Biografi
Francesca Battistelli

Francesca Battistelli është një kantautore dhe muzikante lindur në New York, por rritur në Florida në një familje artistësh. Në moshën 15 vjeҫare, ajo ishte anëtare e një grupi vajzash të muzikës pop në Orlando. Pasi grupi u shpërbë, ajo rrëmbeu kitarën dhe filloi të krijonte këngët e saj, duke u siguruar që besimi të ishte fokusi primar i teksteve që do të shkruante.

Fillimisht ishte një artiste e pavarur kur publikoi albumin Just a Breath, në vitin 2004. Por albumi i saj i parë i suksesshëm do të ishte, ‘My Paper Heart’, publikuar në vitin 2008. Ky album mbahet mend për këngë si: “I’m Letting Go,” “Free To Be Me,” “It’s Your Life,” dhe “Beautiful, Beautiful.” Pas këtij albumi ajo të vlerësohej me ҫmimin e parë Dove Award si “Vokalistja më e mirë femër e Vitit 2009.”.

Në vitin 2011 ajo publikon, ‘Hundred More Years’ (Mars 2011) me këngë si, “Strangely Dim,” “This Is The Stuff” and “Motion Of Mercy.” Ajo thotë lidhur me këngë Motion of Mercy: “Ne nuk mund të japim nëse nuk na është dhënë. Ideja është që ne të japim atë dashuri hir dhe mëshirë dhe atëherë kur të tjerët nuk e meritojnë. Në të vërtetë kjo është mëshira ndonëse ne si qenie njerëzore nuk arrijmë ta kuptojmë. Kjo është me siguri një ide e vetë Perëndisë. Fakti që ai na do dhe ka dhembshuri për ne, na bën të aftë që të sillemi në të njëjtën mënyrë me dikë tjetër, dhe mua më pëlqen ky koncept.”

Së fundmi, Francesca Battistelli vazhdon të jetë e sinqertë me këngët e albumit të saj të ri, ‘If We were Honest’, publikuar në Prill të vitit 2014. Këngë si “Write Your Story” dhe “He knows My name,” janë ndër më të luajturat sot për sot në radio.

Muzika e saj është një gërshetim i zhanreve të ndryshëm. Teksa e dëgjon gjen elementë të muzikës, pop, jazz, gospel dhe R&B. Battistelli ka thënë se kur filloi të kompozonte, dëshironte vërtetë të sillte diҫka autentike në skenën muzikore, në mënyrë që të gjithë ta dëgjonin.

Tani ajo i është përkushtuar familjes së saj. Francesca dhe bashkëshorti i saj Matt kanë përjetuar një gëzim të ri në familjen e tyre me ardhjen e fëmijëve në jetët e tyre. Djali i tyre Matthew lindi në Shtator të 2010, ndërsa vajza Audrey në 2012.

Beautiful, Beautiful

“Like sunlight burning at midnight
Making my life something so beautiful, beautiful”

He Knows My Name

I don’t need my name in lights
I’m famous in my Father’s eyes
Make no mistake
He knows my name”

Postime

Historia e këngës, “Giants Falls”

Historia e këngës, “Giants Falls”

Para disa vitesh mora një e-mail nga një vajzë me emrin Mallory. Kur ishte 11 vjeҫ, ajo krijoi një o…Lexo më shumë