Biografi e Jordan Feliz
Jordan Feliz

Biografi.

Jordan Feliz është këngëtar i muzikës pop dhe kompozitor. Ai po ecën suksesshëm në muzikën R&B dhe pop moderne.

Feliz u rrit në Clovis, Kaliforni dhe filloi karrierën e tij me muzikë hard rrok me një grup të quajtur “A Current Affair “ krijuar ne 2006. Feliz u largua nga grupi dhe u zhvendos në Nashville në vitin 2012. Pas një sërë punësh në vende të ndryshme me  kohë të pjesshme,  Feliz u bë udhëheqës adhurimi në kishë. Ai filloi regjistrimin e  albumit te tij debutues “Beloved” në shkurt dhe e përfundoi atë në korrik të 2015. Kënga e tij e parë “River”, është lançuar në të njëjtin muaj. Feliz u bë babai i një vajze  në muajin Shtator.

12920246_10209111259438868_7913262236112885548_n

“River”, u pozicionua në  vendin e parë në klasifikimin e këngëve të krishtera dhe qëndroi në këtë pozicion për tetë javë. Albumi i tij debutues hyri në klasifikime te ndryshme  i renditur i 12.

Albumi sjell një  ndikim të muzikës së viteve 70 në një kontekst modern pop. Jordan Feliz është rritur ne një familje ku babi dhe nena e tij e donin shume muzikën dhe ata kanë ndikuar tek ai dhe tek muzika që ai bën.  Ai tregon: “Që fëmijë e deri  sa jam rritur nuk i kam hequr kufjet nga veshët  duke dëgjuar çdo tekst kënge. Babai im kishte një koleksion kasetash muzikore, ndërsa nëna ime kishte disa disqe te vjetra. Me anë të tyre unë kam  zbuluar artistë te ndryshëm  dhe përmes tyre kam kuptuar më shumë. Kur isha në studio duke realizuar albumin tim, i thashë producentëve të  mi që nuk dua tridhjetë kitarat të  bëra bashke në një këngë. Unë dua të vendos një zë, një kitarë në një këngë  në të njëjtën mënyrë si artistët e viteve 70.”

Kënga, “River”, u klasifikua në tre revista, në klasifikimin e Billboard si një nder  këngët më të mira të krishtera. I pyetur për mesazhin dhe realizimin e kësaj kënge Jordan ka thënë: “Kënga është bazuar tek Gjoni 7:38. Vetë kënga është një ftesë për të gjithë ata që e dëgjojnë atë. Nëse janë të mbërthyer nga krenaria dhe legalizmi, ose nga rrëmuja në jetën e tyre, kjo është një ftesë për të marrë çdo gjë që keni dhe për t’ia paraqitur Jezusit. Kjo është një ftesë për të pranuar hirin e mahnitshëm të Perëndisë dhe për t’u ngritur sërish si njerëz te rinj.”

Për Jordan dhe gruan e tij Jamie, kjo këngë është një dëshmi e tyre sepse çifti Feliz kane humbur fëmijën e tyre të parë në një abort para se vajza e tyre Jolie të vinte në jetë. Kjo përvojë ka ndikuar shumë në realizimin e këtij albumi.  Nëpërmjet kësaj përvoje, Perëndia i mësoi Felizit se Ai është gjithmonë aty.

“Jezusi  është kënaqësia e vërtetë dhe mos u  përpiqni të gjeni përmbushjen diku tjetër. Ai është kënaqësia e vërtetë që mund t’ju mbushë.”- ka thënë Feliz .

The River

“We’re goin down to the river
Down to the river
Down to the river to pray
Let’s get washed by the water
Washed by the water
…”

Never Too Far Gone

“There’s no distance too far, that I can’t reach you

There’s no place that’s so dark, that

I can’t find you …”