Biografi
for King & Country

for King & Country, të njohur në fillimet e tyre si Joel & Luke, janë një grup i muzikës pop përbërë nga dy vëllezërit australianë Joel & Luke Smallbone. Grupi që jeton në Nashville, publikuan albumin debutues ‘Crave’ (Kreiv) në vitin 2012. Albumi mori shumë lëvdata dhe u cilësua nga Billboard si një ndër grupet e rinj muzika e të cilëve është për të mos u humbur për vitin 2012. Revista ‘Kantautor amerikanë’, i cilësoi ata si përgjigja australiane për grupin Coldplay. Në vitin 2015 ata morën për herë të parë një ҫmim Grammy për albumin më të mirë bashkëkohor të krishterë për projektin me titull ‘Run Wild, Live Free, Love Strong’ (Vrapo furishëm, Jeto lirshëm, Dashuro fuqishëm).

Suzi Magazin ka shkruar, “Mjafton të dëgjosh vetëm një herë tingullin e pasur, ritmik dhe alternativ bashkë me tekstet e mirë menduara, për të kuptuar popullaritetin e tyre të papritur.”

for King & Country e përshkruajnë kështu filozofinë e tyre: “Fuqia e muzikës mund të ndikojë humorin tonë, emocionet dhe ditën tonë. Por kur kombinon forcën e muzikës me zemrën, shpresën dhe pasionin e Ungjillit, ka fuqinë jo vetëm të ndryshojë ditën e dikujt, por t’i ndikojë ata në përjetësi. Ja pse shkruajmë muzikë dhe këndojmë këngë! Ne shpresojmë që njerëzit do të preken, inkurajohen dhe nxiten për të jetuar jetën për dikë që është më i madh se ta.”

 

Run Wild

To every soul locked in a cage
In the prison of your past mistakes
No, there’s no time left to waste
Yeah, you can make your great escape
We’re made to run wild, run wild, run wild
…”

Without You

I don’t want to live without you
I’m not ready to live without you
So let’s dance a little, laugh a little, hope a little more
‘Cause I don’t want to leave without you, without you …”

Postime

Postime