Biografi Hektor Kollonata

Hektor Kollonata

  • Orgin
    Shqiptarë
  • Links
  • Genres
    Adhurim
p

Biografi.

Hektori ka filluar të luaj në kitarë edhe të këndojë që në moshën 6-vjeçare. Babai i tij i mësoi disa akorde në kitare dhe më pas ai filloi vetë të praktikohej. Hektorit i pëlqente të këndonte dhe të luante kitarë në çdo moment, as vetë nuk e kuptonte  pse e bënte ketë gati çdo ditë,  por sot kur e mendon është se diçka e shtynte brenda vetes përtej dëshirës apo pasionit të tij.  Në moshën 11 vjeçare, Hektori  filloi  të shkonte në kishë dhe i besoi Jezusit si Zot dhe Shpëtimtar.

Hektori na tregon më shumë se si u bë pjesë e kishës: “Fillova të shkoj në takimet e fëmijëve dhe atje mësova si të lexoja historitë e Biblës, si të lutesha dhe si të kaloja kohë me Zotin vetëm për vetëm (Mateu 6:6). Atëherë fillova të kuptoja dhe të rritesha çdo ditë në Fjalën  e Zotit”.

Në moshën 15 vjeçare, ai u bë pjesë e grupit të adhurimit në kishë. Ai dëshironte shumë të luante në kitarë, të këndonte për Perëndinë. Gjithmonë ai mendonte se Zoti kënaqej me këtë. Dhe pse i vogël në moshë, Hektori donte gjithmonë t’i jepte Zotit më të mirën dhe të bënte gjëra të mëdha për Zotin. Ai kuptoi që ky talent, kjo dhuratë erdhi nga Zoti.

11060306_10202824233165384_9017545695944426998_n

“Të krijosh muzikë apo të bësh tekste këngësh vjen nga koha personale me Zotin, nga fjalët që i them Jezusit kur unë lutem në kohën time personale me Zotin, janë fjalë në momentin kur zemra ime bashkohet me zemrën e Atit, janë fjalë zemre. Çdo gjë që merr frymë  le të lëvdojë Zotin’’ (Psalmi 15:1-6).  Këto janë disa vargje që më pëlqejnë shumë. Mendoj që çdo gjë që merr frymë të lëvdojë Zotin, pra gjithë krijesa si: njerëzit, kafshët, toka, lulet, pemët dhe gjithë universi çdo gjë le të lëvdoje Zotin. Pra dhe unë jam pjesë e këtij vargu të lëvdoj Zotin dhe të jetoj për Zotin, në çdo frymë që unë marrë.”–thotë Hektori.

Ai kujton një këngë që e krijoi ndërsa vazhdonte shkollën Biblike, një këngë që nuk e kujton se si e gjeti melodinë dhe fjalët e saj aq shpejt. Në fillim nuk ishin shumë fjalë por vetëm me ato fjalë Hektori  luante atë vijë melodike dhe adhuronte  Zotin.  Më vonë,  ai punoi fort për ta realizuar ashtu siç duhej.

Në vitin 2014  Hektori mori  pjese në talent show-n ,The Voice of Albania.  Kënga me të cilën ai u paraqit ishte titullohej: ‘’E dua praninë tënde’’.  Me këtë këngë ai donte ti tregonte botës që Jezusi është me ne në çdo moment, prania e Tij është në çdo kohë me ne, Ai është duke na pritur dhe se dashuria e Tij është pa kushte dhe nuk ka fund për çdo person.

Me pas në vitin 2015 ai morri pjesë në festivalin Top Fest , me një këngë tjetër të titulluar “Dua të të shoh”. Për Hektorin kjo këngë është e veçantë, ai thotë:  “Kjo është lutja dhe refreni i zemrës time që një ditë të përqafoj këmbët e Jezusit, ta shoh, ta prek dhe ta përqafoj fort. Kjo është lutja ime dhe kjo është dëshira që digjet brenda meje: ‘’Të banoj në shtëpinë e Zotit ditë të gjata’’ ashtu si Davidi tha në psalmet.”.

Ti këndoj Zotit është gjëja më e bukur  për Hektorin  dhe kjo e bën atë të ndihet i plotë. Në rrugën e artit dhe muzikës ndonëse ndonjëherë është më e vështirë seç duket, ka sprova të mëdha dhe pengesa. Hektori ka kaluar përmes tyre ndaj për më tepër na tregon:  “Jam tallur disa herë tallje nga njerëz që mendojnë se me talentin që kam duhet të këndoj nëpër klube dhe të krijoj këngë dashurie. Disa miq të tjerë mendojnë se mund të jem shumë i suksesshëm nëse nuk këndoj në kishë apo për Zotin. Fjalë të tilla nuk më  kanë  ndaluar aspak t’i këndoj Zotit dhe ti shërbej Zotit në kishë duke kënduar. Dua të tregoj diçka në lidhje me këtë, e kam thënë dhe në një interviste tjetër që, nuk është diçka e keqe nëse unë i këndoj dashurisë, por çdo njeri që këndon apo luan në një instrument dhe çdo njeri që ka një talent tjetër përveç muzikës duhet të kuptojë se ky talent apo kjo dhuratë vjen nga Perëndia dhe se duhet të kthehet tek Perëndia, me mirënjohje dhe lavdërim dhe nëse ke talent të krijosh këngë bëji ato këngë me mjeshtëri dhe jepi Zotit më të mirën.”

12834757_10204731746172017_45687001_n

Lutja e tij është që të kemi sa më shumë këngë të krijuara nga ne, këngë të reja në shqip, që të mbështesim njëri-tjetrin për lavdi të Perëndisë.  Hektori inkurajon çdo person që ka një talent nga Perëndia që të jetë i frytshëm në atë që bën dhe të punojë sa më shumë në atë talent për ta rritur dhe forcuar më shumë për lavdinë e Zotit.

”Kur isha i vogël kisha shume dëshirë te kisha një audiencë të madhe që të më dëgjonte, por tani kam një audiencë akoma më të madhe dhe kjo audience është Perëndia dhe s’ka më bukur ti këndosh dhe të kënaqësh zemrën e Atit.”

“Duke qenë se ti ke qenë ndihma ime,unë këndoj tërë gëzim në hijen e krahëve të tu’’ (Psalmi 63:7)

 

Unë kam vendosur të ndjek Jezusin

Unë kam vendosur të ndjek Jezusin, mbrapa s’do të kthehem më.

Dhe pse jam vetëm, vetëm do ta ndjek. Mbrapa s’do të kthehem më.

Bota është mbrapa, kryqi përpara. Mbrapa s’do të kthehem më…”

Dua të të shoh

Këtu jam,Ty të pres ,

Eja të lutem më jep ti pak shpresë,

Eja të lutem , pranë meje dua të të kem …”