Biografi Micheal W.Smith
Micheal W.Smith

  • Orgin
    U.S
  • Links
  • Web
    http://michaelwsmith.com/
  • Genres
    Adhurim · Pop

Dëshmi.

      Intervista me MWSmith

 

Biografi.

Michael W. Smith ka krijuar muzikë të krishterë për më shumë se tre dekada. Ai u bë pjesë e grupit të këngëtares Amy Grant si pianist, dhe një vit më vonë publikoi albumin e tij të parë. Të gjitha këngët e tij të para dhe muzikën që ai kompozoi ia dedikoi gruas së tij Debit. Publikimi bëri që ai të merrte një nominim Grammy dhe gjithashtu të vlerësohej si performanca më e mirë Gospel. Balada e tij e suksesshme “Friends” një ndër këngët e tij të para ende vazhdon të luhet në diplomime, apo funerale, një këngë që Micheal e ka shkruar me gruan e tij. Pas debutimit të tij me albumin e suksesshëm, The Michael W. Smith Project, Michael filloi dhe turnetë e tij të parë.

Ai përcillte muzikë pop dhe tekste që reflektonin besimin e tij. Kështu ai u shndërrua në një figurë me reputacion në muzikë. Michael nuk i është trembur eksperimentimit me zhanret muzikorë, duke publikuar më vonë një album pop rrok,  ‘The Big Picture’ një album ndryshe nga projektet e tij më klasike. Kënga e tij “Place in This World,” u pozicionua e 6 në Billboard Hot 100. Ndër të tjera revista prestigjioze People Magazine e ka cilësuar Michael si një nga 50 Njerëzit më të bukur në botë. Suksesi i tij vazhdoi me “I Will Be Here For You,” që ishte hit numër 1 në radiot sekulare. Micheal publikoi albumin e parë ‘Worship’, me muzikë adhurimi në vitin 2008. Në këtë album ai ka shkruar këngë që i dëgjon shpesh në shërbesat e të dielës ditët e sotme. Përgjatë karrierës së tij e ka përdorur reputacionin e tij si muzikant për t’i dhënë komunitetit. Ai themeloi  klubin Roktaun në Nashville ,si një vend alternative për adoleshentët, ku mund të ndajnë dashurinë e Krishtit.

Së fundmi publikimi i tij “Sovran”, është një tjetër album që pati një sukses të madh. Për këtë projekt Michael thotë: “Ka të ngjarë që sot po e shijoj muzikën që krijoj më shumë se në gjithë jetën time. Po kënaqem dhe jam I gëzuar për këtë album.”

Me këngë si “Sovereign Over Us” dhe “You Won’t Let Go,” Michael vazhdon të frymëzojë dëgjuesit me tekste të ndjera që na kujtojnë se Perëndia është gjithmonë me ne, pavarësisht errësirës që kalojmë. Në Janar të 2016 ai publikon ‘Hymns II: Shine On Us’ një përmbledhje himnesh klasike dhe bashkohore, për të cilën Micheal shpreson që ti dërgoj dëgjuesit në adhurim sa herë që e dëgjojnë. Ky album i ri është një udhëtim nostalgjik, duke gërshetuar muzikën gospel, dhe me versione të përpunuara të himneve shumë të dashura.

Michael na tregon nga përjetimi i tij me Perëndinë: “Ka shumë gjëra që dua në jetën time. Muzika është një prej tyre. Puna ime është të merrem me muzikë. Por nuk zgjohem çdo ditë dhe them, uau kam një karrierë muzikore, do të bëj një album të ri sot, por unë shijoj faktin që mund të dua njerëzit. Më pëlqen kur shkoj në një grup të rinjsh, të takoj atë që duket më rebeli, apo adoleshentin që qëndron i lënë mënjanë. Më pëlqen t’i dhuroj një përqafim. Këto janë ato gjëra që mund të bëj për gjithë jetën time dhe pse nuk mund ta shoh rezultatin. Perëndia është besnik! Tani e di se çfarë ka vlerë.! Po të shesësh miliona albume nuk të jep paqe, unë e di cila është shpresa ime. Nuk është të jesh një njeri me famë. Këto gjëra shpejt veniten dhe nuk zgjasin. Paqja ime më e madhe, është që e di se kush jam, jam bir i Mbretit të Universit. Kam gjetur identitetin tim në Krishtin.”

Në karrierën e tij 30 vjeçare, Michael W. Smith ka shitur më shumë se 15 milionë albume, duke përcjellë përmes tyre 28 hite numër 1 në radio, mban trofetë e 3 çmimeve Grammy dhe më shumë se 40 çmimeve Dove.

 Sky Spills Over 

“I lift my eyes
I look to the horizon now
Oh, there’s still a song to sing
Fall down on your knees and cry aloud
 ….”

Healing Rain

“Healing rain is falling down
Healing rain is falling down
I’m not afraid
I’m not afraid…
 …”