Imagjino nëse të duhet të nisesh në një udhëtim pune. Për shumë kënd kjo do të thotë të përballesh me gjëra të vështira si fluturimi, mungesa e partnerit dhe familjes, mungesa e rehatisë në shtëpi. Do të ketë takime me njerëz të rinj.  Edhe ja tek shfaqet ankthi. Është normale që kjo të ndodhë, por nuk duhet lënë  në asnjë mënyrë të avancojë.  Nëse e injoron ndjesinë e ankthit kjo mund të dëmtojë ty, e nëse bie në presionin e tij mund të mos realizosh ëndrrat e tua. Ja disa këshilla se si ta ndalosh ankthin.

 

  1. Organizo

Është një ndër gjërat që mund të bësh për t’i larguar vetes ankthin. Është mirë të krijosh një axhendë me të gjithë detajet e ditës. Qoftë edhe me gjëra që ne mund të konsiderohen elementare. Për shembull ( do bëj dush, do telefonoj dentistin, do të shkruaj 6 email-e, do bëj ushtrime fizike për 15 minuta, etj.) Edhe nëse ndihesh mirë emocionalisht vazhdo mbaje këtë rutinë të të shënuarit të aktiviteteve. Të ndihmon që të ndihesh më në kontroll të kohës tënde dhe të mos shpërndahesh.

  1. Ambienti

Nëse ambienti ku po qëndron nuk është i rregullt, do të ndihesh sikur nuk je në kontroll.  Nëse  koha jote të lejon, 30 minuta në mëngjes dhe në darkë mund të merresh me pastrimin.  Nëse për shkak të nxitimit e lini shtëpinë shumë rrëmujë, përpiquni që kur të ktheheni të pastroni të paktën një dhomë në javë.

  1. Kujdesi për veten

Të bësh ushtrime, masazh dhe të kalosh kohë vetëm nuk është egoizëm. Ky është një element kyç për të menaxhuar ankthin.  Edhe nëse ecën për 10 minuta ose konsumon një kafe me një shok të qetëson mendërisht.  Nuk mund t’u japësh të tjerëve nëse nuk kujdesesh për veten.  Është mirë t’ia kujtojmë këtë vetes. Nëse nuk jeni mirë vetë nuk mund t’u shërbeni atyre që keni afër.

  1. Prano që je në ankth

Ndonjëherë, thjesht të arrish të dallosh se çfarë është duke shkaktuar ankth është një mënyrë si ta menaxhosh atë. Për shembull nëse mendon: “Jam shumë në ankth sepse jam larg fëmijëve dhe nuk mund t’i shoh ata.” Në këtë moment  mund të shtosh: “Është e njëjta gjë, që të gjitha nënat në botë e përjetojnë. Edhe ato janë në ankth për fëmijët e tyre.”

  1. Kërko informacione

Kur shqetësohesh nuk mund të bësh asgjë siç duhet. Ndaj mundohu të sigurohesh.  A gjendesh larg nga fëmijët e tu dhe je i shqetësuar për ta? Mund të kontaktosh me dadon apo edukatoren e tyre për të të dërguar foto të tyre.
A ka filluar mbledhja në punë dhe nuk je aty? Atëherë thuaji kolegut tënd të të dërgojë një e-mail se çfarë po ndodh.  Është shumë më e thjeshtë të përballesh me atë që di sesa me të panjohurën.

  1. Nuk je vetëm.

Ka pafundësisht njerëz që vuajnë nga ankthi. Ka njerëz që kanë frikë nga insektet, minjtë, merimangat, nga uji, vdekja, peshkaqenët, klounët, spitalet, gjaku dhe nga ashensorët. Njerëzit në të 20-tat vuajnë sepse duan të gjejnë kuptimin e gjërave që vijnë në jetën e tyre. Në moshën e mesme, zakonisht shfaqen krizat  që shoqërojnë këtë periudhë.  Kurse ata që janë në të 80-tat, pyesin veten se përse kanë shpenzuar kaq shumë kohë duke u shqetësuar. Ideja është se nëse e gjen veten në panik, nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Je një qenie njerëzore.

Ndikimi i personalitetit në shëndet
Çfarë duhet bërë nëse të zë gripi?

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X