Biografi
Casting Crowns

Biografi.

Fillimet e grupit të rrokut amerikan Casting Crowns janë në takimet e grupit rinor të kishës së tyre në Florida, në vitin 1999. Që prej asaj kohe grupi ka publikuar mjaft albume të suksesshme si dhe kanë fituar një çmim Grammy dhe janë vlerësuar me disa çmime Dove.

Kanë kaluar më shumë se 10 vite që nga momenti kur Casting Crowns dëgjuan këngën e tyre të parë në radio në korrik të vitit 2003, të njëjtën ditë kur Mark Hall dhe gruaja e tij Melanie sollën në jetë vajzën e tyre Zoe. Kënga ‘Voice of Truth’ (Zëri i së vërtetës), u kthye shumë shpejt në një hit nr. 1 dhe më pas në kolonën zanore të filmit ‘Facing The Giants’ (Përballja me gjigantët). Që atëherë kanë ndodhur shumë gjëra në jetën e anëtarëve të grupit dhe përgjatë rrugës Perëndia u ka mësuar shumë gjëra. Këto mësime ata i kanë ndarë vazhdimisht duke shkruar këngë inkurajuese dhe sfiduese për marrëdhënien tonë me Perëndinë dhe të tjerët.

Ne vitin 2014, ata hynë në një stinë të re me publikimin e albumit të tyre të shtatë, ‘Thrive’ (Lulëzo). Ata tregojnë: “Ideja për albumin, Lulëzo, erdhi nga shërbesa me studentet dhe mësimet qe kemi dhënë përgjatë viteve, për jetën e një besimtari. Ky album është një përpjekje për te dhënë një pamje se si do te ishte një besimtar nëse vendos rrënjë dhe kupton Perëndinë dhe veten. Fillimisht duhet te mësojmë se kush është Perëndia dhe se kush jemi ne. Gjysma e albumit tone na mëson se kush është Perëndia dhe kush jemi ne. Gjysma tjetër na tregon rezultatet qe vijnë pas kësaj. A ke për ta lejuar Perëndinë te jetoje jetën e tij përmes teje?”.

Casting crowns do të vazhdojnë të jenë një grup që nxit dhe sfidon për sa kohë do të ndjekin misionin e tyre si ditën e parë që u ngjitën në skenë. “Gjithçka që bëjmë frymëzohet nga besimi që kemi tek Jezusi, nga kisha jonë lokale dhe nga njerëzit mahnitës që takojmë në rrugën tonë. Ndihemi të nderuar që muzika jonë të njihet në këtë nivel.”- thotë Mark Hall i Casting Crowns.

 

Who Am I

Who am I, that the Lord of all the earth
Would care to know my name,
Would care to feel my hurt? ….”

Thrive

We know we were made for so much more than ordinary lives
Its time for us to more than just survive
We were made to thrive
…”