“He knows”

Ai është pranë atyre që e kanë zemrën e thyer

JeremyCampNjë artist shumë i dashur si Jeremy Camp ka publikuar gjatë vitit 2015 albumin e tij të ri “I will Follow” (Do Të ndjek). Kënga “He Knows” (Ai e di), është një nga ato këngë që tashmë ka ndikuar shumë jetë.
Në librin e tij ‘Unë ende besoj’, Camp ndan historinë e jashtëzakonshme pas vargjeve që janë vlerësuar me shumë çmime. Historia e jetës së tij publikuar në faqet e këtij libri reflekton ndikimet që ka pasur në fëmijëri, vitet e rebelimit në adoleshencë, rizgjimin frymor që përjetoi në kolegjin biblik dhe humbjen tragjike të gruas së tij të parë Melisës, në betejën me sëmundjen e kancerit. Ky udhëtim shpirtëror pikëllues u pasua nga një udhëtim tjetër që rindezi besimin e Camp, frymëzoi disa nga këngët e tij më të dashura, dhe përgatiti rrugën për një mundësi të dytë në dashuri me gruan e tij të dytë, Adrianën. Jeremy tregon:

“Një vit e gjysëm më parë, publikova librin me titull: “Ende besoj”. Aty kam shkruar historinë e jetës sime. Kam treguar se si përjetova humbjen e gruas sime të parë nga kanceri, dhe prej atij momenti shumë njerëz më kanë pyetur për historinë time. Kam marrë pyetje nga ata që mund të kishin kaluar vështirësi. Ata pyesnin: “Kemi dëgjuar historinë tënde? Si ia dole? Jemi kaq falënderues që dikush e kupton atë që kam kaluar…”

Kjo ka qenë një përvojë pozitive por dhe e vështirë, sepse dëshiroj që t’u them njerëzve fjalët e duhura. Në situata të tilla, Perëndia më drejton tek shkrimi. Gjoni 11:35 është vargu më i shkurtër në Bibël, është shumë i thjeshtë dhe tregon gjithçka, “Jezusi qau.”.

Ai pati mëshirë për atë që po ndodhte me Llazarin. Maria dhe Marta po vajtonin dhe zemra e tij dhembi, ai e kuptoi. Është një shkrim tek Hebrenjve 4:15 që thotë: “Ne kemi një kryeprift që vuan bashkë me dobësitë tona.”

Kur shkruaja këtë këngë mendoja për vitet e fundit: ‘Nuk ka asnjë mënyrë që dikush të mund të kuptojë, vetëm Perëndia mund të kuptojë, Ai e njeh dhe e kupton plotësisht dhimbjen dhe lëndimin tonë. Ai u përqesh nga të njëjtën njerëz që thanë: Haleluja, Hosana në lartësi, dhe që javën tjetër thirrën: Kryqëzoje kryqëzoje! Ai u tradhtua nga njëri prej miqve të tij, nga njëri prej ndjekësve të tij. Ai u tundua, por nuk mëkatoi. Ai kupton! Vendi më i mirë ku mund të shkojmë kur mendojmë se askush nuk e njeh dhimbjen tonë, është Krishti. E shkruajta këtë këngë duke menduar: “Zot jam kaq falënderues që ti mbi këdo tjetër e njeh dhimbjen time.”.

Kjo këngë është si një himn madhështor që feston shpresën në Krishtin. Ndonjëherë është e vështirë të besosh se Perëndia na do kaq shumë sidomos në thyerjen dhe dobësitë tona. Por nuk kemi pse të shtiremi, të fshihemi apo të luftojmë. Ai e njeh thyerjen brenda nesh, dhe për shkak të asaj që Jezusi bëri në kryq ai na ka bërë të drejtë.

Ai e di!

Ai e di JeremyCamp

Prangat e dyshimit që të mbanin peng
po rrëzohen një e nga një

Çdo herë që ndihesh i braktisur
Çdo herë që ndihesh i vetmuar
Ai është pranë atyre që e kanë zemrën e thyer
Çdo lot

Ai e di

Kush është më i madh?
Ji Ti Ylli i Shfaqjes Sime

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>