Biografi e Hillsong Young & Free
Hillsong Young & Free

Biografi.

Një nga grupet e shumta që janë formuar nga shërbesat e Hillsong në Sidnei, Australi, është Hillsong Young & Free. Grupi është i përbëre nga katër anëtarë të cilët janë tepër të rinj. Në grup janë dy vajza dhe dy djem te cilët plotësojnë njeri-tjetrin me dhuntitë që Zoti ju ka dhënë.

“Ne realizojmë një shërbesë me rinjtë, por me identitet ne jemi një popull që e kemi gjetur shpresën, shpëtimin, gëzimin, faljen dhe të ardhmen në Krishtin. Këngët tona burojnë nga zemra dhe janë  një pasqyrim i jetës në Jezusin.”- kanë thënë Hillsong Young & Free.

Hillsong Young & Free po mundohen të sjellin risi në tregun muzikor për të rinjtë, duke u përshtatur më së miri kohës por me këngë kushtuar Perëndisë. Mund të cilësohen si zëri i këtij brezi të ri.  Hillsong Young & Free  nuk është vetëm emri i grupit, por edhe mesazhi dhe misioni i tyre. Ata besojnë  se Zoti po thërret këtë brez për të qëndruar të fortë në rininë e tyre dhe ne lirinë e tyre. Ata besojnë se me anë të këtyre këngëve do ti shihni të rinjtë e prangosur të lirë. Hillsong Young & Free, besojnë se përmes këtij projekti të rinjtë do të gjejnë  jetën dhe gëzim të pafund në Jezusin.

Në vitin 2012, grupi publikoi këngët “Alive” dhe “Wake” në gjuhën spanjolle ‘Vivo estas’.  Të mbushur në frymë, Hillsong Young & Free  filluan të fitonin edhe më shumë popullaritet duke bërë  shumë koncerte dhe duke sjell të rinj tek Krishti.

Lidhur me këngën “Wake”, Alex një nga anëtarët e grupit tregon: “’Wake’(Zgjohu) u krijua ndërsa unë dhe Hannah Hobbs vendosëm të shkruanim së bashku. Dëshironim të shkruanim një këngë që nga fillimi pohonte se ne si besimtarë duhet të zgjedhim çdo ditë që ta ndjekim Perëndinë dhe se ai gjithmonë është me ne. Sërish kur e prezantuam këngën, të rinjtë ishin gati për ta kënduar si një këngë të re lavdërimi.

“Historia e këngës është se pas shërbesës së të dielës në mëngjes, ne kemi një piano në cep të auditorit tonë, dhe unë u ula në piano. Unë kam qenë duke lexuar Psalmet 100 ne atë periudhë. Ai Psalm është një nga psalmet e mi të preferuar, dhe unë mendoj se këto psalme janë shumë të preferuar nga  njerëzit. Unë  e dashuroj sidomos pjesën ku thuhet : “Zoti është i mirë, dhe dashuria e tij vazhdon përjetë”. Kjo pjesë më bëri përshtypje dhe më shtyu të shkruaja këtë këngë. Teksti ka ndryshuar relativisht, por ideja e përgjithshme ka mbetur. Në këtë pikë, unë u përpoqa të shkruaja pjesën tjetër të këngës.”

‘This Is Living (feat. Lecrae)’ është një bashkëpunim me një artist rreper fitues të një Grammy, si dhe një zë i fuqishëm për lirinë për brezin e sotëm.  Kënga u shkrua si një reagim ndaj punës që Zoti po bën në shërbesën rinore të kishës Hillsong, dhe feston jetën, gëzimin dhe shpresën që gjendet tek Jezusi.

“Historitë tona manifestohen momentin që gjejmë Jezusin dhe kuptojmë rëndësinë që ai ka për ne. Tani, ne jemi të plot me anë të tij. Tani, jemi të shpëtuar nga hiri. Tani, kemi një jetë të re. Tani, zemrat tona e ndjekin. Tani besojmë në dashurinë që nuk dështon kurrë.  Ne shpresojmë që kushdo që e dëgjon këtë këngë do të kujtohet për ndikimin që Jezusi ka pasur në jetën e tyre.”

Albumi i tyre më i ri nuk zhgënjen aspak, përkundrazi ai tejkalon pritjet për të arritur të njëjtin mision.
Youth Revival (Rizgjim Rinor) përmban adhurim të sinqertë me një tingull modern, dhe i drejtohet brezit të ri të besimtarëve.  Me një atmosferë energjike dhe tinguj që të ftojnë të kërcejnë albumi hapet me këngë si, “Where You Are,” “Real Love” dhe një këngë më të qetë “Only Wanna Sing,”. Pjesa e dytë e albumit përcjell muzikë adhurimi që ngjason me tingullin karakteristik të Hillsong, në këngë si “Never Alone” dhe “When The Fight Calls,”.

Tashmë në MTV është  kënga e Hillsong Young & Free” Where You Are” nga albumi i tyre i fundit. Hillsong Young & Free’s Youth Revival përcjell muzikë adhurimi, në ritme moderne të pëlqyera nga të rinjtë, në stilin më të njohur muzikor për këtë grup moshë. Me këtë frymë dhe përkushtim Hillsong Young & Free  vazhdojnë te rriten dita ditës në shërbesat e tyre por edhe në aktivitete që zoti po i drejton. Ky grup edhe pse të rinj në moshë, Zoti po ju beson shumë shërbesa te mëdha.

 

Wake

 You will never fade away, Your love is here to stay
By my side, in my life, shining through me everyday
You will never fade away, Your love is here to stay
By my side, in my life, shining through me everyday…”

Alive

“You are alive in us
Nothing can take Your place
You are all we need
Your love has set us free
…”