Biografi Edea Demaliaj
Edea Demaliaj

  • Orgin
    Shqiptare
  • Links
  • Genres
    Pop
  •  

Biografi.

Sot, ajo është vetëm 18 vjeç,por karriera e saj është e pasur me shumë trofe dhe çmime të rëndësishme. Edea Demaliaj e ka nisur karrierën e saj,që në moshë të vogël. Muzika dhe skena e kanë shoqëruar atë përgjatë gjithë viteve të jetës së saj. Hera e parë kur ajo preku skenën ishte në moshën tre vjeçare, duke kënduar dhe që nga ai moment ajo ka qenë e lidhur shumë fort me muzikën. Të qenit vajza e një kantautori të famshëm të muzikës shqiptare e ka bërë atë të rritej në një ambient plotë muzikë. Zëri i saj, për herë të parë ka mrekulluar në një festë Krishtlindjeje, të organizuar me fëmijë të kishave të ndryshme të Tiranës. Aty, ajo ka kënduar këngën “Natë e Shenjtë,Natë e qetë”,  në një dramë të përgatitur nga fëmijët e kishës së saj. Nuk do ishte ky i vetmi moment për të, për të shfaqur talentin e saj. Që në fëmijëri, ajo vazhdoi të ngjiste shkallët e karrierës së saj. Edea filloi të këndonte këngë të ndryshme për fëmijë dhe u kthye në një nga zërat më të pëlqyer, duke bekuar shumë njerëz dhe moshatarë të saj, me dhuntinë që Perendia i kishte dhënë. Si një fëmijë i talentuar, ajo ka rrëmbyer që e vogël çmime, me këngë të ndryshme nëpër festivalet, ku këmba e saj ka shkelur. Çmimi i parë në festivalin e fëmijëve në Maqedoni, në Shkodër mori çmimin “Inva Mula” dhe ka qenë pretendente për të fituar përsëri një tjetër çmim, në programin për fëmijë “ Një këngë për ty”, por nuk arriti dot të renditej e para. “Muzika dhe skena kanë qenë në një moment të jetës sime që i kam ditur ç’farë janë ose i kam njohur  sepse që kur kam qën e vogel unë jetoja me atë jo për shkak se këndoja vetë por prindërit e mi kishin një jetë shumë aktive në skenë” – ka thënë Edea.

Ajo është rritur në një familje, ku arti ka qenë dhe mbetet i mirëpritur. Prozhektorët e skenës dhe magjia e saj e tërhoqën Edean e talentuar të bëhej pjesë e saj, që një ditë ajo skenë e madhe do e bënte dhe atë një këngëtare të madhe. Kënga e saj e parë, që e identifikoi Edean si këngëtare ishte “Unë dhe Engjëlli”,të cilën e kishte realizuar babai i saj, kantautori Gent Demaliaj. Edea na tregon një copëz histori,se si është realizuar kjo këngë:  “Unë dhe engjëlli” është një këngë që e ka realizuar babai im dhe kur më tha kjo këngë është realizuar për ty, për mua ishte e çuditshme, sepse shpesh jam mësuar t’i bëj vetë këngët e mia. Në fillim nuk doja ta këndoja, por më pas ajo këngë u bë e imja.“ Edea gjithmonë arrin atë që i ka vënë synim vetes dhe nga këngëtare Edea vjen edhe si kantautore me këngën “Për ty”. Me këtë këngë, Edea është përfaqësuar në festivalin e parë të muzikës së krishterë bashkëkohore në Shqipëri “Worship Fest”.

“Këngën kishte pothuaj dy vite, që e kisha shkruar dhe kisha bërë vijën melodike, e kisha krijuar në mendjen time, se çfarë doja të realizoja. Unë nuk doja vetëm një këngë për ta lavdëruar Zotin, sepse ka shumë këngë të tilla, por doja një këngë, që të tregonte vërtetë marrëdhënien tonë me Zotin. Kënga është një lutje që çdokush i bën Zotit, sepse marrëdhënia jonë më e afërt me Zotin është përmes lutjes, prandaj edhe unë e realizova tekstin e kësaj kënge në formën e një lutjeje. Kënga ka të bëjë me pendimin, ose më shumë me një lutje shpëtimi. Për secilin nga ne ka momente në jetë, që rrëzohemi dhe kjo këngë na bën të reflektojmë më shumë” – ka thënë Edea.

Kjo këngë do mbetet gjatë në memorien e publikut, por edhe të vetë Edeas. Dëshira e saj është që të ketë më shumë këngë të krishtera dhe festivale, ku këta artistë të shfaqin talentin, me të cilin Perëndia i ka bekuar dhe, me anë të këtij talenti të afrojnë sa më shumë njerëz te Krishti.Një zë premtues i së ardhmes dhe me një zemër për Zotin, Edea dita-ditës kishte nisur sfida të mëdha me veten e saj. “Poema e shpëtimit” është kënga e rradhës, që iu besua Edea Demaliajt, kënga e filmit për fëmijë më të ndjekur të momentit në Shqipëri “Super Libri”. Kënga në pak ditë u mësua nga të gjitha moshat, kryesisht nga fëmijët dhe është kthyer në një ndër më të pëlqyerat.

miriam-cani

“X factor Albania” është një tjetër rrugëtim i këngëtares, e cila ia doli me sukses. Edea konkurroi në këtë kompeticion, duke u renditur e para dhe duke rrëmbyer kupën e këtij spektakli. “Ylli më i ri i skenës Shqiptare“, ky ishte titulli që kishte mbushur mediat duke i bërë jehonë fitores së Edeas. Vokali e thjeshtësia, si dhe të qenit një vajzë e përulur e bënë Edean që të shkëlqente dhe të rrëmbente triumfin e rradhës. Një stuhi e fortë erdhi në jetën e saj, kur babai i saj u nda nga jeta. Edea gjeti forcë dhe ngushëllim tek Zoti dhe tek fjala e tij. Përveçse është një vokaliste me potencial dhe kantautore, Edea është një ndjekëse e Jezusit.

 

Për Ty

” Ti më do 

pranë meje qëndron

mëkatin tim pastron …”

Poema e Shpëtimit

” Jetën time ma ndrysho

Dhe më ndihmo t’jetoj për Ty …”