Biografia e Moriah Peters

Moriah Peters

Biografi.

Peters, ka lindur më 2 Tetor të vitit 1991 në Pomona, Kaliforni.  Ajo u rrit në Kaliforni, nisi të shkruaj këngë në moshën 13 vjeçare dhe të luajë në kitarë që në moshë të hershme. Peters ja ka dedikuar veten ndjekjes së Zotit që në moshën 14 vjeçare dhe ajo mund të kujtoj ende lutjen që bënte gjithmonë “ Perëndi, dua që Ti të më përdorësh”

Peters ndoqi shkollën në Kaliforni. Duke pasur një mesatare shumë të mirë, ajo përfitoi bursën për në Universitet.  Ajo mendonte  që të ndiqte degën e drejtësisë  dhe të bëhej një avokate.  Por ajo ndjente se kishte një thirrje nga Zoti për t’u bërë një këngëtare.  Në fillimet asaj ajo nuk ndihej mirë me ngjyrën e zërit që kishte, Por pasi dëgjoi këngëtaren  Xhaki Velaskez, ( Jaci Velasquez)  ajo ndryshoi tërësisht mënyrën se si ndihej për zërin që kishte.

Ajo kishte nisur të ëndërronte për një karrierë në biznesin e spektakleve, u zhvendos në Los Anxhelos në vitin 2001. Duke qenë një e krishterë e devotshme , ajo kishte pikëpamjen e saj për të pritur deri në martesë për të dhënë puthjen e parë .Peters , 23 vjeçare , konkurroi ne audicionet e “American Idiol” në vitin 2010 , por u largua nga gjyqtarët e këtij spektakli. Asaj iu tha se imazhi i saj ishte shumë i shëndetshëm, më tepër se ç ‘duhej .Dikush, që ishte krejtësisht i huaj për të, u prek nga vlerat që ajo shpërfaqi në këtë konkurrim dhe e prezantoi atë me Wendi Foy, e cila e ndihmoi të përgatisë tre këngë për t’u hedhur në treg.  Si rezultat i kësaj Petters u bashkua me Reunion Records, në Gusht të vitit 2011.  Ajo sot ka nxjerrë dy albume.

Peters është e  martuar me Joel Smallbone, i cili është pjesëtar i  grupit “ For  King & Country” . Pasi ka kaluar kohë duke bërë ture kohët e fundit në vende të ndryshme dhe ka komunikuar me fansat e saj në rrjetet sociale, Moriah ka një empati të theksuar  për probleme apo sfida të ndryshme me të cilat përballen fansat e saj.  Sot kuptoj se  shumë nga njerëzit me të cilët flas, janë njësoj si mua.  Ata kanë frikë dhe dyshime për shumë gjëra.

“Unë doja që të shkruaja një këngë që personifikon frikën, në mënyrë që ne ta shohim dhe t’i flasim asaj, në mënyrë që të mos ta lemë të na kontrollojë.  “ Oh fear” “ O frikë” , është “letra ime dërguar  djallit për t’i thënë se ai nuk do të jetë fitimtar dhe se unë do të zgjedh  besimin  mbi frikën. Unë e di se persekutimi që unë kam përjetuar është  shumë më i vogël krahasuar me atë çfarë të tjerët kalojnë sot nëpër botë. Por unë nuk do t’i harroj kurrë momentet e persekutimit social që kam kaluar në shkollë të mesme prej mësuesve dhe studentëve  të cilët nuk ishin aspak dakord me besimin tim.  Ato ishin kohë që ndikuan shumë në formimin tim.  Unë mësova të  dua ata që refuzonin besimin tim ndërkohë që  e dija se nuk duhet të hiqja kurrë dorë nga e vërteta që njihja. – ka thënë Moriah

You Carry Me

 Every moment of my life
God, You never left my side
Every valley, every storm….”

Brave

“Brave
I’ll fight like a soldier
Brave
Rise like a warrior.
..”