Biografi e Steven Curtis Chapman
Steven Curtis Chapman

Biografi.

Gjatë 20 viteve të fundit , muzika dhe adhurimi kanë ecur me hapa të mëdhenj.  Muzika e krishterë është kthyer tashmë në një industri të madhe. Pothuajse çdo artist ka lënë gjurmët e tij gjatë viteve, duke kontribuar në muzikë me synimin që të lavdërojnë Perëndinë.

Një rast i jashtëzakonshëm është Steven Curtis Chapman , i cili ka fituar më shumë çmime se çdo artist tjetër në historinë e muzikës së krishterë deri më tani.

Worship and Believe shënon albumin e parë të adhurimit nga Steven Curtis Chapman, një artist që gjatë karrierës së tij ka fituar 58-çmime Dove Award, dhe ka shitur rreth shtatë milionë albume.

Me 11 këngë të realizuara në studio, dhe gjashtë të tjera të regjistruara në Oak Hills Kishën në San Antonio, Texas, krijohet një koleksion i pasur që të zhyt në mendime, projektuar për lavdërim dhe adhurim.

“Ky album prezanton dhjetë të vërtetat themelore nga shkrimi si “shpalljet e së vërtetës që ne mund të deklarojnë së bashku.” Unë dua të shkruaj këngë që ne si kishë mund ti këndojmë së bashku .thotë Chapman.  

Steven Curtis Chapman  ka bashkëpunuar për këtë album me disa artistë të adhurimit dhe kompozitorë si Matt Maher, Matt Redman dhe Chris Tomlin, që janë profesionistë të vërtetë adhurimit.

Albumi Worship and Believe kombinon më së miri me vitet e kaluara dhe me artistë si Rich Mullins dhe Wes King, për të krijuar një album klasik për audienca të ndryshme të kishës sot.

“Për mua, disa nga veprat më të madha te  muzikës së  adhurimit nuk quheshin muzikë adhurimi në atë kohë”, thotë ai. “Kënga Step by Step, Hap pas Hapi e Rich Mullins është këngë tepër e bukur adhurimi. Unë do ta këndoja këtë këngë në koncertet e  mia  vetëm për shkak se e dua atë lloj stili të kënduari, atë këngë dhe kështu shumë te tjera, si ‘Awesome God ‘(Zot Madhështor). Nëse unë jam duke bërë këtë lloj muzike, unë dua që kjo muzikë të nxjerrë në pah disa nga ndikimet që më kanë frymëzuar mua.”-thotë Chapman

Chapman nuk e kishte ndjerë një shtysë për të regjistruar një album adhurimi deri më sot, por kjo bëri që  ai të njihte pikat e tij unike. Shkrimi dhe muzika e  adhurimit kanë qenë burim i krijimtarisë së Chapman, gjatë viteve të fundit, mbas humbjes së vajzës së tij të vogël, Maria, në një aksident më 21 maj, 2008. Mbas kësaj tragjedie Chapman këndoi këngën “Blessed Be the Name of the Lord” (Bekuar qoftë emri i Zotit).” shkruar nga miku i tij Matt Redman.  Kënga vazhdon të jetë e njohur për familjen Chapman në kohë pikëllimi apo gëzimi ndërsa kujtojnë vajzën e tyre. Chapman për dy vitet e ardhshme, në çdo kohë  doli në skenë, me këtë këngë.

Chapman thotë: “Unë u ula dhe thosha” Zot, kjo është gjeja më e vërtetë. Dhimbja është e vërtetë. Pyetjet janë te vërteta.  Hidhërimi është i vërtetë  zemërimi,por  çfarë është me shume reale dhe me e vërtetë  se gjithçka, është se ti je Zot.”

Chapman filloi të shkruajë këngë që ndriçojnë premtimet e Perëndisë dhe që deklarojnë të vërtetat nga shkrimi. Nga himni “We Believe” (“Ne Besojmë”) kalon në një ritëm më të butë të këngës “Hallelujah,(Aleluja). Nga kënga ” You Are Good” tek kënga triumfuese ” King of Love” e më pas me shpresën që përcjell ” God of Forever”. Këto këngë shënojnë një stinë të re për Chapman. Krijimi i këtyre  këngëve që të fokusuara të adhurimi,  inkurajon rizgjimin shpirtëror të muzikës së adhurimit. Chapman mbetet artisti me më shumë çmime. Ai ka fituar 5 çmime Grammy, 8 GMA Dove Awards (Gospel Music’s) dhe 1 American Music Award.

Love Take Me Over , Joy,  Recreation , This Moment , All Things New janë vetëm disa prej këngëve që janë  renditur të parat në klasifikime dhe luajtur më shumë në Radio.  Chapman është autori i më shumë se 12 (dymbëdhjetë) albumeve muzikore. Albumi “Heaven In The Real World” ka fituar një çmimi Platinum dhe është shitur në (1Milion kopje) ndërsa  albumi“ Speechless” ka fituar çmimin për albumin e Artë  me  (500,000 kopje) të shitura.

Something Beautiful

“And God’s says
I’m gonna turn it into something different
I’m gonna turn it into something good
I’m gonna take all the broken pieces
And make something beautiful like only I could
So put it all in the hands of the Father
…”

Amen

“You say we are loved
You say we belong to you
Your grace is enough
Nothing more that we can do
You say we’ve been bought by your blood, by your blood
And all that we can say is amen
…”