Biografi e Newsboys
Newsboys

Biografi.

Newsboys janë një grup i krishterë pop rrok themeluar në vitin 1985 në Australi, nga Peter Furler dhe George Perdikis. Ata kanë  realizuar 17 albume në studio, 6 prej të cilave janë vlerësuar me certifikatë ari. Aktualisht grupi drejtohet nga këngëtari Michael Tait.

Grupi u formua nga Peter Furler dhe shoku i tij i shkollës George Perdikis. Dy adoleshentë të tjerë u shtuan menjëherë me pas, John James, dhe basisti Sean Taylor. Emri origjinal i grupit ishte “The News” (Lajme), por me t’u vendosur në SHBA ata e ndryshuan emrin në Newsboys, për të shmangur konfliktin me grupin  amerikan Huey Lewis dhe News. Grupi erdhi në Shtetet e Bashkuara në fund të vitit 1987. Ata nxorën albumin e tyre të parë “Read All About It” në vitin 1988 në Shtetet e Bashkuara. Asnjë nga tre albumet e para të grupit nuk tërhoqi shumë vëmendje.

Grupi filloi të rritej më shumë profesionalisht kur Steve Taylor, një këngëtar-kompozitor dhe producent filloi bashkëpunimin me ta. “Not Ashamed” ishte albumi tjetër i grupit kur Taylor filloi të ndante detyrat që të nxirrnin  diçka cilësore .

Në mes të ndryshimeve të vazhdueshme në grup Newboys publikuan “Going Public” , albumin e tyre të pestë dhe suksesin e tyre të  parë të vërtetë. Grupi shënoi një rekord që nuk kishte provuar më parë.  Ata fituan një çmim  Dove, për albumin me të mirë  rrok të vitit në 1995 . Ata gjithashtu patën katër hite të tjera numër një, të cilat qëndruan në majë të klasifikimeve: “Spirit Thing”, “Real Good Thing”,”Truth and Consequences “dhe “Shine “. Shine  fitoi një çmim Dove si kënga rrok më e mirë e vitit. Në vitin 2006, CCM Magazine ka  renditur “Shine” në dhjetë këngët më të mira të muzikës së Krishterë.

Grupi u kthye në vitin 1999 me “Love Liberty Disco”, ku albumi kishte tinguj pop- rock. Në vend të kësaj, ky album kishte të veçantë një zë disko. Megjithatë, ai kishte disa hite, duke përfshirë: “Beautiful Sound” dhe “Good Stuff”. Ata realizuan një turne dhe ky turne ishte dukshëm më popullor se albumi.

Më shumë hite në radio erdhën  në vitin 2006 me një version te këngës “I Am Free”, dhe “In Wonder”. Në tetor 2006, Newsboys publikuan  një këngë pop – rrok rekord me titull “GO”. “GO” dhe këngët “Something Beautiful” and “In Wonder” ishin hite të mëdha në radiot e krishtera.

Në vitin 2009, u njoftua se Furler, pasi shëtiti me Newsboys që nga fillimet e grupit, kishte vendosur të kishte një rol mbështetës dhe do të vazhdonte si kompozitori kryesor i grupit dhe producent. Për shkak të kësaj, ishte e nevojshme për një këngëtar në mënyrë që grupi mund të vazhdonte  turnet. Në mars te 2009, u njoftua se Michael Tait, dikur anëtar i DC Talk, do të ishte këngëtari i ri që do të çonte  grupin përpara.
Newsboys hodhën  në treg albumin e tyre të parë me  këngëtarin kryesor Michael Tait, “Born Again”, dhe ky album u rendit i 4 në Billboard 200. Ky album ka shitur mbi 45.000 kopje në javën e tij të parë. Në Tetor të 2010 ata publikuan albumin e Krishtlindjeve,”Christmas!”

God’s Not Dead u dëgjua për herë të parë në nëntor të vitit 2011. Grupi ka filmuar një sekuencë për filmin e God’s Not Dead (Perëndia nuk ka vdekur). Filmi tregonte historinë e një studenti që duhet të mbronte besimin e tij në klasë.

Tani në filmin God’s Not Dead 2, historia zhvendoset në një dhomë gjyqi. Sërish Newsboys kanë bashkëpunuar me autorët e filmit për të drejtuar pyetjen ‘A do të shpalleshe fajtor sepse u tregove i guximshëm për besimin tënd? Albumet e Newboys kanë fituar katër çmime, ndërsa mbi 25 çmime të tjera i kanë fituar këngët e tyre ndër vite.

Newboys janë kthyer me debutimin e tyre shumë të pa parashikuar me albumin e tyre me të fundit  “Love Riot”. Kënga me e suksesshme që ka ky album, “Guilty”  (Fajtor) tashmë është bërë hit në radio, dhe është vendosur për të qenë filmin “God’s not Dead 2” .Newsboys kanë shitur më shumë se 8 milion kopje, kanë marrë 8 certifikata të arta. Kënga e tyre ka qenë hit numër 1 në 33 dhe janë të nominuar për 4 çmime Grammy dhe shume te tilla në Dove Awards.

 

Guilty

 If saying I believe is out of line
If I’m judged cause I’m gonna give my life
To show the world the love that fills me…”

God’s Not Dead

“My God’s not dead
He’s surely alive
He’s living on the inside
Roaring like a lion
Roaring, He’s roaring, roaring like a lion
…”