Biografi Jesus Culture
Jesus Culture

Biografi.

Jesus Culture është një lëvizje globale, për të rizgjuar zemrat në adhurim dhe për të shfaqur dashurinë dhe fuqinë e Perëndisë kudo ku shkojnë. Jesus Culture janë të apasionuar që të shikojnë qytetet, kombet, të transformohen. Këtë e bëjnë përmes konferencave, eventeve, adhurimit, kurrikulave dhe tani përmes një kishe lokale. Jesus Culture vazhdon të rritet në përpjekjet e saj për të afruar të rinjtë dhe për ti pajisur ata që t’i shërbejnë një bote të thyer.

Emri ‘Jesus Culture’ lindi gjatë një shëtitje në një qendër tregtare.  Ndërsa Banning ecte brenda saj vuri re një markë që prodhon kapele me logon, ‘Counter Culture’ (Kundër Kulturë) Atij i pëlqeu koncepti, por nuk dëshironte të ngrinte një kundër kulturë, por dëshironte vetëm një që fokusohej tek Jezusi.  Kështu lindi emri, ‘Jesus Culture’.

Misioni i tyre sa po vinte edhe behej edhe më i realizuar. Grupi nisi të realizonin konferenca të ndryshme adhurimi. Adhurimi në këto konferenca ishte kaq i fuqishëm sa ata u përpoqën të regjistronin atë që ishte duke ndodhur. Kështu prodhuan albumin e tyre të parë, ‘Everything’ (Çdo gjë). Fillimisht regjistruam vetëm variante këngësh të përpunuara, sepse qëllimi ishte të pasqyronim atë që po ndodhte në konferencë. Në albumin origjinal madje përfshinë të rinj në lutje. Jesus Culture vazhduan misionin për të cilin ishin nisur te bënin duke shëtitur në vende të ndryshme ,për të inkurajuar shumë të  rinj dhe besimtarë me muzikën e tyre.

Eventin e tyre të parë në Redding, vendosën ta realizonin dhe në Atlanta, Georgia. Aty takuan 300 besimtarë të apasionuar. Adoleshentët dhe të rinjtë ishin të gëzuar dhe të inkurajuar që të ndiqnin Zotin në jetën e tyre. Ata vazhduan të shtojnë më shumë konferenca në vende si  Orange County, Dallas etj.

Këngët dhe videot e Jesus Culture marrin popullaritet shumë të madh në Youtube ,duke u pëlqyer nga shumë dëgjues të tyre. Shumë prej këngëve të Jesus Culture kanë ndryshuar jetën e shumë njerëzve dhe kanë përlotur në mbarë botën shumë të tjerë. Për Jesus Culture misioni i tyre është të shkojnë të shpërndaj lajmin deri në skajin e fundit të botës, kështu që ata nisën të bënin shumë konferenca ndërkombëtare. Konferencën e tyre të parë ndërkombëtare ata e bënë në Angli. Në pas ata udhëtuan për në Australi. Që prej kësaj kohe, Jesus Culture ka realizuar evente në shumë kombe rreth e qark botës si Gjermani, Francë, Hungari, Danimarkë, Afrikën e Jugut dhe në shumë vende të tjera , ku kanë marrë pjesë më shumë se 90 mijë persona.  Me rritjen e shërbesës, Banning kishte nevojë të reflektonte për drejtimin e ardhshëm të shërbesës. Kështu nga shërbesa e një grupi të rinjsh, Jesus Culture kaloi në një shërbesë më vete.  ‘Jesus Culture’ ishte ende pjesë e kishës Bethel, por e veçuar nga grupi i të rinjve.  Së fundmi ata nisën një lëvizje dhe një kishë tjetër.  Albumi i tyre i fundit është “Let it Echo” i publikuar këtë vit.

“Për mua personalisht këngët e këtij albumi përbëjnë një udhëtim. Qoftë ky përmes humbjes apo diçkaje tjetër, por gjëja e mrekullueshme është se kur e regjistronim në kishën tonë lokale, ecnim përmes sfidave së bashku. Mendoj që mbi gjithçka ne mund të vijmë së bashku dhe të ecim përmes stinëve të ndryshme të jetës dhe të njohim gëzimin, dhe lirinë.”- ka thëne Chris një prej anëtarëve të grupit.

Ambicia më e madhe e Jesus Culture është të vazhdojnë të publikojnë muzikë që do t’i sjell njerëzit më pranë Perëndisë. Gjithashtu shpresojnë që me muzikën të inkurajojmë drejtuesit e rinj të adhurimit. Jesus Culture duan që të zhvillojnë talentet e reja, zërin e ardhshëm të një brezi te ri.

 

Rooftops

“So I shout out Your name, from the rooftops I proclaim
That I am Yours, I am Yours
 …”

Alive In You

“You are God, You’re the Great “I Am”
Breath of life I breathe You in
Even in the fire, I’m alive in You!
You are strong in my brokenness
Sovereign over every step
Even in the fire, I’m alive
I’m alive in You
…”