Biografi  Phil Wickham
Phil Wickham

Biografi.

Kur rritesh në një familje të krishterë ka gjithmonë një moment thelbësor kur besimi kthehet në një zgjedhje personale. Për artistin nga Kalifornia Phil Wickham, momenti kur zgjodhi besimin në moshën 12 vjeçare, do të formonte të ardhmen e tij si drejtues adhurimi.

Phil filloi të drejtonte adhurimin për të rinjtë në kishën e tij lokale, prindërit e tij e inkurajuan jo vetëm që të mësonte të këndonte këngë të njohura adhurimi por dhe që të kompozonte këngët e tij; kjo ishte një sfidë që ai e pranoi me gëzim.

Ditët e hershme kur do të kompozonte me miqtë e tij do të përgatisnin shtegun për të ardhmen e tij si muzikant me kohë të plotë. Ai ka pasur një sërë ndikimesh nga artistë të njohur si  Rufus Wainright, Keane dhe Coldplay. Phil është vlerësuar për një zë unik, për aranzhime muzikore të veçanta të cilat nuk përdoren gjithmonë në muzikën e adhurimit.

Phil do të sillte krijimet e tij të para në albumin me titull, Give You My World (Të jap ty botën time) në 2003 pasuar nga të tjerë më vonë. Në vitin 2007, albumi i tij Cannons (Topa) përmbante disa këngë të dashura si  “Divine Romance” (Romancë Hyjnore) dhe  “After Your Heart” (Pas zemrës Tënde). Albumi u frymëzua nga një libër i CS Lewis,  pjesë e serive Kronikat e Narnias. Albumi tregonte se si universi shpërthen me lavdinë e Perëndisë dhe ne si besimtarë nuk mund të rrimë pa ju bashkuar këtij gëzimi përmes këngëve.

Pas  Cannons, Phil bashkëpunoi me Bart Millard of MercyMe për këngën e tij të vitit 2009, “Safe,” përpara se të publikonte albumin e  tij Singalong (Këndo me të), një projekt lavdërimi regjistruar live në Portland. Phil vendosi ta shpërndante këtë album pa asnjë shpërblim, dhe vetëm javën e parë pati më shumë se 8 mijë shkarkime.

Kënga, “Glory,” (Lavdi) nga albumi i tij The Ascension (Ngritja) është një këngë që flet për madhështinë e Perëndisë që është përmbi gjithçka. Një perëndi që meriton gjithë lavdinë dhe nderin. “Glory” pason këngën e pëlqyer ane mbanë botës, “This Is Amazing Grace. (Ky është hir madhështor).  Ai tregon: “Kjo këngë, flet për hirin madhështor, për dashurinë e pafundme, që është vetë Perëndia.  Për ato që ai sjell në jetën tonë, për mënyrën se si sjell rregull në mes të kaosit, se si ai mori vendin tonë në kryq që ne të mund të jemi të lirë dhe të falur. Kjo është një histori që Perëndia ka shkruar dhe na ka lejuar të gjithëve që të jemi pjesë e saj.”

The Ascension (Ngritja) është frymëzuar nga një pasazh në librin e Psalmeve. Këto këngë u kënduan nga judenjtë ndërsa i afroheshin tempullit të shenjtë. Këngëtari sjell një këndvështrim modern të këtyre himneve që flasin për hirin dhe dashurinë e Perëndisë. Phil thotë: “Perëndia nuk banon më në një tempull apo në një qytet. Por kisha tashmë është ky qytet. Kisha është bërë tempulli i tij. Sa herë që ne kalojmë kohë miqësie me njëri tjetrin, në ngrohtësinë e një shtëpie apo në një kishë madhështore, tempulli i tij është mbledhur bashkë. Ai jeton Brenda nesh, duke krijuar momente të veçanta.”

Kënga më e pëlqyer e albumit të tij Response (Përgjigje) titullohet, “At Your Name (Yahweh, Yahweh)” (Emrin Tënd) Albumi është simbol i përgjigjes sonë ndaj Perëndisë kur ai i zbulon veten njerëzimit.  Phil tregon: “Unë vërej aspekte të ndryshme të Perëndisë në situata të ndryshme të jetës, përjetoj një copëz të dashurisë së tij në mënyrën se si bashkë me gruan rritemi në dashuri për njëri tjetrin, shikoj mirësinë e tij kur mësoj se do të bëhem babai i një vajze, shoh hirin dhe faljen e tij kur gaboj me qindra herë… Përgjigja ime ndaj kësaj dashurie është të kërcej me gëzim, ndërsa herë të tjera them, “Ti je i shenjtë ndërsa unë jo, dhe i përulur gjunjëzohem.”

Phil Wickham vazhdon të publikojë krijime të reja dhe të jetë aktivë në muzikë tashmë me një album të ri që titullohet, “Children of God” (Fëmijë të Perëndisë). Ndërsa flet për frymëzimin pas këtij projekti Wickham shpjegon: “Një vit e gjysmë më parë, humba zërin dhe u detyrova të bëja një operacion në kordat e mia zanore duke rrezikuar që të mos këndoja me profesionalisht. Gjatë kësaj stine të vështirë, perëndia më foli një të vërtetë të fuqishme në zemrën tim, se ai më do. Se mbi të gjitha ne jemi fëmijët e tij. Çfarë do që vjen në rrugën tonë ne mbetemi fëmijët e tij, i përkasim atij. Nga kjo ndjesi e re identiteti kam kompozuar këngët e reja të albumit.”

 

This Is Amazing Grace

“This is amazing grace
This is unfailing love
That You would take my place
That You would bear my cross
You lay down Your life
That I would be set free
Oh, Jesus, I sing for
All that You’ve done for me
…”

Your Love Awakens Me

“Your love is greater
Your love is stronger
Your love awakens
Awakens
Awakens me
…”