Biografi Aurel Duro
Aurel Duro

  • Orgin
    Shqiptar
  • Links
  • Genres
    Adhurim
  •  

Biografi.

Hapat e parë në muzikë për Aurel Duron,lidhen ngushtë me besimin në  Krishtin në jetën e tij.  Në moshën 15 vjeçare ai filloi të ushtrohej në kitarë, që për të ishte një instrument për të shprehur dashurinë  e tij ndaj Zotit. Aurel Duro është nga qyteti  i Korçës, është nxitur dhe rritur mes miqve dhe moshatarëve të tij për të ecur përpara me muzikën. Në kishin ku shkonte të rinjtë, kishin vetëm një kitarë dhe Aureli i dashuruar pas muzikës filloi ti vinte me shumë synim vetes të mësonte kitarën,  me besimin se një ditë Perëndia do bekonte edhe më shumë me talentin që ai i kishte dhënë .Me këtë dhunti  Aureli nisi të shërbente në kishën e tij ,në shërbesën e adhurimit.

“Lutjen e shpëtimit e kam bërë që ditën e parë që kam vajtur në kishë por nuk e besoj që e kam kuptuar vërtet ungjillin ,por me kalimin e kohës kam kuptuar se kush ishte Jezusi . Në jetën time kuptova qe Jezusi ishte dashuri dhe Perëndia i vërtet në jetën time. Kur njeh Perëndinë ,të krijosh muzikë nuk kthehet  më në një qëllim në vetvete ,por pikërisht nga kjo marrëdhënie , nga ky raport i ngushtë, burojnë falënderimet dhe mirënjohja që shprehen mes disa notave të thjeshta dhe fjalëve që burojnë nga shpirti.”-tregon Aureli

Muzika dhe këngët që Aureli ka krijuar, janë realizuar në momente kur ai ka qenë me Perëndinë, duke lexuar fjalën e tij, ose me kitarë në duar ku gjithçka vinte e natyrshme.  Aureli nuk ka krijuar muzikë që të bëhet i njohur përmes saj ,por gjithçka që ai ka realizuar ka qenë e frymëzuar nga Perëndia dhe  tepër spontane.  Aktivitetet ku Aureli ka kënduar dhe ka marrë pjesë janë të shumta,ku mund të përmendim dhe pjesëmarrjen e tij ne Tirana Fest, Worship Fest por edhe në shumë seminare të cilat Aureli i ka realizuar për të shpërndarë tek të rinjtë eksperiencën e tij si një drejtues adhurimi.  Në Worship Fest ,Aureli merr pjesë me këngën “Zërin ngre”, një këngë që është frymëzuar nga dashuria dhe madhështia e Perëndisë. Aureli na tregon se si është bërë  pjesë e këtij festivali:

“Bashkëpunimi që kam pasur me disa miqtë e mi bëri të mundur të isha pjesë  e kësaj iniciative të Marjol Dundo . Unë gjithmonë kam pasur dëshirën dhe pasionin . Kjo ndjenjë  gjithmonë ka qenë brenda meje  dhe s’kisha se si mund ti thosha  jo këtij festivali. Kënga është një thirrje e ardhur nga brenda meje për të kërkuar Perëndinë , për të parë Perëndinë, për të shijuar Perëndinë . Kjo këngë është një thirrje e fortë që shpreh dashurinë,mirënjohjen ndaj Perëndisë.

Aurelit i është dashur shume kohë dhe punë për të realizuar këtë këngë dhe për ta sjellë në version përfundimtar. Dëshira e tij më e madhe është që kjo këngë të përcillte dëshirën , dashurinë dhe intimitetin që çdo njeri ka nevojë ta kaloj me Perëndinë.  Nisma të shumta janë marrë nga  Aureli me zemër të madhe për muzikën ,një ndër to është edhe blogu i tij “Adhurojmë shqip”, ku brenda do gjeni këngë të ndryshme në versionin shqip. Formalizmi i  blogut ka lindur si një dëshirë e kahershme për t’i shërbyer trupit të Krishtit dhe drejtuesve te adhurimit. Vlerësime të shumta për karrierën e tij artistike, nuk kanë munguar . Gjate gjithë kohës dhe në përjetësi  zërat tanë do të bashkohen me zërat e engjëjve ,do t’i ngrejë lartë në adhurim për të vetmin që meriton nderimin dhe lavdërimin tonë  dhe zërat tanë do të jenë  atje.

 

Zërin Ngre

Dhe zërin ngre, ty të kërkoj, ty të kërkoj 

  Dhe zërin ngre, të adhuroj , të adhuroj …”