anëtarët e grupit tregojnë: “Kur kam kërkuar që të jem pjesë e grupit, ka qenë momenti  kur unë kisha dëshirë të udhëtoja. Të kisha mundësi të shkoja në vende si Australia; të shkoja atje ku kam lindur në Filipine, të  isha në gjendje të shkoja në Evropë- këto janë ëndrrat që për mua u bënë realitet, thjesht të isha në gjendje që të udhëtoja  dhe të luaja muzikë. Dhe duke parë njerëzit që këndojnë këngët e tua, kjo është vërtetë e mrekullueshme.”

 

Love Alone Is Worth The Fight

“And we find what we’re made of
Through the open door
Is it fear you’re afraid of?
What are you waiting for?
Love alone is worth the fight
 ….”

Your love is a song

“Your love is a symphony
All around me
Running through me
Your love is a melody …