Biografi Jeremy Camp
Jeremy Camp

Biografi.

Ndonëse për të mund të duket “vetëm fillimi”, Jeremy Camp ka 12 vite meritash dhe arritjesh si kompozitor dhe producent artistik, përfshirë këtu edhe katër milionë albume të shitura, katër albume të arta (RIAA Gold), tri kandidatura American Music Award dhe një kandidaturë për çmimin Grammy. Arritjet e mëdha sa vinin e shtoheshin për Jeremy Camp. Ai ka qenë pjesë e më shumë se 25 turneve (si performuesi kryesor në 18 prej tyre) në SHBA dhe ka zhvilluar koncerte në më shumë se 32 vende. Jeremy e përshkruan veten si “një shërbëtor, i cili luan muzikë, për të shërbyer. “Gjatë një viti e gjysmë, kjo shërbesë ka përjetuar një sezon rritjeje artistike dhe muzikore të dukshme, me albumin e tij të ri “I Will Follow” ( “Unë do të ndjek”). Jeremy përcjell tek të tjerët përmes këngës, mënyrën se si e gjen Perëndinë. Një ndër këngët e tij më të dëgjuara është “Come Alive” (“Merr jetë”), për të cilën Jeremy është frymëzuar nga jeta e përditshme.

Ashtu siç ai ndan në librin e tij “Unë ende besoj”, Jeremy humbi gruan e tij të parë nga kanceri, në moshën 21 vjeçare dhe në vitet e fundit, ka humbur një fëmijë, për shkak të abortit me gruan e tij, Adrienne. A është Jeremy i gatshëm të fshijë nga e kaluara ata kapituj të dhimbshëm të jetës së tij? Apo nuk është ende gati të flasë për to? Aspak, ai thotë: “Unë gjithmonë them: “Kjo është një pjesë e jetës sime. Nuk është jeta ime. Kjo nuk është e gjitha ajo që unë ndaj, por kjo është pjesë e asaj që njerëzit ende kalojnë nëpër kohë të vështira. Shkrimi thotë tek 2 Korintasve, që ashtu siç ngushëllojmë të tjerët, ashtu do të ngushëllohemi dhe ne.”

Tekstet e thella e biblike të këngëve të Jeremy reflektojnë vite studimi të Fjalës së Perëndisë. Shërbesa e tij është një mënyrë jetese, gjë në të cilën përfshihet e gjithë familja, e cila herë pas here i bashkohet atij në aktivitete artistike. Jeremy dhe gruaja e tij Adrienne, kanë dy vajza (10 dhe 8 vjeçare) dhe një djalë (3 vjeçar).

Jeremy Camp të gjithë shërbesën dhe adhurimin ja përkushton Zotit duke thënë:

“Zot, unë jam plotësisht i yti. Pra, çdo gjë që ti ke për mua, unë do ta bëj atë 100 %, me gjithë zemër dhe unë do të jem i gatshëm. ”

 

I Will Follow

I will follow, follow you wherever you go
And I will listen, to the very promises I know
You are with me, always with me
Keeper of my soul
I will follow, follow you wherever you go …”

He Knows

HE KNOWS, HE KNOWS
EVERY HURT AND EVERY STING
HE HAS WALKED THE SUFFERING
HE KNOWS, HE KNOWS
…”