Biografi Building 429

Building 429

Biografi.

Shpesh dhuntitë që Zoti u jep besimtarëve përmirësohen nga eksperienca. Kështu ka ndodhur me Building 429, grupin e talentuar të muzikës pop/rrok që kryesoi klasifikimet në vitin 2004 me këngën “Glory Defined” dhe vazhdoi të përcillte një ndër shërbesat me më shumë ndikim në komunitetin muzikor të krishterë. Të cilësuar si një nga zërat më të dalluar në zhanrin e tyre muzikor, fillimet e grupit janë atëherë kur Jason vokalisti kryesor, pasi kaloi një fëmijëri të trazuar gjeti qetësi tek kisha e tij dhe muzika.  Ai nisi Building 429 i vendosur për të sjellë ndryshim në jetët e atyre që kishin nevojë të dëgjonin të vërtetën e Ungjillit.  Grupi bëri bujë me hitin e fuqishëm “Glory Defined,” që u cilësua si kënga e vitit nga BMI në 2005. Në të njëjtin vit Building 429 u cilësuan si artistët e rinj të vitit në eventin e  Gospel Music Association, Dove Awards, event në të cilin grupi u nominua gjithashtu në kategoritë, albumi më i mirë rrok bashkohor i vitit dhe kënga e vitit. Building 429 luajnë muzikë rrok. Emri i tyre është frymëzuar nga një pasazh në Bibël, Efesianëve 4:29, vargu që thotë: ‘Asnjë fjalë e keqe le të mos dalë nga goja juaj, por ajo që është e mirë për ndërtimin, sipas nevojës, që t’u japë hir atyre që dëgjojnë.’  Shumë nga sukseset e hershme të grupit i atribuohen periudhës intensive të koncerteve të tyre dhe tendencës për të shkruar dhe performuar këngë energjike, komerciale dhe miqësore.  Koncerte e Building 429 kanë mbushur sheshe të mëdha. Grupi ka një seri albumesh dhe këngësh të cilat kanë frymëzuar dhe inkurajuar shumë njerëz.

Një album i rëndësishëm i grupit është,  Iris to Iris. Albumi bëri që grupi të marr një drejtim tjetër. Jason Roy (kantautori kryesor i grupit) ndjeu se materialet që shkruan nuk ishin ato që grupi kishte nevojë. Ata ndjenë se Perëndia po i thërriste në një drejtim tjetër. Pasi u lutën për rrethanat dhe muzikën ata filluan të krijonin, atëherë grupi mori vendimin që të shkruanin këngë të cilat fokusoheshin tek Perëndia.  Pas kësaj këngët filluan të rridhnin natyrshëm. Ishte më e lehtë dhe më përmbushëse se çdo herë tjetër kur kishim shkruar së bashku, pohon Jason Roy.  Grupi publikoi albumin” Glory Defined: The Best of Building 429”, përmbledhje e hiteve më të mira nga Building 429. Kënga “Where I Belong,” ishte numri një në  Billboard dhe u cilësua kënga e vitit 2012 në muzikën e krishterë bashkohore.

WE Wont be shaken “është albumi i tetë i grupit, që debutoi i pari në klasifikimin e Billboard për albumet e krishtera.  Për Building 429 qëllimi  i realizimit të këtij albumi është që t’ju kujtojë njerëzve se ata janë më shumë se fitimtarë në Krishtin.

“Ky është me të vërtetë qëllimi ynë. Nëse ju dëgjoni këngët e këtij albumi ju do të shihni, se si forca e tij përsoset në dobësitë tona. Për këtë duam të inkurajojmë ndjekësit tanë. Perëndia do të na përdorë dhe ne nuk do të dështojmë “,tha Jason Roy.

 

Where I Belong

“All I know is I’m not home yet
This is not where I belong
Take this world and give me Jesus
This is not where I belong
 ….”

Listen To The Sound

“Listen to the sound of hope
That’s rising up over your old horizon
Listen to the sound, listen to the sound…