Biografi
Kari Jobe

Biografi.

Për më shumë se 15 vite, drejtuesja e mirënjohur Kari Jobe ka përdorur dhuntitë dhe talentin e saj për të drejtuar njerëzit në praninë e Perëndisë. Kur filloi të drejtonte adhurimin në moshën 13 vjeçare, ajo kurrë nuk e kishte imagjinuar se do të nominohej për një Grammy, do të fitonte një çmim Dove apo do të lavdërohej nga revista New York Times. E vetmja gjë që dinte ishte se kishte një zemër për njerëzit e thyer dhe një dëshirë të thellë për t’i drejtuar ata tek kryqi.

Kari Jobe u lind në Uako Teksas dhe filloi të këndonte në moshën tre vjeçare. Gjithsesi emri i saj u bë njohur në skenën muzikore pasi interpretoi këngën “Revelation Song” (Kënga e Zbulesës) ndërsa studionte në Institutin Krishti për Kombet.

Albumi i saj debutues u publikua në vitin 2009 dhe preku zemrat e miliona fansave me pasionin e saj për adhurimin. Ky album do të fitonte dy çmime Dove për albumin special të vitit dhe albumin më të mirë në spanjisht. Gjithashtu u nominua në kategorinë si Artistja e re më e mirë e vitit.

Përveçse është një vokaliste me potencial dhe kantautore, Kari Jobe është një drejtuese adhurimi në kishën Gateway, ku shërben krah babait të saj, Mark. Shpesh ajo shkon në udhëtime misionare në vende të ndryshme të botës për të drejtuar adhurimin. Ajo thotë: “Zemra ime për adhurimin është jeta ime, pasioni im, është ajo që dua më shumë në këtë botë. Për mua nuk ka të bëjë me muzikën apo me këngët që shkruaj, por me mënyrën se si këto këngë afrojnë njerëzit me Perëndinë, në praninë e tij.”.

Albumi i tretë i Jobe, ‘Majestic’, zbulon pasionin e saj jetëgjatë për kishën. Regjistruar në Teatrin Majestic në vendin e saj në Dallas, është ndryshe nga dy projektet paraardhës; këngët janë regjistruar të gjitha live dhe secila përcjell një copëz të zemrës së saj.

Jobe filloi të shkruante për këtë projekt, dy vite më parë ndërsa merrte pjesë në konferencat e Hillsong në Australi apo të Passion në Amerikë. Ajo tregon se fillimisht ka shkruar rreth 50 këngë për këtë album. Tashmë ky album është ndër më të pëlqyerit me këngë si ‘Forever’ (Përgjithmonë), ‘I Am not Alone’ (Nuk jam vetëm) dhe shumë të tjera.

Ajo thotë se çmimi më i madh që mund të merrte ndonjëherë është mundësia për të treguar Krishtin: “Nuk e shoh veten më ndryshe, nga koha kur isha 13 vjeç, thjesht si një drejtuese adhurimi. Ndonjëherë kur hap sytë shikoj që më shumë njerëz janë duke adhuruar Zotin me mua.”.

You Are For Me

I know that You are for me
I know that You are for me
I know that You will never
Forsake me in my weakness…”

Forever

Forever he is glorified
Forever he is lifted high
Forever he is risen
He is alive, He is alive
…”