Biografi Danja Gremi
Danja Gremi.

  • Orgin
    Shqiptare
  • Links
  • Genres
    Adhurim
  •  

Biografi.

Danja Gremi është një adhuruese e re me zemër të madhe për të kënduar dhe adhuruar Zotin. Këngëtarja është pjesë e adhurimit në kishën e saj. Me një zë tepër melodioz, Danja ka vendosur qe çdo gjë t’ia përkushtoj Krishtit dhe talentin e saj. Në fëmijërinë e saj  familjarët e kishin zakon të mblidheshin dhe të këndonin deri në mesnatë, edhe  fëmijët mblidheshin pas tyre dhe këndonim me gjithë forcën dhe entuziazmin. Në shkollë po ashtu Danja ishte  aktivizuar me grupet e fëmijëve dhe ndonëse ishte e ndrojtur në natyrë,  kur këndonte çdo gjë merrte nuanca të tjera. Dëshira për muzikën Danjës i është dhuruar nga Zoti. Kur Danja filloi studimet e larta, kishte dy dëshira, të gjente Zotin dhe të kishte mundësi të këndonte. Në lidhje me muzikën, ajo kishte dëshirë të konkurronte në emisionin “Ethet e së Premtes”, por nuk  arriti të konkurronte për shkak të radhëve shumë të gjata. Në fakt Zoti kishte një plan tjetër për Danjën, të behej pjesë e korit të kishës dhe shumë shpejt, pjesë e grupit të adhurimit ku ajo është aty prej më shumë  se 10-te vitesh. Babai i saj i thotë që ajo e ka gjetur “skenën”  dhe për të është vërtet privilegj të këndosh për Perëndinë.

Danja na tregon se ç’fare e shtyu të merret me muzikë të krishterë: “Besimi që kam se një tekst i krishterë mund të të frymëzojë dhe ndryshojë ditën, gëzimi që muzika mund të ngjallë emocione shumë të veçanta dhe shumë shpejt të bëhet personale për çdo njeri. Nëse Zoti më ka dhënë një talent ky talent është i Tij dhe kjo më jep më shumë motivim që të mos heq dorë nga muzika e krishterë. E para është Bibla, më pëlqen që të kem një ose disa vargje referues. E dyta është një përjetim personal, të dëshmosh përmes tekstit të një këngë kjo është mundësia e një këngë, më të kam dashur të nderoj Perëndinë tim. E treta mund të jetë meditimi mbi një teme të caktuar, festë të caktuar.”

Në moshën 10 vjeçare Danja ka lexuar një broshurë për Jezusin dhe më vonë Biblën për fëmijë por në  fakultet ajo kuptoi të plotë ungjillin, se si njeriu është mëkatar, por ka një rruge shpëtimi dhe kjo rrugë është nëpërmjet sakrificës së Jezus Krishtit. Që  nga ai moment ajo vendosi që ai të ishte mbret i jetës se saj dhe ky është  vendimi më i rëndësishëm i jetës së këngëtares. Danja shumicën e këngëve të saj, pothuajse të gjitha këngët i ka realizuar vetë. Nga frymëzimi i madh që Perëndia ka sjell në jetën e saj, Danja ka realizuar disa këngë.

Mik i zemrës  është kënga e parë e kompozuar nga Danja dhe transmetuar në radio. Danja na tregon se si i lindi ideja për të realizuar këtë këngë: “Kënga e parë e krishterë ka lindur nga një nxitje. Në vitin 2008, më kishin thërritur në Radio 7 për të regjistruar dy këngë përshëndetëse. Rrugës në kthim me personin që na shoqëroi po flisnim për kompozimet e krishtera shqip, për faktin që kishte pak këngë të kompozuara nga shqiptarë, shumica janë këngë të përkthyera dhe ai tha: “Çdo njeri mund të kompozojë një këngë për Zotin”. Kjo gjë më mbeti në mendje, unë kisha kompozuar këngë më parë me tekst laik, por tani mu hap një dritare e re.”

150fa24c-2e93-4133-9b91-32bbfb617b6e

Perëndia dita ditës e frymëzonte edhe më shumë Danjën dhe ajo krijoi këngën tjetër. “Ti Zot mjafton”. Danja na tregon se si e ka realizuar këtë këngë: “Në Qershor të vitit 2015 ju nënshtrova disa analizave dhe për herë të parë bëra një rezonance, e cila që në momentin që u futa më la pa frymë për shkak se unë i vuaj vendet e mbyllura. Në pak sekonda që unë doja të dilja, në heshtje i thirra Zotit dhe i kërkova me fjalë të shkurtra, të shpejta, të merrte situatën nën kontroll. Ai duhet të më mjaftonte që unë t’ia dilja asaj analize që nuk zgjati më shumë se 30 minuta. Menjëherë Zoti më dha paqen dhe Ai më mjaftoi, pavarësisht se ku ndodhesha, unë nuk po e përjetoja më si një vend të izoluar, por duke fluturuar me të. Brenda një pajisje të izoluar unë po shijoja prezencën e Tij dhe po falënderoja për dorën e Tij që më mban në familje, në punë, kudo .U ula dhe i kërkova Zotit një këngë që t’i jepte Atij lavdi dhe shkruajta  tekstin e eksperiencës sime, pastaj erdhi muzika. U ngjitën shumë të dyja, aq sa unë e këndoja pa pushim, por formë të plotë mori pasi e punuam me grupin e adhurimit. Çdo linjë melodike që i shtohej ishte si emocion i ri për mua.”

Danja nuk ka marrë pjesë në ndonjë kompeticion apo festival. Ajo ka dashur që zërin e saj ta përdori vetëm për lavdi të Perëndisë. Çmimet për të nuk janë të rëndësishme, ajo e ka një çmim, te cilin synon ta marr çdo here që këndon, besimtarët e inkurajuar, zemrat e prekura, ky çmim e nxit atë të vazhdoj të këndoj edhe më shumë.

Danja ka krijuar edhe një album ne Prill 2015 që mban titullin  “Mik i zemrës”. Ajo ka  kompozuar këngë të reja, të cilat i ka kënduar në konferencat e kishës, takime studentore etj.  Disa prej këtyre këngëve  ajo i vendosi  në një album si dhuratë për dëgjuesit e muzikës së saj.  Danja na inkurajon të gjithëve duke na thënë: “Këndojini Zotit në gjuhën shqip, krijoni emocion të ri tek besimtarët që shohin punën e Zotit në ju, nderojeni Perëndinë me talentin tuaj, kënga juaj mund të prekë zemrat e njerëzve.”

 

 

Ti Zot mjafton

” Ti Zot mjafton, nuk endem tani

 Ti Zot mjafton, sot dhe në përjetësi  

Ti Zot mjafton,çlirimin unë kam …”