Biografi e Bethel Music
Bethel Music

  • Orgin
    USA
  • Web
    bethelmusic.com 
  • Genres
    Adhurim

Biografi.

Bethel Music është një komunitet adhuruesish dhe artistësh pjesë e shërbesës së adhurimit në kishën e tyre lokale në Kaliforni. Ata punojnë si një skuadër këngëtarësh, muzikantësh dhe adhuruesish që kërkojnë me pasion praninë e Perëndisë në miqësitë, shërbesën dhe adhurimin e tyre. Në faqen e tyre në internet ata thonë, “Bethel Music synojnë të shkruajnë këngë që shprehin se kush është Perëndia dhe se cilët jemi ne në Të; ata përcjellin adhurim për çdo stinë me anë të tingujve te tyre.”

Nga viti 2009 deri në 2013, Bethel Music u rritën me shpejtësi nga shërbesa e një kishe lokale ne një grup muzikor me kohë të plot,  me bashkëpunimin e kantautorëve dhe drejtuesve te adhurimit të kishë Bethel Church in Redding, California.

Në Janar të vitit 2015, Bethel Music lançuan inisiativën Artist Collective, duke zgjeruar grupin e tyre të artistëve me emra si  Josh Baldëin apo Jonathan and Melissa Helser.

Brian Johnson u rrit nga prindërit e tij që adhurimi ndaj Perëndisë  të ishte gjëja më e rëndësishme në këtë jetë. Ai është themeluesi i Bethel Music, dhe ka prodhuar shtatë albume, që kanë ndikuar kulturën e adhurimit në shumë kisha rreth e qark botës sot.  Ai kërkon zemrën e Perëndisë në këngët që shkruan.

Brian ka shkruar himne si One Thing Remains, Love Came Doën, You Have Ëon Me, and For The Sake Of The World. Brian shijon komunitetin e familjes dhe miqve me gruan e tij, Jenn, dhe tre fëmijët e tyre. Kënga e Brian, One Thing Remains ka marrë shumë vlerësime, ndër të tjera, si kënga më e luajtur në radio në vitin 2013.

Një këngë e Bethel u shfaq edhe në American Idol, sezonin e kaluar “Songs I Wish I’d Written”.

Ata që dëgjoni në albume janë drejtuesit e adhurimit në kishën Bethel. Brian thotë se “Ne përpiqemi të qëndrojmë së bashku sa më shumë që mundemi. Gjithkush ka një pozicion në një kishë lokale. Ja çfarë ndodh kur të gjithë  mblidhen së  bashku dhe përpiqen për të bërë diçka. Ju mësoni anët e forta dhe dobësitë  e njëri-tjetri.

Jenn Johnson është një drejtuese adhurimi dhe një kanautore po në Bethel Music. Albumi i parë i  Brian and Jenn, Undone, u publikua në vitin 2001, dhe që prej asaj kohe ata kanë marrë pjesë në shumë albume të Bethel.  Disa nga këngët që mbajnë autorësinë e Jenn janë “God I Look to You”, “Come to Me”, “Chasing You”, “For the Cross”, “In Over My Head” and “Nearness” këngë që këndohen rreth e qark botës.

Jenn është e përkushtuar që të ngrejë adhurues që do të kuptojnë identitetin tyre të vërtetë dhe do të ndjekin intimitetin me Perëndinë mbi çdo gjë tjetër.

Jeremy Riddle është një kantautor dhe drejtues adhurimit.  Në  2007, Jeremy publikon albumin e tij debutues të njohur për këngën Sweetly Broken. Jeremy ka shkruar shumë këngë në albumin e Bethel Music si Furious, This Is Amazing Grace, Fall Afresh, God of the Redeemed and One Thirst.

Jonathan dhe Melissa Helser janë drejtues adhurimit dhe kantautorë të etur për të parë një brez të ri të njoh dashurinë e Perëndisë.  Në vitin 2014, ata u bashkuan me Bethel Music’s Artist Collective, duke sjellë me vete një histori të pasur adhurimi pasionant. Muzika që ata kanë regjistruar vjen nga udhëtimi i tyre me Perëndinë.

Jonathan & Melissa janë bërë pjesë e albumit të fundit të Bethel Music, we Will Not Be Shaken me këngën e fuqishme “No Longer Slaves”. Ata janë autorë të këngëve si “Abba”, “Endless Ocean”, “On the Shores”, “Explode My Soul” dhe shumë të tjerave, në shtatë albumet e publikuar prej tyre.

14 vitet e fundit, Jonathan and Melissa kanë përkushtuar jetët e tyre dishepullizimit.  Gjatë kohës kur nuk janë duke udhëtuar, ata drejtojnë shkollat, dhe ndërtojnë komunitetet.

Albumi I Bethel Music “Have It All “përfshin 14 këngë të reja që fokusohen tek natyra e Perëndisë. Premtimet e tij dhe prania e tij në jetën tonë.  Janë përfshirë 13 drejtues adhurimi  nga Bethel  Muzikë përfshirë :Brian & Jenn Johnson, Jeremy Riddle, Steffany Gretzinger, Amanda Cook, William Matthews, Jonathan Helser dhe më shumë, ky album është i pari që të regjistrohen gjatë shërbesave të fundjavës në kishën Bethel . Lirikat e këtij albumi  mund të mblidhen që në titull te këtij  album “Ju mund ti keni të gjitha Zot / Çdo pjesë e botës sime / Merre këtë jetë dhe frymë /Kjo zemër tani është e juaja .”

“Have It All” është një deklaratë e dorëzimit dhe urisë për të jo vetëm të bëjmë një ofertë  lavdërimi, por për të bërë një sakrificë të gjallë e adhurimi. Ashtu si gruaja që theu shtambën e alabastrit te këmbët e Jezusit, këto këngë këshillojnë  kishën të vazhdojë të jetojnë pa rezerva në sjelljen e  Zotit, duke ofruar më të mirën ,zemrat tona plotësisht të përkushtuar.

 

We Will Not Be Shaken

“For we trust in our God
And through His unfailing love
We will not be shaken,
We will not be shaken.
..”

No Longer Slaves

“I am surrounded
By the arms of the father
I am surrounded
By songs of deliverance
…”