“Arti i festimit”

“Ndiqeni këtë intervistë dhe mësoni artin e festimit…

rend-collectiveA janë rrethanat ato që shpesh herë të vjedhin gëzimin? A dëshiron dhe ti të përjetosh artin e festimit? Gjithçka fillon nga gëzimi, gëzimi i vërtetë. Lexoni këtë mesazh për gëzimin nga Rend Collective.

Garret Gilkeson, bateristi i grupit tregon: “Më kujtohet që para disa vitesh, vështroja lindjen e diellit. Në një mëngjes tipik Irlandez, qetësia mbizotëronte. Atë moment ndodhi diçka që nuk e kisha vënë re. Unë jam rritur në kishë. Kam qenë i rrethuar nga mendimi se Jezusi më ka dashur, që nga dita kur linda. Por atë ditë, diçka e re depërtoi në zemrën time, sytë e mi u hapën, dhe u mahnita nga realiteti që Zoti më dha, se nuk isha i vetëm dhe i humbur në jetë, se nuk isha i ndëshkuar po isha i lirë. Dhe nuk e kuptova se çfarë ndodhi por kjo ndjesi më pushtoi, fillova të kërceja dhe të vrapoja në fusha, duke qeshur dhe duke qarë me një gëzim të sinqertë e të pastër. Kjo ishte shija ime e parë e artit të festimit.

Që nga ajo ditë kam kuptuar se jeta, përpiqet të na e largojë këtë gëzim fëmije. Qoftë përmes dështimeve apo zhgënjimeve tona, qoftë përmes vuajtjeve apo tradhtisë. Ja pse ne krijojmë një mur mbrojtës, ja pse mpihemi; ja pse tërhiqemi nga jeta dhe bëhemi spektatorë. Sepse kemi frikë se do të na lëndojnë sërish. Por lajmi i mirë është se Jezusi gjithmonë bën diçka të re. Ai nuk ka mbaruar ende punë me ne. Ne mund të dyshojmë mund të ndihemi sikur jemi të thyer pa asnjë mundësi për t’u riparuar. Por Ai është paqja në ujërat tona të trazuara. Ai është shëruesi i atyre që e kanë zemrën e thyer.

Unë kuptova që serioziteti nuk është fryt i Frymës, por Gëzimi është Fryt i Frymës. Shikojmë që në zemrën e Perëndisë ka aq shumë buzëqeshje, sa i gjithë universi nuk mund ti mbajë. Ai është krijuesi i pushimit, i festave. Ai këndon dhe gëzon me ne. Kur vuajti në kryq e bëri për gëzimin që ishte përpara tij. Dhe ky gëzim ishte që unë e ti të ishim plotësisht të lirë, e të mos ishim më robër të mëkatit tonë. Po, në fakt e gjithë historia njerëzore është përshkruar si një festë. Perëndia ynë është artisti përfundimtar i festimit. Krijuesi i festës dhe shëruesi i zemërthyerve.

Lumturia nuk është e njëjta gjë me gëzimin. Lumturia është një emocion një reagim sipërfaqësor ndaj situatave të kënaqshme. Por gëzimi është më i thellë, është një disiplinë shpirtërore. Ne si njerëz jemi shumë më tepër të lidhur me gjërat negative. Për ne nuk është e lehtë madje as e natyrshme të rendim pas gëzimit. Ja pse fjala e Perëndisë na urdhëron të festojmë.

Ne duhet të luftojmë për bekimin tonë, të luftojmë për gëzimin tonë. Le t’i kërkojmë Perëndisë si një kishë, si një familje se ne ende kemi arsye për të kënduar! Bibla thotë: provo dhe shih se Zoti është i mirë, dhe që ta bëjmë këtë, duhet ti hapim zemrën tonë, mahnitjes dhe bukurisë. Nuk po them që të jemi fals, dhe të kemi një buzëqeshje të stisur, përkundrazi që të gjejmë gjithmonë një arsye për tu gëzuar edhe kur jemi ne rrethanat më te errëta.

Ne besojmë një Ungjill që ja vlen ta festosh, ndaj duhet të merremi seriozisht me gëzimin, sepse gëzimi i Zotit është forca jonë. Mbi te gjitha ne qiell do te jete festa me e madhe e të gjithë kohërave dhe ne duhet të fillojmë ta praktikojmë që tani.

Ndaj mos qëndro më në faj dhe frikë. Ti je i falur, ti je i lirë dhe për Perëndinë ke shumë më tepër vlerë nga sa mund ta imagjinosh. Prandaj, me një zemër si të fëmijëve, plot mahnitje, le të zbulojmë artin e festimit.”

Rend Collective është një grup instrumentistësh të talentuar nga Irlanda e Veriut. Dëshira për të parë pasion, thelb dhe mesazh në një botë që me kalimin e kohës sa vjen dhe bëhet me artificiale, ka sjellë së bashku këta artistë që ndajnë miqësinë, artin dhe zemrën me audiencat rreth e qark botës.

Fillimet e tyre janë kur mblidheshin së bashku për t’u lutur dhe për të kërkuar Perëndinë. Pa e kuptuar dhe pa shprehur asnjë dëshirë qindra të rinj të tjerë do ti bashkoheshin, për të ndarë me ta, muzikën, artin por mbi të gjitha besimin.

Ti gezimi

Ne kërcejmë në ritmin e zemrës tënde
Ne ngrihemi nga hiri për tek yjet

Ti je gëzimi që ndriçon shpirtin tim
Ti je gëzimi që më bën të plotë
Dhe pse i thyer, vrapoj në krahët e tua të dashurisë

Po kërkon një mrekulli?
Kush është më i madh?

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>