Biografi
Juliana Pasha

  • Orgin
    Shqiptare
  • Links
  • Genres
    Adhurim · Pop

Biografi.

Juliana Pasha lindur më 20 majit te vitit 1980 në qytetin e Burrelit. Juliana është një nder zërat më të mirë të muzikës shqiptare. Një nga këngëtaret më të njohura shqiptare një zë i mrekullueshëm dhe fituese e shumë çmimeve të para. Vokali i saj është shpërthyes dhe tepër i bukur dhe vlerësuar nga shumë artistë të ndryshëm. Që në fëmijëri ajo është marrë me muzikë.
Në skenë për herë të parë  Juliana del në vitin 1998 në Festivalin e RTSH me këngën “Në këngën time u çlodha”. Një vit më vonë serish në Festivalin e RTSH merr pjesë me këngën “Dëgjoji zërat e largët” ku vlerësohet nga këngëtarja e madhe Shqiptare, Vaçe Zela me çmimin “Zëri i ri më mirë”.

Ka rreth 10-vjet në skenën shqiptare dhe gjithmonë është vlerësuar për zërin e saj të fuqishëm dhe për të kënduarin perfekt të muzikës live. Juliana ka marrë pjesë në shumë kompeticione të ndryshme. Në vitin 2005 merr pjesë për herë të dytë në “Kënga Magjike” dhe vlerësohet me çmimin “Cesk Zadeja” dhe më vonë po në këtë festival merr shume çmime si çmimi i kritikes, çmimi i interpretimit por edhe arrin të rrëmbej çmimin e parë në bashkëpunim me këngëtarin Luis Ejllin.  Por Juliana nuk ka të ndalur sepse trofetë dhe çmimet janë të shumtë.  Ajo merr çmimin e tretë në Festivalin e RTSH me këngën “Qiell i Ri”.

Juliana është e martuar dhe bashkëshorti i saj është muzikant si ajo dhe kudo ata shkojnë luajnë muzikë së bashku. Altini u dashurua me Julianën që në momentin e parë që e dëgjoi duke kënduar. Zëri i Julianës e bëri për vete, e ndërsa Julianën e tërhoqën  tingujt e mrekullueshëm që Altini luante në kitarë. Të pyetur në një intervistë se cili është sekreti që jeni akoma bashkë dhe të lumtur çifti ka thënë: “Të dy njëzëri mund të themi që jemi një trekëndësh që ditën që jemi martuar: Perëndia, Altini dhe Juli.”

Juliana nuk ndalet këtu në karrierën e saj ajo me këngën “ Nuk mundem pa ty “fitoi Festivalin e 48-të të RTSH-së dhe përfaqësoi Shqipërinë në festivalin Evropian në vitin 2010 që u mbajt në Oslo. Juliana me besim tek Perëndia arrin deri në finalen e madhe të festivalit Evropian të këngës duke përfaqësuar shtetin shqiptar.

Juliana ka shume këngë në karrierën e saj dhe shumë prej tyre të vlerësuara me çmime por kënga “Qengji është i denjë”, është një nder këngët e krishtera që Juliana performon më së miri. Në festen e Pashkës në vitin 2009 ajo ka kënduar këtë këngë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Juliana Pasha ka qenë mentor dhe gjyqtar në sezonin e parë të Shqipërisë dhe të Kosovës në X Factor. Gjithmonë si një artiste e madhe dhe e vlerave ajo ka ndihmuar shumë talentet e rinj në tregun muzikor dhe ka qenë një mbështetëse e madhe e tyre.

Shume çmime dhe një karrierë te pasur artistike, Juliana ja ka dedikuar vetëm Perëndisë pa të cilin nuk mund të kishte ecur dot përpara. Çmimi me i madh i saj është njohja e Zotit.

Nje qiell i ri

“Do vij një ditë kur lotët do thahen nga sytë
Do jetë një tokë një qytet, një qiell i ri
Ku njerëzit zemrën do ti japin, njëri tjetrit dhuratë
Atëherë dashuria do jetë vërtetë dashuri
…”

Qengji është i denjë 

“Qengji është i denjë
I ulur përmbi fron
Mbret me shumë kurora je
Fitimtar mbret’ron
…”