Biografia e MercyMe

MercyMe

Biografi.

Ndonëse grupi MercyMe u themelua në vitin 1994, vokalisti Bart Millard thotë se krijimi i tij ishte një proces që Perëndia nisi tek ai gjatë kohës së shkollës së mesme. Millard kujton: “Babai, dhe vëllai im i madh luanin futboll. Natyrisht kjo ishte dhe dëshira ime. Por gjatë loje futbolli në shkollën e mesme, theva të dy kyçet dhe ky ishte fundi i karrierës sime si futbollist.”

Si pasojë e lëndimit, Millard kishte mundësi të zgjidhte një tjetër lëndë me zgjedhje dhe shkoi në të vetmen klasë që ishte akoma e hapur për nxënës: Kori. Me nxitjen e drejtuesit të korit, shumë shpejt ai u përfshi në mënyrë aktive. Gjatë semestrit të tij të parë në kolegj ai u përball me vdekjen e të atit nga kanceri. Humbja bëri që ai të kërkonte ndryshim dhe një fillim të ri në jetë. Pastori i tij i të rinjve  që sapo ishte vendosur në qytetin e Millard, Lakeland, Florida, e ftoi që të përfshihej në grupin e adhurimit të të rinjve. Ai e pranoi këtë mundësi, dhe tregon se përfshirja e tij në një grup lavdërimi, shënonte përvojën e parë të tij në një grup, dhe menjëherë u dashurua me idenë.
Pak kohë më vonë ai u bë mik me pianistin Jim Bryson. Në verën e vitit 1994, ata udhëtuan në Europë si pjesë e grupit të adhurimit. Udhëtimi nxiti  Millard dhe Bryson të merrnin në konsideratë shërbesën muzikore me kohë të plotë.  Në gusht të vitit 1994, kitaristi Mike Scheuchzer iu shtua grupit. Të tre u vendosën në Oklahoma dhe formuan MercyMe.

Si ështe historia e emrit të grupit? Gjyshja e Bart gjithmonë telefononte për ta kontrolluar dhe zhgënjehej sa herë që Bart nuk i ngrinte telefonin. Ajo e zemëruar i thotë, “Ki mëshirë, pse nuk fillon një punë prej vërteti?” Ajo as që ja kishte idenë se fjalët e saj do të ndikonin në të ardhmen e Bart dhe për më tepër, do të ishin emri i grupit.

Pas formimit grupi synoi të promovohej dhe në një moment arritën të jenë artistët që hapnin koncertet e Audio Adrenaline. Koncertet e tyre u rritën deri në 200 data në vit. Basisti Nathan Cochran dhe perkusionisti Robby Shaffer iu bashkuan grupit, duke e kompletuar atë në 5 anëtarë. MercyMe kishin gjashtë projekte të pavarura në momentin kur publikuan albumin e tyre të parë me një shtëpi diskografike. Në vitin 2001 publikuan Almost There (Thuajse atje). Falë këngës fituese të një çmimi Dove  “I Can Only Imagine,” (Vetëm mund ta imagjinoj) albumi kryesoi klasifikimet e krishtera, dhe më vonë mori statusin e platinit. Kënga që shkoi përtej radiove të krishtera dhe u transmetua gjerësisht në radiot pop dhe kauntri, dhe në 2010 u bë kënga e parë e krishterë që kishte më shumë se 1 milionë shkarkime.

Ndonëse u frymëzua nga vdekja e babait të liderit kryesor, kënga ka sjellë shpresë, shërim dhe ngushëllim në të gjithë Amerikën pas lëndimit të shkaktuar pas sulmeve të 11 Shtatorit. Që nga momenti kur MercyMe u shfaqën në skenë ata vazhdojnë të krijojnë muzikë që i vjen në ndihmë një botë në dhimbje.

Albumi pasues i vitit 2002 do të ishte Spoken For që debutoi mjaft mirë në klasifikime të ndryshme, dhe me të cilin grupi fitoi tre çmime të tjera Dove.  Një vit më vonë MercyMe publikuan albumin e tyre të tretë Undone që arriti sukses për sa I përket numrit të shitjeve dhe në klasifikime.

Këngët e para të Krishtlindjes do t’i përmblidhnin në albumin e publikuar në vjeshtën e vitit 2005. Coming Up to Breathe u publikua në Prill 2006, u vlerësua nga kritika dhe u klasifikua i 13 në Billboard për albumet më të mira. Në 2007 ata publikuan një album me fokus tek kisha që gjithashtu ishte në listën e 20 albumeve më të mira. Në 2009 publikuan një përmbledhje të këngëve të tyre më të mira.

Një tjetër album i suksesshëm bazuar mbi një koncept do të ishte The Generous Mr. Lovewell albumi i tyre i gjashtë i realizuar në studio. Albumi prezantoi tre hite numër 1,”All of Creation,” “Beautiful,” dhe “Move”.

Në 2012, The Hurt & the Healer, u pozicionua i shtati në klasifikime dhe fitoi më tepër vlerësim nga kritika. Ndërsa albumi i tyre i 8 u publikua në 2014 me një tingull më ritmik. Tekstet e këngëve luftojnë zërat që na dekurajojnë dhe që sjellin dyshim në jetët tona. Bart shpjegon: “Ishim në kishë kur disa djem po talleshin me tim bir. Ai filloi të këndonte këngën Greater (Më i madh) – Ti je i shenjtë, i drejtë dhe i shpenguar. U mahnita. Kjo ishte arsyeja pse realizuam albumin.”

 

Flawless

“No matter the bumps
No matter the bruises
No matter the scars
Still the truth is
The cross has made
 ….”

Greater

“Bring your doubts
Bring your fears
Bring your hurt
Bring your tears
There’ll be no condemnation here
You are holy, righteous and redeemed.
..”