Lexo:  Luka 18:9-14random-acts-of-kindness

Landi dhe miqtë e tij kishin mbetur pa fjalë. Një nga shokët e tyre të klasës kishte humbur jetën në një aksident me makinë. Mësuesja e tyre në shkollë u tha nxënësve të saj: “Këtë mëngjes ne ndihemi të trishtuar. Ndonjëherë ndihemi mirë kur kujtojmë gjërat e mira dhe të bukura për personin që ka vdekur. A dëshiron ndonjëri nga ju të ndajë diçka të veçantë për Darin?”. Kështu, disa nxënës filluan të përmendin gjërat që iu pëlqenin rreth shokut të tyre.

E para foli Amelia: “Dari i binte shumë bukur trumbetës.”. “Ai ishte i zgjuar, mund ta gjente shumë shpejt zgjidhjen.”  tha Edi. “Ai sillej gjithnjë mirë me fëmijët e tjerë,” tha Marsi.

“Dari ishte njeri i mirë, ai shkonte në kishë çdo javë.”- tha Miri. Landin nuk po e mbante vendi. Gjërat që fëmijët po thoshin ishin të vërteta, por askush nuk kishte përmendur gjënë më të rëndësishme. “Unë dhe Dari folëm për të pikërisht javën e fundit. A kam guxim që t’u them atyre?” mendoi ai me vete. Landi hezitoi për disa minuta, dhe më pas ngriti dorën e tij ngadalë.

“Po, Landi?” tha mësuesja e tij duke i buzëqeshur. Landi filloi te tregonte paksa i nervozuar: “Epo, babi im gjithmonë thotë se njerëzit janë si makinat, por Dari nuk ishte aspak si makina e vëllait tim, Robertit.” Landi vuri re që disa nga fëmijët ishin hutuar dhe kuptoi se shembulli që sapo dha tingëllonte çuditshëm, ndaj u nxitua të shpjegohej: “Dëgjoni… kur Roberti donte të blinte një makinë, ai e solli atë në shtëpi për t’ia treguar babit. Makina dukej shumë e mirë dhe Robertit i pëlqente aparati i disqeve dhe disa gjëra të tjera. Por babi i thoshte vazhdimisht: ‘Po motori? Ajo që ka me të vërtetë rëndësi ndodhet ndodhet nën kapak.’ Por Roberti nuk ia vuri veshin, dhe tani makina e tij fiket shumë shpesh.” Landi heshti, i habitur nga fjalimi i gjatë që po mbante.

Ai vuri re që fëmijët vazhdonin të ishin të hutuar. Mësueja e pyeti me butësi: “Interesante, por a dëshiron të thuash diçka edhe për Darin?”

Landi vazhdoi: “Ajo që doja të thosha është që… ne kemi dëgjuar shumë gjëra të mira për Darin, por siç thashë, më vjen mirë t’iu tregoj se ai nuk ishte si makina e Robertit. Ai jo thjesht dukej mirë. Dy muaj më parë Dari më tha se e kishte pranuar Jezusin si Shpëtimtarin e tij. Kjo e bëri atë të mirë në sytë e Perëndisë, dhe kjo është ajo që ka rëndësi me të vërtetë.”. Landi vuri re që disa nga fëmijët ishin në mëdyshje, por disa prej tyre tashmë po buzëqeshnin. Dhe atij iu duk sikur edhe Dari lart në qiell po buzëqeshte gjithashtu.

A është jeta jote si një makinë që jo thjesht duket e mirë, por është e tillë? T’i ndihmosh të tjerët dhe të sillesh mirë, të shkosh në kishë dhe në shkollën e së dielës, e po ashtu të bësh çdo lloj gjëje të mirë, të gjitha këto mund të të ndihmojnë të dukesh mirë para të tjerëve. Por që të dukesh mirë edhe para Perëndisë ti duhet të marrësh drejtësinë e Tij, mirësinë e Tij, duke e pranuar Jezusin si Shpëtimtar. Kjo është ajo që ka rëndësi në të vërtetë. Jepja Atij zemrën dhe jetën tënde sot. (Shiko lutjen e shpëtimit në fund të këtij libri.)

Beso tek Jezusi!

Lodra e Tonit
Mos u dorëzo

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>