Lajmi Fundit
prev next

Në ditët e sotme, fjala “adhurim” përdoret gjerësisht. Njerëzit adhurojnë paratë, karrierën dhe pronat që kanë. Ata i kanë kthyer këto gjëra në idhuj dhe përulen para tyre. Por a kanë ato aq vlerë, sa t’ia vlejë të adhurohen?

Kë duhet të adhurojmë dhe çfarë është adhurimi i vërtetë?

Në Bibël flitet shumë për adhurimin. Jezusi na thotë se adhurimi i vërtetë, është të adhurosh Perëndinë në frymë dhe në të vërtetë. Perëndia është frymë dhe ne jemi frymë. Fryma është ajo pjesë e jona që rilind, kur pranojmë Jezusin si Shpëtimtarin tonë. Perëndia na flet në frymë.

Midis të tjerash, në këtë program Dan thekson: “Ne jemi në një marrëdhënie me Perëndinë dhe duhet të shkojmë tek Ai në lutje. Perëndia kërkon ata që e adhurojnë Atë në frymë dhe në të vërtetë. A e dini se si mund të sillni paqen e Perëndisë në shtëpinë tuaj?  Këndoni këngë adhurimi dhe falenderoni Perëndinë për praninë e Tij. Ati kërkon adhurures.

Perëndia po kërkon njerëz të pastër, në mes të një brezi të papastër dhe të çoroditur. Jezusi tha se ne nuk do të adhurojmë në një mal të caktuar, apo në një ndërtesë të caktuar. Ne do të adhurojmë kudo ku jemi. Adhurimi i vërtetë është në frymë. Duhet të njohim Fjalën e Perëndisë, për të ditur se kë po adhurojmë. Jezusi na tregon çdo gjë që Perëndia thotë dhe bën. Ai është Përfaqësuesi i përsosur i Perëndisë së padukshëm. Ai meriton të lëvdohet dhe të adhurohet.”

Sot është koha, kur besimtarët në Krishtin, duhet të hapin gojën për Perëndinë. Ju duhet të adhuroni çdo ditë. Ngrini duart lart dhe adhuroni! Adhurimi i vërtetë vjen nga zemra. Bibla thotë: “Jepini Zotit lavdinë që i përket emrit të tij; adhuroni Zotin në shkëlqimin e shenjtërisë së tij!” (Psalmi 29:2)

Zemra e adhurimit
Racizmi dhe Krishti

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X