“Music Band”
Hillsong United

Hillsong janë grupi që vijnë nga kisha me të njëjtin emër në Sidnei të Australisë, një bashkësi me më shumë se 17,000 anëtarë. Popullariteti i kishës Hillsong në muzikën e lavdërimit dhe adhurimit filloi me konferencat e Hillsong në fund të viteve 1980 dhe pas publikimit të parë të këngëve të shkruara nga anëtarët e grupit e veҫanërisht Darlene Zschech. Albumi i tyre i parë adhurimit ‘The Power of Your Love’ (Fuqia e Dashurisë Tënde), u publikua në vitin 1992. Që atëherë adhurimi live dhe albumet e adhurimit nuk kanë munguar asnjë vit.

Pas dy dekadash nën drejtimin e Brian dhe Bobbi Houston, Hillsong debutoi me projektin For All You’ve Done (Për gjithcka që ke bërë), një performancë live e realizuar në Shkurt të vitit 2004 në qendrën e Sydneit. Më pas nën drejtimin e Reuben Morgan ata nxorrën albumin ‘World Through Your Eyes’ (Bota përmes syve të tu), publikuar në Nëntor të vitit 2004 dhe një sërë publikimesh të tjera me zërat potent të Darlene Zschech dhe Brooke Fraser.

Muzika e Hillsong paraprin muzikën e krishterë rreth e qark botës, me albumet e adhurimit që vazhdojnë të fitojnë statuse të arta vetëm me dy javë nga dita e publikimit. Një grup i përkushtuar këngëtarësh dhe muzikantësh javë pas jave dedikojnë kohën talentin dhe energjinë për të drejtuar kishën e tyre në adhurim. Është përkushtimi i tyre ai që pasqyrohet në albume. Perëndia vazhdimisht ngre talente të reja brenda skuadres dhe këngë të reja i paraqiten kishës thuajse ҫdo fundjavë.

Disa nga titujt që mbajnë autorësinë e Hillsong, janë pjesë e 25 këngëve më të kënduara në të gjitha vendet e botës. Ata njihen për hitet globale si ‘My Redeemer Lives’ (Shpëtimtari im Jeton) dhe ‘Shout To The Lord.’ (Thërrisni për Zotin)

 

 

No Other Name

Lift up our eyes, see the King has come
Light of the world reaching out for us
There is no other name
There is no other name
Jesus Christ our God….

Oceans

Spirit lead me where my trust is without borders
Let me walk upon the waters
Wherever You would call me
Take me deeper than my feet could ever wander
And my faith will be made stronger
In the presence of my Savior”

Postime

Ku besimi s’ka kufi

Ku besimi s’ka kufi

Hillsong United kanë krijuar një ndër këngët më të suksesshme të viteve të fundit, “Oceans (Where Fe…Lexo më shumë